E enjte, 25.04.2024, 01:46 PM (GMT+1)

Mendime

Dibrani: Luftëtarët e Kumanovës nuk janë Terroristë

E hene, 01.06.2015, 07:49 PM


Luftëtarët e Kumanovës nuk janë Terrorist as ekstremist, por thjesht janë kryengritës!

Këta duhet të mbesin  me epitetin kryengritës, luftëtar dhe  simbol i çlirimtarëve  për trojet shqiptare nën okupimin maqedon . Për ti fshehur këmbët pas kësaj që ndodhi në Kumanovë,  disa zyrtarë kosovarë dhe në Maqedoni po përpiqen që interesat e tyre  ti shndërrojnë ne  viktimizim,  vlerat tona kombëtare siç ishte rasti i luftëtareve  shqiptarë në Kumanovë.

Nga Asllan Dibrani

Ngjarjet e dhe aksionet kundër   shqiptarëve nuk po ndalen  edhe ne ketë  shekull. Ne si komb po  i paguajmë  haraçet e   padrejtësive historike qe  u bënë ndaj shqiptareve !.Luftërat shekullore për tu çliruar nga pushtuesit po vazhdon. Gjyshërit ,stërgjyshërit dhe baballarët tanë   rezistuan  në format e veta për ta mbrojtur vlerën tonë kombëtare, po  pushtuesit qe na servuan robërinë  po shkallëzohen me  dhunë terror dhe   vrasje edhe këto ditë në Maqedoninë    e vockël sllave të ndikuar nga qarqet e Beogradit dhe Moskës dhe Atinës. Lufta heroike  ishte gjithmonë  ballash por kësaj here  kjo luftë  nuk i ngjan  luftës   dhe  historisë se luftëtarëve shqiptaë  gjatë shekujve, kjo u tradhtua!

Serbia dhe Maqedonia kanë vështirësi t'a  dallojnë konceptin dhe terminologjinë e shprehjeve   në vlerësimin e akteve terroriste dhe atyre revolucionare kur kanë të bëjnë me shqiptarët?!.Veprimet  e kryengritësve luftëtarë në Kumanovë që shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni që diskriminohen , dhe  terrorizohen   në forma të ndryshme.Pushtetet  Serbo-maqedone përpiqen që  t'i japin një karakter ,islamik ,terrorist  etj. Ata përpiqen t'i degradojnë pran popullit shqiptar. Kësaj  propagande qëllim keqe sikur po ju fryjnë edhe disa lider  shqiptar në Maqedoni  dhe Kosovë që po përfliten që   ishin ne një mënyrë të devalvuar në  misionin e tradhtisë!

Në të gjithë e dimë që, si Serbia gjithashtu edhe Maqedonia çdo kryengritje sidomos ato   shqiptare qëllimisht i  quajnë organizata terroriste edhe pse këtë e bëjnë pa fakte argumente dhe dëshmi?.

Këtë e bënjë pa fakte, sepse vetëm kështu duke i shpallur kryengritësit shqiptarët terrorist , i jep vetes autoritet për të shtypur popullin shqiptar edhe ma barbarisht ne forma sistematike !

Çdo shtet në botë është i obliguar ne raste konflikti t'i respekton dhe t'i përmbahet rregullave dhe konventave ndërkombëtare sidomos me dorëzimin e robve të luftës e jo ti vras pas dorëzimit siç veproj Maqedonia terroriste.

Kjo çfarë ka bërë regjimi shovinist maqedon është në konflikt me rregullat dhe konventat e Gjenevës. OSBE dhe komuniteti ndërkombëtar për mbikëqyrje te rregullave të luftës duhet kërkuar llogari nga regjimi i dhunshëm maqedon për keqtrajtimin brutal të qytetarëve dhe civilëve si dhe shembjen e lagjes se trimave në Kumanovë.

Titullime të  tilla me akte terroriste të vlerësuara gjoja se si terrorist për kryengritësit shqiptar duhet të analizohen dhe te hetohen nga komuniteti ndërkombëtar, se kush ishte në rolin e terrorizmit në Kumanovë, shteti maqedon në krye me Gruevskin ,Nikullovsken dhe  argatët shqiptar tradhtar dhe të dëgjueshëm nga serbosllavet maqedon ,apo shqiptaret që ishin ne shtëpitë e tyre në Kumanovë. Këta duhet të mbesin  me epitetin kryengritës ,luftëtar dhe  simbol i çlirimtarëve  për trojet shqiptare nën okupimin maqedon .

Bashkësia ndërkombëtare duhet përpiluar rregulla dhe standarde kur një grup quhet terrorist por disa nga ta u treguan  ma të sinqertë se vet shqiptarët që po gjenden  në vlerësimet e kësaj ngjarje.  Për ti fshehur këmbët pas kësaj që ndodhi në Kumanovë,  disa zyrtarë kosovar dhe në Maqedoni po përpiqen që interesat e tyre  ti shndërrojnë ne  viktimizim  vlerat tona kombëtare siç ishte rasti i luftëtareve  shqiptarë në Kumanovë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora