E enjte, 18.04.2024, 10:54 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Musa Osmani

E hene, 01.06.2015, 07:11 PM


Musa Osmani

 

MËKATET E MIA


Frymën ma kanë zënë mëkatet e mia
Çdo hap që hedh më shumë fundosem
Ofshamat lotin ma bekojnë
Thonjtë më ranë rrugëve e hak më kërkojnë
Me shpirt të lënduar mes turmës eci zvarë
Fatin tim të zi e mallkoj pa ndarë
Me atdhë të ndarë e zëmër të çarë
Mëkatet e mia askush s’do të m’i falë
Vij nga tokë e largët me mëkatet mbi shpinë
Me gjak të shprishur e shkrova tragjedinë
Mëkatet e mia do t’i vuaj vetë
I mallkuar nga fati erdha në këtë jetë.

 

TË HUMBURIT


I mori vdekja në gjirin e vet
Tokës ia la amanet
E varret e hapura i presin bijtë e vet
Dheu i huaj eshtrat nuk i tret
Ikën pa lamtumirë, pa përqafim
I morën me rëmbim në drejtim pa kthim
Veç fotot dhe kujtimet ngelën ngushëllim
Janë shumë ata që ndërgjegjën na e vrasin
Çdo ditë nga thellësia ë tokës na thërrasin:
Mos na harroni!
 
VDEKJA E USHTARIT


Ia hodhën bezën e bardhë mbi fytyrë
Tmerr dhe llahtar, lotët rridhnin pa ndalë
Qanin nënë e djalë, rënkime deri në qiell
Retë e zeza kishin zënë diellin
Amanet atdheun që me gjak e mbrojta
Vazhdo djali im jeta është e jotja
Unë vdiqa me ndërë sikur vdesin burrat
Tradhtinë e urrejta gjatë gjithë jetës sime
Amanetin bir kurrë mos e harro
Atdheun mbroje dhe për të lufto.

NJË LUTJE PËR TY


Nëqoftëse jam bërë i tëpërt, mos u shqetso
Por unë s’mund të jem ndryshe këtë mos e harro
Të ikish nga unë është punë e kotë
Se çdo ndarje që ndodh përcillet me lotë
Unë do të vij pranë teje me forcë ose me dëshirë
E dashur mos harro se pa mua do ta kesh më vështirë
Kur të ndihesh e vetmuar dhe mërzitur
Më thirr mua se nga qielli kam për të zbritur
S’mund të më harrosh mua për këtë jam i sigurtë
Dije se pa hijen time s’do të jëtosh askund!
 
TE RRAPI I VJETËR


Te xhamia nën rrap të vjetër
Ëndërronim një jetë tjëter
Rridhte jazi me ujë të kristaltë
Rrinim të heshtur pa ndërruar fjalë
Thithnim duhan të shtrirë mbi bar
Asgjë nuk ishte si më parë
Në kalvarin e jetës ecnim zvarë
Nga majat më borë përshëndetje
Na transmetonte mali Sharr.

MËSHIRË


Ujkut gjuhën ia mësova
Djallit ia zgjata dorën
Nëpër shtatë rrathë të Ferrit kalova
Të zitë e ullirit përjetova
Dhimbjen mbi kuriz e provova
Me vdekjen këmbëkryq kuvëndova
Puthadorët çdo herë i kundërshtova
Shpesh humnerës iu afrova
Por mëshirë kurrë s’kërkova
Përtej vdekjes nuk kam ku shkoj
Xhelatin e lash të nemitur pa gojë.
 
LËKURA E NGUSHTË


Rrëshqet dheu ndër këmbë
Lëkura s’e duron tkurjen
Syri s’ma kap hapsirën
Plaga s’e duron krypën
Gjurmët ngelën dëshmi të kohës
Së mbërthyer në kornizë
Të kërkosh shpëtim nga lëkura
Që nuk mjafton as për drithërimë
Mbështetja për muri nuk është
Shenjë shpëtimi por nënshtrim
Theqafje ëndrra të ndaluara
Labirinte të pa fund e fundi askund
Gërsherë e gjylpërë në dorë të huaj
Ata ndryshe matin kohën
Dheun dikush ma rrënon
Emrin dhe gjuhën askush
S’ma respekton...
 
ATDHEU


Atdheu nuk është plaçkë
Që blihet në treg
Atdheu është toka ku babë
E babëgjysh kanë lindur
Dhë kanë vdekur
Atdheu është djepi
Ku ke qeshur e ke qarë
Atdheu është guri ku
Këmbët i kë vrarë
Atdheu është fusha e mbjellur
Me grurë
Atdheu është foleja
Që nuk harohet kurrë.
 
KTHEHU
BIR


Kthehu bir te rrënjët e tokës
Mjaft u ende rrugëvë të botës
Kthehu e ndalja lotin lokës
Kthehu bir i dashur me shpirt po të lus
Se vdekja më është afruar
E derën s’ma hap askush
Me kujtimin tënd e kërrusur kam mbetë
Premtimet që m’i dhe i harrove shpejt
Ditët i ngrysi me mëndje te ti
Fotografinë tënde e ruaj në gji
Rrudhat më janë shtuar

Këmbët më janë lodhur.

NË PRAG TË VDEKJES


Të gjithë bisedat fillojnë dhe përfundojnë
Me ty nënë, në shtratin e vdekjes t’u gjenda pranë
T’i fërkoja rrudhat e ballit, lotët të shkonin rrëke
Një jetë të tërë u mundove për ne
E kruspullosur ndër jorgan ishte zvogluar nëna
Ardhjes sime iu gëzua pa masë
Ngela i shtangur kur ia pashë atë grimasë
Plasi vaji nënë e bir në përqafim
Sëmundja na solli në këtë takim
Stacioni i fundit ku mbrapa s’ka kthim
Thellë nga zemra më vjen një rrënkim
Nëna sytë ngulitur në tavan
Më jep shenjë që t’i afrohëm pranë

Më pëshpërit në vesh me mallëngjim:
Unë nga kjo botë po largohem biri im!
Frymën e ndaloi. Ngela i nemitur pa fjalë.

 

MOS E HARRO NËNËN


Mos e harro nënën që me skamje
Të rriti dhe të ngriti
Mos e harro nënën që për një kore
Buke në derë të armikut trokiti
Mos e harro loken që për ty i bëri
Ballë çdo rreziku
Mos e harro nënën

Që para teje në sofër
Bukën kurrë s’e gëlltiti
Mos e harro loken që gjumin
Gjatë natës për ty e prishi
Mos e harro nënën që të dha gji
Kur ti s’kishe fuqi!
 
NJERËZIT CINIKË


Ma hudhën një kockë
Për ta lëpirë, unë kisha uri
Ata më thanë kocka nuk
Është për t’u ngirë
Qenjtë ma kishin zili
Matanë gardhit të zi
Më shiqonin me neveri
Ç’është kjo marrëzi
U zura në bëfasi
Kur dihet se kockat
Çdo herë qenjtë i kanë lëpirë.
 
ASHTU DESHTE TY


Mos të t’vijë çudi,

Ashtu deshte ti
Tash kupën e pelinit
Vetë duhet ta pishë
A thua hiç s’ta mori mendja
Se e vetmja s’je ti
Tani vetes gjej dërman
Kur malli të t’marrë
Shpalosi letrat e venitura
Dhe kujto takimin e pare!
Shko sa më larg ndoshta
Te tjetri gjen ngushëllim
Shko mos u ndal te sokaku im
Shko anësh mos shiqo
Se janë ca moment që për
T’u harruar kërkojnë kohë.

MËRGIMTARI


Mërgimtari jeton

Porsi gjarpëri ndër gurë
S’e ngroh dielli kurrë
I lidhur këmbë e duar
S’e mban vendi huaj
Me të gjallët frymon
Si i vdekur jeton
Si statujë memece

Flet vetëmevete
Ka ngelë i mjeri si pyka në lis
Fatin ia ka lënë
Në dorë Perëndisë
Tretët si pika e ujit në rërë
Siç është tretur një gjeneratë e tërë.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora