E enjte, 28.03.2024, 07:23 PM (GMT)

Kulturë

Arbër Shabanaj: Odise e `28 Nëntorit´

E hene, 01.06.2015, 05:24 PM


Arber Shabanaj

 

Odise e `28 Nëntorit´

 

(Baladë)

 

Në kullat e lashta prej guri,

N’të cilat u këndua me lahut’ e me hutë,

Akoma flasin legjendat për ne.

Nga kull’ e burrërisë flet dhe muri,

Aty kultur e të parëve sot kalitet më ngutë,

Prej ku përshkoi shpata për k’të dhe,

E pushka gjëmoi për atdhe.

 

Aaaah! Sa bukur lidhëshin betejat legjendare,

Deri në buqitjen e fortë prej emrit Kastriot, - mirëpo ti? -

Shumë sakrifikuan për lindjen e re,

- Po ti akoma, ngele fare në robëri, -

E cila sot mbanë emrin `liri´ e Shqipëri…

 

Shumë herë u takuam me Aleksandrin e Madhë,

Me Jupiterin, Arkimedin e gjithësinë,

- Sot ty, Dardani, e paflamur, t’udhëheq “koka livadh”, -

Akoma e robëruar - Mbretëri e Akilit - ti, begatove njerëzinë.

 

U takove edhe ti…, ti…, edhe ti atje

- Unë - dhe kështu u takuam të gjithë ne,

Edhe vdekjes, kur përqafonte jetën, i thonim „ndashtë”,

Eeeeh! Harruam porosinë e kullës së lashtë!...

Ku janë, ku janë krismat e lirisë,

Ku është zëri kushtrimtar i legjendës?

Ku është sot me emrin Kosov’, ajo pjesë e Shqipërisë?

Ku është flamuri,

Që na shoqëroi ty edhe mu’,

Ku ngeli i kullës muri,

I cili na mbrojti, na mburri e na solli deri më këtu?!

Të gjallët mund të bëjnë ç’të duan…

- E dëgjoni ligjërimin e përjetshëm shqipetar?! -

Të gjallët mund të bëjnë ç’të duan, kinse „për ne!“

Mund t’harrojnë të gjitha, k’to që vetëmse harruan tani e par’,

Flamur, Gjak, Dhe e Atdhe.

Mund të ndajnë edhe Mitrovicen, por, mos të gabohet,

Kush prekë të lashtat tona hyjnore, pendohet,

Ju bëj be për Dhe e Atdhe,

Gjithkujt i dhëmb muashtu si ne…

Ne presim zërin kushtrimtar të legjendës,

`Do të çohemi edhe përtej varri´…

Njerëzit e pushkës janë vetëm ata të pendës,

Flamurin e ndërron, k’të hudh poshtë vetëm i marri,

Prej një do të bëhemi njëmijë,

Prej dy do të bëhemi x - milionë, ngase vigjilenca çuhet rini’,

Do të lindin t’bukurit e të kulluarit, të tejshumtët fëmijë…

 

E mua më duhet të udhëtoi tani, kam për të bërë një rrugë të gjatë,

Përtej, me stuhi, shqota, fusha të gjëra me lule e shamatë,

Kam për të kaluar nëpër shtigjet e pakapërcyeshme,

Destrukcionet e k’ti shekulli të mbrapshtë,

Do i shndërroi në t’vyeshme…

Kam për t’u takuar me shumë kolona krushqish,

Që nuk ngjajnë fare me mbeturina turqish,

Këto, t’cilat vijnë për të festuar në t’vetin Dhe,

Për Atdhe,

“Për Dhe e Atdhe”,

Mirëpo pa ne…



(Vota: 202 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora