E premte, 29.03.2024, 08:00 AM (GMT)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Takimet e vendlindjes - Makreshi i Poshtëm 2008

E enjte, 24.07.2008, 07:00 PM


TAKIMET E VENDLINDJES
"MAKRESHI I POSHTËM 2008”
/E diele, 27.7.2008, në orën 12, te shkolla e fshatit/

Sot më 19.7.2008, u mblodhën në një konsultë 12 përfaqësues të lagjeve të fshatit (Krahinës së Gallapit) Makresh i Poshtëm të komunës Artanë: 1. Bajtullah Mustafa, 2. Demir Krasniqi, 3. Idriz Osmani, 4. Kadri Mani, 5. Osman Osmani, 6. Mitat Osmani, 7. Nazif Osmani, 8. Nexhat Sherifi, 9. Sadri Miftari, 10. Sefedin Balaj, 11. Sylejman Sylejmani dhe 12. Shkëlzen Balaj.
 Dhe këta zgjodhën Këshillin Organizativ prej 6 vetash, në foto nga e djathta, në këmbë: Kadri Mani, Nexhat Sherifi, Sefedin Balaj e Behtullah Mustafa, dhe ulur po ashtu nga e djathta: Mitat Osmani e Sylejman Sylejmani, dy nga veprimtarët më të rinj e më aktivë, të cilët më tepër angazhohen për katundin se për familjet e veta!!

Këshilli Organizativ:

1.Kadri Mani, kryetar,
2.Azem Hotolli, anëtar,
3.Haqif Behluli, anëtar,
4.Nexhat Sherifi, anëtar,
5.Sefedin Balaj, anëtar.
6.Sylejman Sylejmani, anëtar.

Dhe themeluan: TAKIMET E VENDLINDJES "MAKRESHI I POSHTËM 2008”, e që do të bëhen tradicionale të përvjetshme në të njëjtën ditë- çdo të diele të fundit të korrikut.
Këshilli Organizativ në një
harmoni të plotë vendosi dhe e vulosi! Dhe fill të  nesërmen, më 20.7.2008, Këshilli Organizativ, dhe veprimtarë të tjerë, dolën në vendin e ngjarjes dhe konkretizuan çdo gjë: ku duhet të ngrihet tribuna, ku vendoset pankarta TAKIMET E VENDLINDJES TË FSHATIT MAKRESH I POSHTËM, vendosja e agregatit, cisternës me ujë, teknika e zërimit me CD, karriget, vendi i mysafirëve, ambulanca e improvizuar nga Dr. Nexhat Sherifi për raste eventuale të intervenimit urgjent tek të moshuarit nga ndonjë e papritur apo nga vapa...
Si edhe në fshatrat tjera, edhe në fshatin tonë po organizojmë një tubim me bashkëfshatarët e me të njohurit dhe me miqtë tanë:
Që ta vizitojmë fshatin tonë!
Që të njihemi me njëri-tjetrin!
Që të mos e harrojmë origjinën!
Që Makreshi të mos jetë vend i harruar as i shkretë!

UNË DO TË SHKOJ, EJA EDHE TI!

Vendtakimi: te shkolla e fshatit, në orën fiks 12.

SKENAR PROGRAMI

ÇDO NJERI QË VJEN ATY, DUHET TA KETË TE QARTË SE KËTO TAKIME NUK JANË PROFITABILE, POLITIKE, AS KARRIERISTE!
(Demir Krasniqi)

1.Moderator Bejtullah Mustafa;
2. Fjalë rasti, përshëndetje, Kadri Mani;
3. Historiku e fshatit Makresh i Poshtëm,  Begzad Baliu;
4. Evokim: përjetim i çastit ose të ndonjë plaku për zhvillimin fetar dhe laik të shkollës të katundit tonë;
5. Recitime, skeçe humoristike nga nxënësit ose dikush tjetër;
6. Program Kulturo-artistik: këngë e valle individësh-grupesh;
7. Një tryezë e Këshillit Organizativ për t’i vlerësuar sukseset dhe të metat e këtij manifestim, për të nxjerrë mësime për vitin tjetër.

Me afat më të gjatë:
-Monografia e fshatit,
-Meremetimi i Mullinit,
-Meremetimi i Kronit,
-Ngritja e Odës tradicionale të Mixhës Ramë, Oda e Hajrullah Malokut...: kur i vdes Ramës i biri, Tafa, gjatë ngushëllimeve po ju thoshte: biri im ma ka tha krahun mua, kurse Hajrullahi ia ka tha krahun katundit! Pra, e ankonte shokun e plakun e fshatit më fort se evlatin e vet!
Të ngrihet pllaka përkujtimore e 10 dëshmorëve, persona krejtësisht të pafajshëm, të pushkatuar nga solldateska serbe më 1945, e yshtur nga fqinjët serbë, trojka: Vana-Giga-Tusha!!!
Secili person apo familje vjen me shpenzime e me ushqime të veta personale.
Mirsevini!

Në  TAKIMET E VENDLINDJES TË FSHATIT MAKRESHI I POSHTËM, ftohen këto personalitete: ish- Kryetari i Komunës së Gjilanit, zotni Lutfi Haziri, kryetari i thashëm i Komunës së Gjilanit, zotni Qemajl Mustafa, kryetari i Komunës së Artanës, zotni Bajrush Ymeri, si dhe mësuesit veteranë: Hasan /Januz/ Sherifi, Iliaz /Zija/ Saiti e Rabit Rexhepi.

Nexhat Sherifi

NJË DITË NË FSHATIN TONË MAKRESH

Pas shumë vjetësh që kaluan
Vendosëm ta vizitojmë fshatin tonë
Në varreza shumë trupa u shtresuan
Trupëzim idealesh përgjithmonë!

Aty nuk ishte mulliri as odat tona krenare
Konaku e Mixhës Ramë dhe Hajrullah Malokut
Ku ranë lëmuq dëshmorët nga dora barbare
Në varganin e përbashkët të Krahinës Gollaku!

Duke vizituar mëhallën e Zekajve
Në qoshen e odës së vet- tha Sefa
Flinte babai im, dhe iu rrëmbushën sytë
Na përfshiu nostalgjia kush të na shëndoshte kryet!?

Vaj medet si u shkatërrua fshati!
Nuk ndihet cicërima e zogjve as bërlyket e qeve
Gjurmë rafalësh nëpër shtëpia na e ngjethin shtatin
As shihet lejleku i bardhë maje plepave!

Ku janë ata njerëz, ku vajtën, pyet djaloshi me pikëllim
Mbase do të ndërrojnë kohërat, Këshilli Organizativ
Të kthehen sërish njerëzit  të qëndrojnë deri në amshim
Komuna... parapërgatit kushtet së bashku si kolektiv.



(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora