E enjte, 25.04.2024, 02:02 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Xharra: Zëri i Shqipërisë në Australi – Hiqmet Ndreu

E hene, 01.06.2015, 07:49 PM


Zëri i Shqipërisë në Australi – Hiqmet Ndreu

Nga Fahri Xharra

Në vitet kur Shqipëria ia kishte mbyllur gojën vetës dhe askush nga bota nuk dëshironte të dëgjojë për te; zëri i  Shqipërisë dëgjohej në Austarli . Ishte zëri i Hiqmet Ndreut – sepse bota duhej ta dinte të vërtetën shqiptare .

“Mbylljani, pra, gojën

O t’ia mbyll me zjarr

Larg “Radio Merlburnit

Gëbelsi shqiptar!” …. Cirrej UDB-ja dhe si rrufeja sulej  mbi Hiqmet Ndreun

E lexoni vet këtë tekst për Zotin Hiqmet Ndreu :

 

“Pan Heleniko.Dhe si gjarpëri hidhet…Por Ndreut të Dibrës Qerpiku s’i dridhet!

“More, sa t’paguajnë? Kjo…s’do kallauz Sa milionë, fol!?” Ndreu e përbuz:

“Ti s’e njeh Atdheun ti njeh vec dollarë Nuk e njeh ShqipërinëAs i njeh shqiptarët!” (Riza Lahi )

“Hiqmet Ndreu lindi në fshatin Sllovë - Dibër në vitin 1928. I biri i Islam dhe Hyrie Ndreut, ose i pari i pesë fëmijëve të kesaj familje pinjollësh. I biri i denjë e njerës prej familjeve më të mëdha shqiptare, e fisit Ndreu, më zë e i njohur si - Familja e Deres se Madhe së Ndreut të Sllovës(Dibër) ose e familjes e cila njihet nga këto anë si nji prej atyre fisve të cilat bënin pjesë në "Kuvendin e burrave" të thirrur "Shtatë Malet e Dibrës". Ndërsa vet babai i tij Islami, është djali i madh i Cen Elez - Ndreu. “

“Hiqmeti, si fëmija i parë e kësaj dere(Islam Ndreut), kur i ati i tij ishte në detyre në atë kohë, dhe ishte i punësuar, si zyrtar i qeverisë së at'hershme në zonën e Zerqanit të rrethit të Dibërs, do të merrte edhe edukimin e tij të parë në shkollat e kësaj zone, e cila njihet për një nivel të lart arsimore në këto anë.”

Cen Elezi , Cili ishte ?  “Në librin me kujtime të Fulcit, përmendet disa herë edhe familja e Cen Elezit. Si një ndër familjet e para dhe të vetëmet në atë kohë që me forcat dhe diturinë e tyre, kishte futur elektrikfikimin në të gjitha shtëpit e fisit. Kjo gjë i bëri përshtypje të madhe në atë kohë , edhe drejtorit amerikan të shkollës që mbante emrin e tij Harry Fulc, i cili kishte shkuar deri në Sllovën e thellë, si mik i familjes Ndreu, nga një fshat i thell malor ky i Dibrës i dalluar për qëndrësn dhe luftën kundra hordhive turke dhe shovinistëve sërb në këto anë.”…..

“Në vitin 1952 së bashku me dy kushërinjët e tij Faik e Nazmi Ndreu, arriti në saj të aftësive të tija të arratiset. Si fillim doli në ish- Jugosllavi ku menjëher u arrestua dhe u dërguan në burgun e Gerovës në Kroaci. Deri sa më 1956 emigroi nga Ish Jugosllavia për në perndim në Itali. “

Për këtë në librin e tij publicistik me titull "Një thirrje Mëmedhut" në parathënjen e tij shkruhet , se "Çfarë ka ndjerë vallë djaloshi 18 vjeçar, nipi i Elez Isufit, tek kapërcente kufirin shqiptar në vjeshtën e largët të vitit 1952? Brengë të pashoqe, acar që thua do t'i nginte shpirtin dhe gjithsesi keqardhje. Keqardhje për legjendën e nëpërkembur të fisit, për kullat e djegura të Sllovës nga serbi, gjermani italiani, për diktaturën hoxhiste që do të ndiqte hap pas hapi edhe jetët e sapoçeluar të shqiptarëve pas luftës vëllavrarëse ideologjike. ….

Në vitin 1957 nga Italia, për arsye vetjake zgjodhi Australinë e largët, për të emigruar. Ku edhe atje si veprimtar dhe njeri shumë aktivë sidomos për çështjen kombëtare, u lidhë me grupet shqiptare patriotike e anti -komuniste atje dhe nisën vprimtarinë e tyre me idenë e bashkimit të të gjithë trojeve shqiptare nën një flamur, çlirimin e shqiptarëve nga mortaja komuniste, demokratizmin e Shqipërisë, dhe për të drejat e liritë e shqiptarve në trojet etnike.

Ai u dallua në Australi, komunitetin shqiptarë atje, si një ndër udhëheqësit e demostratave, për lirinë e të drejtat e shiqptarëve, të mohuara dhë shkelura brabarisht në Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, Bujanovc, Medvegje e Çamëri. Për 18 vjet punojë në radion A3 të Melburnit dhe u marë me shkrime publicitike.

 

Krimet u shpalos ,Grekërve e serbëve Si me mitroloz Edhe bucet shqip

E s’i tutet frikës   Hiqmet Ndreu i Dibrës…

Literatura : Riza Lahi , Fitimtari

Forumi shqiptar, BEQIR SINA, New York

Cezar Ndreu , Shënime per Hiqmet Ndreun.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora