E enjte, 28.03.2024, 07:59 PM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Plisat e bardhë

E diele, 31.05.2015, 12:52 PM


PLISAT E  BARDHË

 

Der’ sa  t’ ketë  plisa të  bardhë –

Do të  rrojë  populli  shqiptarë !

 

Der’  sa  t’ ketë  tirq  me gajtan –

Do të ketë shqiptarë n’ Ballkan !

 

Der’ sa  t’ ketë këngë me lahuta –

Do ta mbrojmë vendin me  huta !

 

Der ‘ sa t’ ketë fyej e mezhnica –

Do të lindë trima Drenica !

 

Der’ sa t’ luhet vallja “Rugova” –

Do të lindë trima Kosova !

 

Deri  sa  t’ ketë  çiftelia –

Do t’ këndojë e gjithë Shqipëria !

 

Der’ sa  t’ kemi   këngë  kreshnike –

Do të ketë Shqipëri etnike !

 

Der’ sa  t’ luhet vallja “Shota” –

Do  t’i  njeh shqiptarët bota !

 

Demir KRASNIQI

Gjilan, më 27.05.2015 .



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora