E enjte, 18.04.2024, 01:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Ramiz Dërmaku: Intervistë me poetin Nexhat Rexha

E shtune, 30.05.2015, 02:22 PM


Intervistë ekskluzive  për gazetën kombëtare "Bota sot"  dhe portalin "Zemra Shqiptare" me ish. Deputetin e Republikës së Kosovës, drejtorin e gjimnazit “Ismail Qemali“,  profesorin e Letërsisë  dhe Gjuhës Shqipe, poetin, kryetarin e klubit“NOSITI“ në Dardanë, z. Nexhat Rexha.

Intervistoi: Ramiz DËRMAKU

Librat e profesorit, poetit, shkrimtarit, ish deputetit të Parrlamentit të  Kosovës, e kritikut letrar , Nexhat Rexha, janë magjepse dhe tërheqëse për lexuesin. Poeti Nexhat Rexha shprehet ne mënyre optimiste dhe iluzionet e jetës bashkë me preokupimet e saja.Ky poet, ky veprimtarë, ky intelektual i talentuar përmes vargjeve të tij na e freskon shpirtin , na e kënaq zemrën, jo vetëm me  poezi e tij por edhe me prozën , me eset, reportazhet, nganjëherë edhe opinionet . Ne për ta nderuar, respektuar dhe  shpërblyer, profesorin, poetin dhe drejtorin e gjimnazit "ISMAIL QEMALI " në Dardanë, ditë më parë zhvilluam një intervistë për Portalit informativ "ZEMRA SHQIPTARE" dhe gazetën kombëtare" BOTA SOT".

Bota sot: Kohë më parë kam dashur ta realizoj një intervistë me ju zoti.drejtor.., Ju jeni përgjegjur në heshtje.  Përse ?

N.Rexha: Paraprakisht ju kërkoj falje për mos realizimin e intervistës me Ju .Arsyet janë të ndryshme.Dinamika e puneëve në ketë botë nganjeherë të ngadalëson  në disa punë.Pastaj,kanë qenë në zhvillim disa procese në Kosovë që i kam shikuar me optikën time ndryshe.Nuk kam dashur, që me  fjalën time të reflektoj në ecjen e tyre, edhe pse nuk jam pajtur por  i kam lenë të zhvillohen  krejt natyrshëm,ato edhe nuk janë varur prej meje.

Bota sot: Një letërnjoftim i shkurtër për lexuesit, kush është Nexhat Rexha  ?

N.Rexha/  Unë jam  i lindur në fshatin Topancë( me një emërtim  të ri Trojë),por që nuk ka funksionim administrativ. Jam rritur në një familje të mesme, Falë edukatës së prindit tim babait  Luftëtarë  i të gjitha luftrërave për rezistencë kombëtar  gjatë Luftës së Dytë Botërore.Kam kryer shkollim të rregullt në jetë.Gjithnjë duke pas parasysh librin e pashkruar të familjes dhe librin e shkollës.

Bota sot: Na tregoni diçka për familjen tuaj ?

N.Rexha/ Siç e ceka edhe më lartë ,se familja ime është kultivuese e traditës sonë.Angazhimi i prindërve gjithmonë ka qenë për këët vend.Njerëz të pashkolluar si e tërrë popullata shqiptare e asaj kohe.

Babai im ishte njeri që me përkushtim na ka edukuar e rritur me djesë,pa marrë kurrë nga shteti vetem duke i dhën shtetit :/ taksa e detyrime tjera.Ishte i angazhuar me tërër qenien e tij në lrinë e ëndrruar.Vëllai i tij Maksuti ka rënë deshmorë në Luftën e Dytë Botëroere në Ush të Breznicës. Ishte pjesëmarrës me armë në Luftën e Bujanocit,Ushit,Kikës, Prapashticës, dhe deri në frontin e Sremit si detyrim.Pas peruidhës së vitit 1945 , është marë me punimin e tokës dhe duke e rritur pasurin me djersë.

Duke qëndruar larg sistemit  të kohës.

Bota sot: Qasja juaj refleksive në poezi,sa arrin të depërtoj poezia juaj tek lexuesit në Kosovë e diasporë  ?

N.Rexha/Refleksioni poetik im është jeta ime.Unë atrin e shoh si formë të angazhimit shpirtëror dhe kombëtar.Poezia,apo arti në përgjithsi  sot ka mundësi më të mira për depërtim kudo në botë.Rëndësi të veçantë ka sot arti letrar ,kur komunikon me njeërizt tuaj edhe në mërgatë.Këto lidhje i kam përmes miqëve të mi si në/Rumani Gjermani,Zvicër,Suedi,Norvegji,Finlandë etj .E konsideroj se diaspora është hallkë shumë me peshë për të ruajtur  në kujtesën tonë, të kaluarën në ndërtimin e shtetit të Kosovës.Ne që jetuam e vepruam në ato vite të rënda,dispaora ishte   vitamina më ushqyese për funksionimin e sistemit  të shtetit  tonë –Kosovës.

Bota sot: Ju me profesion jeni profesor i Gjuhës.., jetoni në Kosovë, po merreni edhe me veprimtari  krijuese, si po ia arrini ?

N. Rexha/ Po shkollimin e kam bërë për profesor letërsie.Kam punuar me përkushtim më nxënës dhe jam shumë i lumtur për kohën që iku.Gjatë viteve të 80-ta kur e fillova punën ne Gjimnazin e Dardanës, me shumë vullnet ,entuziazëm e bëja punën,por vetëm me nxënës në aktivitetie të lira.Lexoja shumë në atë kohë dhe leximin e reflektoja në dy objektiva!,punë me nxënës-frymëzim për lexim dhe shkrime për të shkruar e mos botuar.Ishte kohë e diktaturës dhe shkrimet e mia, nuk përkonin me iluzionet boshe të këtij sistemi totalitar.Shkruaja për vete. Gjatë  kesaj kohe nuk ka libër që botohej në Kosovë dhe nuk e siguroja për bibliotekën time. Isha i pasionuar për librin.Ndërsa lexoja libra qëë siguroja nga Shqipëria.

Bota sot: z.Nexhat Rexha, shumë shpeshë shkrimet e juaja i hasim në  shtypin ditor, javor, dhe në mediat elektronike, qoftë të natyrës profesionale,por edhe të asaj të kulturës, ju lutëm na tregoni  sa  jemi ne, duke e  ndertuar kulturën tonë në  hap me kohën ?

N. Rexha/ Unë jam i përkushtuar në punën time artistike.Punoj në këtë fushë për të dhënë atë që mundem e di prej vetes.Njëkohësisht, me vëmendje e kujdes  lexoj të gjitha ato publikime që mundem dhe bëjë përpjekje që të jem në korrent me kohën e letrave shqipe.Pastaj këto njohje më japin mundësinë të njoh e të jem afër veprave , të  botuara brenda këtyre viteve.pastaj i vështroj me interesim edhe përkthimet  nga gjuha shqipe në atë  në gjuhë të huaja.Libri shqip në shumë raste këtu keqpërdoret,dhe humb vlerën.

Bota sot: Kur filluat të shkruani, dhe cili është libri i juaj i parë me  poezi ?

N.Rexha/  Kam filluar qysh herët të shkruaj si traditë është bërë të thuhet nga bankat e shkollës fillore.Unë në rrjedhat e librit kam hyrë nga fillorja ,por që nga shkolla e mesme kam filluar të përjetoj në thellësi dramën e shkrimeve dhe të fatit të popullit tim.Dhe shumë vonë e botova librin e parë poetik në vitin 2003,me titull “Ndrydhja e Pikës K”,që një kohësisht jam marrë edhe me kritikë letrare.Për të vazhduar në botime të tjera...

Bota sot: Shumë krijues fillojnë me poezinë e mbarojnë me prozën, sa keni arritur të mishëroheni me  prozën ?

N.Rexha/ Keni të drejtë ashtu veprojnë disa,unë t`ju them të drejtën edhe prozën e shkruaj,dhe kam të botuar disa tregime, kryesisht i dërgoja nëpr konkurse letrare dhe disa nga ta kanë fituar shpërblime e disa janë marrë vetëm për botim.Noshta edhe unë do të bëjë , ashti siç thoni edhe Ju. E gjitha varet prej shëndetit e mundësive ,që të jep koha e jeta.Kam të ruajtura ngjarje e kujtime mbi zhvillimet politike në Komunën time dhe në Kosovë,kryeshisht nga viti 1981.Të shohim çfarë na lejon mundësia.

Bota sot: Krijuesit janë partner me lexuesit,përmes librit sa po realizohet kjo në diasporë?

N.Rexha/ Nëse nuk do të ishte kjo që thuani Ju,atëherë letërsia nuk do të kishte kuptim.Njëkohësisht mërgata jonë ka bërë e po bënë vazhdimisht shumë për Kosovën.Unë sa kam mundësi i ndjekë edhe botimet ,që behen në diasporë,disa nga krijuesit letrar veprat e tyre i botojnë në Kosovë e Shqipëri.Unë kam redaktuar, e kam shkruar edhe për disa vepra letrare që janë botuar në diasporë. Kam respekt, sepse vepra artistike i ka dy gjëra që të mundësojnë te jetosh me kohën; ato janë vlera artistike dhe mesazhe që në shumë raste ruajnë realitetet e kohëve .

Bota sot: Jeni  nga Dardana, si qytetarë i saj, çka ju bënë të ndjeheni  krenar,dhe çka ju preukopon në përditshmëri ?

N. Rexha/ Njeriu aty e ka vendlindjen gjithmonë ndjen e specifikon diçka të veçantën.Krenaria, do t`i mbetet të tjerëve pas vdekjes sonë,sepse tek shqiptarët për gjallje krenaria është,diçka që nuk pranohet,ajo shikohet vëngër.Do të thoja se unë me një brezë të intelektualëve kemi bërë përpjekje të vazhdueshme për të mbijetuar njeriui vendlindjes sonë. Dardana është qyteza  me specifika dalluese në Kosovë dhe mund të them se jam shumë i lumturë ,që kam dhën prej vetes atë që kam ditur e mundur  në ditët komplesive.Dhe ia kemi dalë ,atëherë kur ishte më së vështiri.e kam pas fatin të filloj punën në shtatorin e vitit 1980,kuptoni vitet e 80-ta për intelektualin , e sidomos për profesorin e Gjuhës shqipe.Pastaj kam qënë në ballë të proceseve të viteve të 90-ta ,edhe pas vitit 1999 në krye të formimit të administratës komunale me ndërkobëtarët, pastaj në ato Republikae.

Si mos të prokupohet  njeriu që kalon nëpër këto shtigje jete .Kur vendin e sheh,jo ashtu siç e ke dëshiruar për më mirë. Por shteti është bërë dhe ne jemi në të, e ai në ne.

Bota sot: Fillimi i rrugëtimit poetik është një emocion i veçantë, po  çka mund të presin lexuesit në Kosovë e  diasporë nga ju?

N.Rexha/  Vetë shkrimet  të japin emocionin,pastaj përkushtimi,frika si do të pritet libri.

Këto janë pjesë emocionale edhe ngazëllyese,sepse të jesh në botën e artit do të thotë të jesh në një botë më ndryshe ,nga njeriu që ka diplomë fakulteti dhe nuk lexon fare.

Po për lexuesin e mirë,nuk ndalem.Aktualisht presin driten e  botimit dy vepra në fushë të krtikës letrare. Edhe pse libri ,sot e ka vështirësinë për botim.

Bota sot: Është konstatim i shumë krijuesve, që sot në Kosovë, Shqipëri, trojet etnike dhe diasporë, nuk po punohet aq sa duhet në ruajtjen e gjuhës shqipe, historisë kulturës  e ndani edhe ju këtë mendim: Cka duhet të ndërmirret në  ndryshimin  e këtij paradoksi ?

N.Rexha: Keni shumë të drejtë dhe pajtohem më  këtë që parashtruat Ju.Kulturës  shqiptare i duhet një parashtrim më ndryshe.Të ketë kierarki shkencore  vlerash jo pallavrash. Akademia  e Shekncave, të bëjë punë Akademie,Fakulttei të bëjnë punë fakulteti, e studiuesit  të bëjnë punë studimi.Artisti i lirë të bëjë punë e lirë, artistike e shkencore. Më kujtohet dikur kah viti 1982 pata lexuar nje shkrim në gazeten “Rilindja “ se profesoret e  Universitetit i Frankfurtit kanë përgatitur projektin shkencore për ruajtjen e Gjuhës gjeremane nga të huajt. Dituria i ka paraprirë ruajtjes  së kulturës kombëtare  gjermane.E pse mos të kesh lakmi këtë punë intelektuale.

Bota sot: Ju jeni një emër i dëgjuar  në Kosovë e Diasporë në shtypin shqipëtarë ? Sa libra I keni botuar deri më tani dhe cilat janë ato ?

N.Rexha:  Unë kam botuar  këto vepra: 1.” Ndrydhja e pikës K”-2003, 2.”Unazë qiellore”-2005, 3.” Dhembja kujtesë”-2008, poezi, 4.” Bekimi i shekujve”, ”Binecuvantarea Secolelor”, në gjuhën rumune - Bukuresht, 2009, 5.”Pikojnë heshtjet” 2010 dhe librat me kritikë letrare: 6.” Ligjërime përjetimesh” 2006,7.” Fjala ruan kujtimin” -2010, 8. “Etje e Pashuar” Poezi të zgjedhura nga autorë të Dardanës-2010. Bashkautor.H.Këqiku, N.Rexha, S.Sadiku

*Në mars të vitit 2009 paraqitet me poezitë e tij si bashkautorë në Antologjinë poetike në gjuhën rumune ”Templul cuvantului”.”Tempulli i Fjalës”, Bukuresht. *Punti de cuvite/ Urat e Fjalëve, një antologji e poezisë kontemporane rumuno-shqiptare Jash, 2009.

*Është përfaqësuar në librin: Sokol Demaku - ”Jehona e shekujve”, Antologji poetike,Suedi, 2010*Është i përfaqësuar edhe në Antologjinë Poetike“Busulla e shpirtit”Bukuresht 2012.

Emra dhe Vlera - 2012, kritikë letrare, si dhe vepra poetike në gjuhen suedeze “Bisede me Hijet” 2012.Vitin që shkoi u  botua përmbledhja poetike “Fluturojnë zogjtë në kafaz” 2014.

Bota sot: Ju filluat të shkruani gjatë kohës kur ishit në Kosovë, koha kur cenzurohej çdo gjë ?

N.Rexha:Kam filluar të shkruaj më herët por në realitet kam botur  më vonë.Nuk botoja se shkrimet e mia nuk i përkisnin frymës  letrare të asaj kohe, kur cenzura ishte në funksion të soc realizmit.Fillova të botoj shkrimet e mia në vitet e 90-ta. Po fati dhe vlera e  shkrimeve nuk humbet kurrë,nëse ato kanë brendin e artistike të qëndrueshme.

Bota sot: Ju ishit edhe deputetë, i Parlamenltit të Republikes së Kosovës.., çka do të thotë kjo.., ?

N.Rexha: E kam pas fatin të jem deputete i Kuvendit të Kosvës në dy mandate ,në mandatin e parë te Zgjedhjeve të lira të vitit 1992.Është shumë dometrhënësa ai mandat,sepse ishte shumë demokratike dhe kurrë më shlirshëm nuk ka votuar populli  me vullnetin e tij edhe votimi bëhej nën presionin e policisë serbe,por vullneti i popullit ishte ngazëllyes,sepse votonte ashtu siç ia ndjente shpirti.. Ai mandat i dalë nga vullneti i lirë, ishte mandat i sakrificës dhe vetflijimit.Kurse mandati i dyët është ky i fundit për mua i zgjedhjeve të vitit 2004.Që për dy muaj nuk e arritëm të jemi pjesë e historisë së nënshkrimit të Pavarësisë së Kosovës.Po jam i lumtur dhe e ndjej veten mire në këto dy mandate ,sepse e kam dhënë atë që kam mundur e ditur. Nga mandati i 2004 deri në 2007, i kam të ruajtura të gjitha diskutimet e mia origjinale në Kuvendin e Kosovës,ani pse ato ruhen në Traskriptet e Kuvendit. Një ditë do t`i botoj në ndonje broshurë këto diskutime.Dhe konsideroj se me kalimin e kohës ato e ruajnë fjalën e thënë në vendin ku duhet.

Bota sot: Tani jeni drejtor i Gjimnazit ”Ismail Qemali”, në Dardanë . Sa po jetësohen e zbatohen në praktikë  reformat e reja shkollore në arsim, metodat plurale në kolektivin tuaj ?

N. Rexha: Çështja e roformave në Gjimnazin tonë dhe në arsimin e Kosovës është bërë traditë që në çdo 10 vjet të kemi reforma. Kjo e po e ngadalëson procesin e arsimit në shkolllën tonë dhe në Kosovë.Megjithatë, edhe ne jemi në kontinuitet me Ministrinë e Arsimit të Kosovës në këto hallka e lidhje të intsalimit të reformave.Këtë vit kemi fiulluar me reformën e kurrikulën e re në arsim që notimi bëhet sipas fushave.Është gjë e re,e të shohim si do të funksionoj ky modalitet. Kjo kurrikulë i ka dy faqe të mirën dhe të keqen.Të shohim,  praktika do të dëshmojë funksionalitetin e saj. Metodat plurale zbatohen deri diku,sepse  ato reflektojnë nga shumë pikëvështrime.sa brenda kolektivit ,po aq edhe nga elemente tjera.Megjithatë nxënësi ynë ka mundësi të prekë në praktikë të  dy këto modalitete.

Bota sot: Sa është interesimi i nxënësëve për të mësuar, dhe vijimi i tyre në shkollë ?

N. Rexha: Interesimi i nxënësve është i njëjtë  në tërë Kosovën.Mirëpo, koha e e teknologjisë informative  e ka bërë të veten, e cila i ka të mira dhe të këqijat e veta.Në Gjimnazin tonë është ruajtur tradita e punës.Kështu ,që ka nënës shumë të mirë  jo vetëm në mësime ,por ata dallojnë edhe në aktivitete të lira.Vijueshmëria e tyre është e mirë me disa përjashtime.

Bota sot: Sa jeni të kënaqur me punën dhe disciplinën e nxënësve e arsimtarëve në shkollë ?

N.Rexha:Pyetja e juaj shpalosë kohët,sepse mësimdhënësi sot ka një karakter ndryshe nga ajo që ne kishim dikur. Them kështu se punëtori arsimor sot, kontratën e punës e merr nga Drejtoria  Komunale e Arsimit, kjo me automatizëm tek disa krijon bindjen e neglizhimit per udhëheqjen tende si drejtor.

Por jam i kënaqur me shumicën , e sidomos me ata që me dinjitet kanë mbaruar studimet dhe i dalin zot diplomës së fakukltetit.Prandaj i çmuari të çmon,e të vlerëson  në kreativitetin e dinjitetin njerëzor e intelektual.Mjerisht sot në arsimin e Kosovës ka edhe të atillë që e kanë humbur këtë vlerë të diturisë.Ndërsa disiplina e nxënësve  është e mirë dhe kur punohet me ata si duhet edhe  vijueshmëria e sjellja e tyre ,ruan dinjitetin e tyre dhe  i jep krenari shkollës e të ardhmes sonë.

Njeriu në punën e tij që bënë, suksesin  duhet ta shikojë në kontinuitet e  në vazhdimësi.Po ju jap një shembull karahasues.Në Univeristetin Publik të Kosovës kemi nxënës të shumtë dhe nuk ka degë të fakltetit ku dallohen studentë me notë të lartë mesatare ,që fitojnë bursën e të mos ketë nxënës në mesin e tyre nga gjimnazi jonë.

Bota sot: Një moment që nuk doni ta kujtoni ?

N. Rexha:Vitet e 90-ta dhe luftën  që përjetova bashkë popullin tim.

Bota sot: z. Rexha na tregoni se kush ju shtyri që ju të merreni me poezi  ?

N. Rexha:Kush më shtyri te merrem me shkrime? Jeta ime rrita ime, familja ime, ,fëmijëria ime. Rrethanat politike në Kosovë.Une e kam pasur fatin ta vizitoj Gjermanin ne vitin 1976 ,kam qendruar te vëllai im Isaku ne qytetin  Maiz,për dy muaj dhe atë verë që isha te vëllai me familjen e tij, kam shetitur  në qytetin Mainz çdo pjesë të qytetit  dhe në disa qytet tjera, isha i ri sa kisha mbaruar maturën.Por ai ndërtim, ajo punë që bente vellai im e shumë të tjerë ,disi ndikoi në mendjen time, se edhe ne mundemi e dimë të bejmë më shumë për vendin tonë. Me kujtuhet si sot një protestë nëpër qytetin e Manz, afër sheshit”Shiler Pllac” kur nje grup e njerëzve me pankarka CDU  protestonin diçka,nuk kuptoja asgje ,por me bëri përshtypja askush nga policia nuk i burgoste.Më bëri kureshtar kjo,që  të mësoj më shumë për demokracinë, e si mësohet demokracia,lexoja dhe e kuptoja se jeta  kërkon punë e dije.

Bota sot: Si e sheh organizimin e mërgatës shqiptare pasë çlirimit të Kosovës ?

N. Rexha: Aktivitetin e mërgatës e njoh mirë sepse siç thash edhe më lartë e kam pas vëllain atje dhe dy vëllezërit tjerë.Periudha e vitete të 70-ta mërgata jonë ka pas një domethënie tjeter.Kurse  që nga vitet e 80-ta  mërgata ka luajtur rol shumë të rëndësishëm  për afirmimin e vlera politike,kulturore e kombëtare për Kosovën. Duke dhënë kontribut gjenerata e shkolluar.Pastaj  në vitet e sundimit të egër serb,mërgata jonë kryente punët më të mundshme për çështjen e Kosovës ,si dhe periudhën e luftës e shumë të tjera.Dhe aktivitete kulturore kriujuan imixhin më të mirë për atdheun tonë.

Kurse pas çlirimit të Kosovës ,konsideroj  se duhet bërë më shumë e më ndryshe për mërgatën dhe ajo të gjejë veten aty ku duhet. Lidhja me shtetin tani është mundësi më funkionale,sepse abasadat duhet të luajnë kët rol  me mërgatën  tonë.Por siç e dini shtetit tonë po i mungon vizioni e njerëzve,nëpër këto vende shumë me peshë për pune e aktivitte shtetërore. Po na mungon cilësia, e njeriu që duhet të jeteë në vendin e duhur edhe më tej mungon.

Bota sot: Çka presin lexuesit nga ju ?

N.Rexha: Unë vazhdimisht jam duke punuar. Aktualisht kam për botim dy libra me vështrime kritike.Por pengesa është ana financiare për botim.

Megjithatë,jam duke punuar në kontinuitet në fushën e krijimtarisë artistike.

Bota sot: Jeni edhe kryetar i kryesisë së klubit “NOSITI” në Dardanë, si po arrini t`i kryeni të gjitha keto punë.,  etj ?

N. Rexha: Njeriun në jetë e mban gjthmonë diçka. Unë ushqim shpirtëror kam leximin dhe shkrimin.Dua që komuna ime të jetoj edhe me kulturën shkrimore,të cilës i ka munguar gjatë gjithë historisë.Me një grup shkrimtarësh po bëjnë atë që mundemi,sepse punet e mira e me vlerë nuk bëhen vetë,ato kërkojnë unitet, e këtë unitet ne e kemi në Klubin letrar “Nositi” në Dardanë.Mirëpo, kultura në Dardanaë  nga qeveria aktuale po shikohet me injorancë dhe nuk po përkrahet me financa. Ky është viti i dytë i kësaj qeverisje dhe revistën e vetme komunale nuk po e financojnë. Ajo po mbetet  pa u botuar për shkak të financave.Dhe ne si klub nuk kërkojmë më shumë se vetëm heqjen e shpenzimeve të shtypit.Por edhe kjo gatishmëri e mundshme po neglizhohet.

Megjitahtë, unë shkruaj nuk ndalem aq sa die mundem i realizoj objektivat e e mia.

Bota sot:  Çka mendon për gazetën kombëtare“Bota Sot“, “Zemrën Shqiptare“?

N. Rexha: Gazeta “Bota sot” është një dritare  që reflekton  dritë më freskuese në aktualitetin tonë politik.Kurse në fushën e kulturës letrare ka nevojë të bëjë ndryshime me funksionale,sepse i ka njerëzit e saj që jetojnë me faqet e kësaj gazete,por këtu në Kosovë,nuk ka arritur t`i indentifikojë këta sa duhet.

Kurse “Zemra Shqiptare” është më e hapur dhe më hulumtuese në fushë të kulturës.Ajo arrinë të jap hapësirë njerëve e fjalës së lirë artistike . Uroj që publikimi i faqeve të këtyre dy mediumeve të shëndrisë edhe më shumë.

Bota sot: Ju falemnderit për intervistën dhe kohën.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora