| E enjte, 28.05.2015, 06:13 PM |
Rrustem Geci - Dortmund
TË BURGOSURIT - poezi promemoriale, nga libri, "Heroika"
- Kur lirinë e marrin në pyetje!
Dritë e hënës hyn dhe s´ flet
Dritë e hënës ikë e s´ tretë
Gjyqet e huaja gjyq na bëjnë
Luftën për liri të na e dënojnë
Oj Kosovë , flutur me fletë
Brenda burgut,... burgu vret
Burg i Huaj nuk thotë drejtësi
Djemtë e tanë i mban n´ kuvli
Fol Kosovë, Kosovë-Shqipëri
Pjesë të tokave i kem n´robëri
Plagë e dhimbjes po lëshon za
Një këmbë te varri më ka ra
Gjaku i lirisë kurrë s´vjetrohet
Nëpër shekuj, dhe as n´histori
Këtu do jetë për jetë kjo tokë
Lirinë në burg nuk e pranojmë
Fol Shqipëri, Kosovë e lirë
Krushqit presin të marrin ty
Moj hapsane ty të raftë pika
Djemtë e tanë janë:Republika!