E enjte, 18.04.2024, 06:49 PM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: FIFA e korruptuar!

E enjte, 28.05.2015, 07:59 PM


FIFA E KORRUPTUAR!

Nga Frank Shkreli

Ministria e Drejtësisë e Shteteve të Bashkuara njoftoi të Mërkurën në Gjykatën Federale në Brooklyn të New Yorkut,  padinë me 47-akuza kundër nëntë zyrtarëve të lartë dhe pesë drejtorëve ekzekutivë të organizatës ndërkombëtare të futbollit, FIFA.   Ndër të akuzuarit që gjithsejt janë 14, përfshihen dy zëvendës presidentë të tanishëm të FIFA-s.  Padia me 47-kundërvajtje, ndër të tjera akuzon të pandehurit, për korrupsion dhe për konspiracion për pastrim parashë, thuhet në njoftimin e Ministrisë amerikane, në lidhje me pjesëmarrjen e të akuzuarve në një intrigë prej më shumë se dy dekadash,  për të pasuruar veten dhe në këtë proces duke korruptuar futbollin ndërkombëtar.  Disa prej tyre, thuhet në njoftim, pranuan se ishin fajtorë ndaj akuzave të ngritura kundër tyre.

Të akuzuarit, thotë Ministria amerikane Drejtësisë, janë zyrtarë ë lartë të “Fédération Internationale de Football Association” (FIFA), që është organizata përgjegjëse për manexhimin dhe promovimin e lojës së futbollit anë e mbanë botës.  Përveç zyrtarëve të lartë të FIFA-s, ndër të akuzuarit thuhet se përfshihen edhe zyrtarë të lartë të organizatave që veprojnë nën ombrellën e organizatës FIFA, përfshirë këtu zyrtarë të FIFA-s edhe nga Amerika Veriore dhe nga Amerika Latine.  Të akuzuarit, thuhet në njoftim, gjatë asaj periudhe kishin pranuar të jepnin dhe të merrnin ryshfet që arrinë shumën e mbi 150-milionë dollarëve, gjatë procesit  për të vendosur mbi të drejtën të drejtën se ku, kur edhe kush dhe nën çfarë rrethanash merr pjesë në turne dhe ndeshje ndërkombëtare të futbollit.  Këto akuza u njoftuan Në New York nga Prokurorja e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara Loretta E. Lynch përkrah së cilës gjëndej edhe Drejtori i FBI-së James B. Comey dhe zyrtarë të tjerë të lartë të drejtësisë federale dhe shtetërore.

Ndërkaqë në Zurich të Zvicrës, autoritetet e atij vendi, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara dhe në bashkpunim me to, arrestuan më heret dje shtatë prej të akuzuarve: Jeffrey Webb, Eduardo Li, Julio Rocha, Costas Takkas, Eugenio Figueredo, Rafael Esquivel dhe  José Maria Marin.  Prokurorja e Përgjithshëme e Shteteve të Bashkuara, Loretta Lynch tha duke njoftuar arrestimet -- përfshirë  ndër të tjerë edhe ish-përfaqsuesin amerikan pranë organizatës FIFA, Charles Blazer -- se akuzat kanë të bëjnë me "një korrupcion të përgjithshëm që ishte bërë pjesë e sistemit dhe i cili i kishte rrënjët e thella, si jashtë vendit ashtu edhe këtu në Shtetet e Bashkuara.  Ajo tha se në këtë korrupcion janë përfshirë, "të pakën dy breza zyrtarësh të futbollit ndërkombëtar, të cilët sipas akt-akuzës kanë abuzuar me pozitat e tyre duke përvetësuar padrejtësisht miliona dollar nga ryshveti." Krye- Prokurorja  amerikane, Loretta Lynch, megjithëse sapo ka filluar nga detyra në këtë post, tha se kjo valë e korrpucionit për një kohë kaq të gjatë, ka "Dëmtuar rëndë një numër të madh viktimash, duke filluar nga skuadrat e futbollit për të rinjët në vendet në zhvillim e sipër, të cilat duhej që të përfitonin nga të ardhurat që mblidheshin duke shitur të drejtat comerciale të këtyre organizatave, e deri tek tifozët në këtë vend dhe në vende të tjera të botës, të cilët me pjesëmarrjen e tyre në këtë sport, bëjnë që këto të drejta komerciale të kenë vlerë dhe të përdoren për të gjithë për të promovuar lojën e futbollit në mbarë botën.  Loretta Lynch pohoi se, "masa e njoftuar sot e bën të qartë se Ministria e Drejtësisë e Shteteve të Bashkuara angazhohet që këtyre praktikave të korruptuara tu jepet fund dhe që fajtorët njëkohësisht, të sillen para drejtësisë". Ajo shtoi duke thënë se presim që në këtë përpjekje të vazhdojmë bashkpunimin tonë edhe me vendet e tjera, duke falënderuar autoritetet qeveritare të Zvicrës si edhe ortakë të tjerë ndërkombëtarë për ndihmën e tyre të shkqëlqyeshme që ato kanë dhënë gjatë këtyre hetimeve, që çuan në akt-akuzat kundër zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve më të lartë të orgnaizatës FIFA.

Ndërsa, Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Kelly Currie gjatë të njëjtës konferencë me shtypin e mbushur me gazetarë, në New York ku u njoftuan arrestimet, theksoi  në lidhje me akuzat se, “Njoftimi i sotëm dërgon mesazhin e nevojshëm kudo: se mjaft është mjaft! Pas një korrupcioni të gjithanshëm që mbulon disa dekada, futbolli i organizuar ndërkombëtar ka nevojë për një fillim të ri – për një mundësi të re që institucionet e tija të jenë të afta të mbikqyrin nderëshmërisht një sport aq të dashur për të gjithë anë e mbanë botës.”  Z. Curry u angazhua duke e bërë të qartë se kjo akt-akuzë nuk është kapitulli i fundit i hetimeve tona, ky është vetëm fillimi, tha ai.

Ndërsa Drejtori i FBI-së James Comey thekosi nga ana e tij se të “akuzuarit nxitën një kulturë dhe atmosferë korrupcioni në sportin më popullor të botës.”  Ryshveti dhe pagesat ilegale ishin si diçka e zakonshme mbrenda organizatës FIFA. Ndërkaq, ai dhe falenderoi hetuesit dhe prokurorët anë e mbanë botës të cilët e ndoqën kët rast korrupcioni ndërkombëtar për shumë vjetë dhe me aqë përkushtim, shtoi ai.

Organizata ndërkombëtare FIFA përbëhet nga 290 shoqata, ndërkohë që secila përfaqëson futbollin e orgnaizuar në një shtet ose territorr.  Përveç këtyre, FIFA njeh gjithashtu edhe gjashtë konfederacione kontinentale të cilat duhej të ndihmonin në zhvillimin dhe në promovimin e futbollit anë e mabnë botës.

Përveç këtyre akuzave zyrtare që o njoftuan të mërurn nga zyrtarët amerikanë të drejtësisë kundër zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të organizatës FIFA, gazeta New York Times shkruan sot se kritikët e organizatës ndërkombëtare të futbollit kanë venë në dukje shpesh mungesën e transparencës në lidhje me pagat dhe me burimet financiare të organizatës, ndërsa ka pranuar vet se të ardhurat prej vitit 2011 e deri më 2014 ishin pothuaj një shume marramendëse prej  pothuaj 6 miliardë dollarësh.      Gazeta e New Yorkut citon kritikët e FIFA-s të kenë thënë se vendimet politike të kësaj organizate shpesh merren pa debat dhe pa ndonjë shpjegim nga një grup i vogël zyrtarësh që njihen si Komisioni Ekzekutiv.  Gazeta thotë se FIFA, për vite me radhë, kjo organizatë është drejtuar pa asnjë kontroll të jashtëm dhe me pak ose aspak transparencë.  New York Times citon eskperten Alexandra Wrage ta ketë etikuar FIFA-n si një organizatë, “bizantine dhe e padepërtueshme”.

Në këtë ndërkohë, FIFA reagoi ndaj këtyre akuzave të drejtësisë amerikane kundër zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të saj duke thënë se, “Jemi të kënaqur që shohim se hetimet po zhvillohen energjetikisht për të mirën e futbollit dhe besojmë se ato do të ndihmojnë në riforcimin e masave që FIFA ka ndërmarrë tanimë.”

Akt-akuzat e prokurorëve amerikanë kundër FIFA-s, janë gjithashtu një rast që tregon seriozitetin e përballjes me korrpucionin kur zyrtarët e një organizate si kjo, ose cilado qoftë dhe kudo qoftë ajo, vjedhin nga antarët ose nga shoqëria, të cilën ata duhet të përfaqësojnë. Si të tillë, zyrtarët dhe ish-zyrtarët e FIFA-s të arrestuar këto ditë, por edhe zyrtarë të organizatave të tjera që sillen në këtë mënyrë -- qofshin ato kombëtare ose ndërkombëtare -- duhet të përballen me drejtësinë dhe me ligjin, ashtu siç njoftuan zyrtarët më të lartë të drejtësisë amerikane në New York, në bashkpunim me autoritetet zvicerane dhe prokuruorë të tjerë anë e mbanë botës.   Ligji është ligj, qoftë në fushën e topit, qoftë në kancelaritë më të larta të orgnaizatave kombëtare ose ndërkombëtare, siç është FIFA, parimi dhe detyra e së cilës është për të drejtuar dhe për të promovuar sportin e futbollit anë e mbanë botës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora