E merkure, 02.12.2020, 10:24 AM (GMT)

Aktualitet

LDK në Wilisau: Na pritni në Kuvend

E merkure, 27.05.2015, 03:49 PM


Deklaratë e kryesisë së nëndegës së LDK-së në Wilisau !

Na pritni në Kuvend

Kryesia e nëndekës së LDK-së në Wilisau në mledhjen e sajë të mbajtur me 26.05.2015 shqyrtoj situaten tejët të tendosur në LDK pas vendimit arbitrar të kryesisë qendrore të LDK-së në Prishtinë, mbi anulimin e dy kuvendeve zgjedhore; të degëve të LDK-së në Zvicer dhe Gjermani .

Të gjithë antarët e kryesisë së kësaj nëndegë shprehen indinjaten e thellë dhe kundershtojnë ashpër këtë veprim të njëanshëm tipit të komunist.

Vetëm një diktator i rrethuar nga servil , si dikur Stalini, mund të merrë vendime të këtilla pa pasur edhe argumentin më të vogël.

Kyryesia e nëndegës së LDK-së në Wilisau vlersoj lartë organizimin e kuvendit zgjedhor të degës së LDK-së në Zvicër, i cili ishte i hapur dhe konform rregullores së punës së kuvendit.

Fitorja e konceptit politik të filozofisë Rugoviane dhe humbja e skenaristëve të Isa Mustafës, e tmerroj diktatorin sepse një humbje të tillë do ta përjetonte edhe në kuvendin e LDK-së në Prishtinë.

Pas humbjes së skenaristëve, diktatori Mustafa dha urdhër për bojkotimin e kuvendit dhe prishjen e tij. Mirëpo edhe pse skenaristet e diktatorit Mustafa kishin punuar pothuaj se më tepër se një muaj duke përgaditur nëpër nëndegë skenare nga më të ulëtat, nuk ia arriten qëllimit sepse forcat demokratike të filozofisë Rugoviane qendruan në kuvend dhe në formën më demokratike i dhanë degës së LDK-së në Zvicër organet e saja drejtuese, siq janë Kryetari dhe kryesia me fuqi  egzekutive.

Pas përfundimit të kuvendit të degës së LDK-së në Zvicer, skenaristet e diktatorit Mustafa nuk pushuan së vepruari me skenarët e tyre të turpshme, duke spekuluar se 12 nëndegë janë kunder zgjedhjeve në degën e Zvicëres.

Kjo deklerat e ulët e skenaristëve është apsolutisht e pavërtetë, pasi ata thirren në emër të vetëm 12 individëve që ishin pjesë e këtyre skenarëve dhe po vazhdojnë pa fije turpi me skenaret e tyre të urdhëruar nga diktatori Mustafa.

Kryesia e nëndegës së LDK-së në Wilisau i bënë thirrje publike Diktatorit Mustafa dhe puqistëve të tij, që kanë uzurpuar kryesinë e LDK-së që sa më parë të anulojnë vendimin arbitrar të kryesisë së LDK-së në Prishtin dhe t'i hapin rrugë delegatëve të dalë nga vota demokratike e dy kuvendeve të degëve të LDK-së në Zvicër dhe Gjermani.

Ju bëjmë me dije se kuvendi i degës së LDK-së në Zvicër ka përfunduar dhe nuk ka kthim prapa pa marrë parasyesh vendimet arbitrare të stilit Stalinist të kryetarit aktual.

I ftojmë të gjitha degët në Kosovë që të reagojnë urgjentisht kundër një vendimi të tillë dhe të bashkohen me kërkesat tona legjitime.

Ua kujtojmë shumë degëve në Kosovë e sidomos atyre të Pejës, Deçanit, Junikut, Klinës dhe shumë të tjerave, që t'i shiqojnë arkivat e tyre, se sa herë ju ndihmuam në të gjitha periudhat më të vështira qoftë materialisht apo edhe me pjesmarrje fizike në shumë zgjedhje lokale dhe ato qendrore.

Andaj, mos u bëni pjesë e këtyre skenareve të turpit, ku me qëllimin më ogurzi tentohet të eliminohet Mërgata, me të vetëmin qëllim që ajo kurrë nuk u përkul para këtyre skenarëve, por haptas i demaskoj dhe i luftoj pamëshirshëm.

Për kryesinë e nëndegës, kryetari: Fehmi Gagica



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora