E enjte, 28.03.2024, 11:27 AM (GMT)

Kulturë

Rrustem Geci: 15 poezi nga libri "Rogana"

E marte, 26.05.2015, 06:10 PM


Rrustem Geci

15 poezi nga libri, "Rogana"

 

Metush Krasniqi

 

- mesazh popullit tim !

 

Mos ia jepni votën armikut

as taksat qeverisë së tij

mos i dorëzoni armët

as luftën tuaj me gjak

jepni k r a h luftës , jepni

nuk kemi tokë për të falur

ndiqeni mësimin e lirisë

shumë janë burgjet me ne

plot janë beteja që presin!..

 

 

JETA E LIBRAVE

 

Prej qëmoti është thënë

prej qëmoti është shkruar

se kjo jetë është me beteja

dhe me dhimbje të mëdha

 

Për të gjithë ata që krijojnë

dielli është një zot më vete

një i plotfuqishëm i dritës

një pemë gjigande e tokës

 

Prej qëmoti është thënë

liria është betejë e kuqe

për ata që dinë të punojnë

dhe që i bien bukur kitares

 

 

R R U D H A N I

 

Për çdo ditë tokën e sodis

a i dalin lot, a ka vuajtje

asnjë agim s´agon i njëjtë

mbrëmja e do të zotin e saj

 

Tokën ku unë e bëj jetën

e lexoj me shumë kujdes

bari, bari është i gjelbër

në det, deti është i kaltërt

 

Për miliarda vjet të jetës

toka lindi ajrin, ujin, detin

toka flet bukur njerëzisht

ajo flet edhe gjuhën time

 

 

R R U D H A N A

 

Unë ende pa u bërë mollë

dhe pak e hapur nën gjethe

engjëlli m´u shfaq befas

e unë s´ di, u dashurova

 

Veten e qortova, çbëre moj

pse trupin ia dhe bandillit

ende pa u pjekur si duhet

dhe ende pa u bërë mollë

 

Budallaqe , më tha vehtja

frutat s´i ti si lënë të piqen

bujaria e shpirtit,.këto i ka

shumë jep, dhe pak merr!..

 

 

R O M I R I

 

Tek tre gurë e tek një lis

plot kujtime i kam degdis

kujtoj vendin ku jam lind

kujtoj shokë dhe kujtoj miq

 

Zemër e imja është trazuar

kam një mall të përmalluar

ty në ëndërr të kam parë

ëndrra s´ ishte aq e mbarë

 

Majë një shpati me tre emra

Është një gur që e di zemra

tek ai gur të puth kam nis

plot janë vitet që jam degdis

 

 

B U J K U

 

Në gjakun e bujkut tonë

ka grurë, misër, fasule, shi

beteja të ashpra për tokën

beteja të ashpra për jetën

ëndërra të gjelbëra kohe

dhe farëra të njëmijë luleve

Në gjakun e bujkut tonë

krejt brenda kraharorit të tij

lulëzojnë fusha të gjera

rrënjë gjaku të stëmoçme

kokërra të gurit të lashtë

pemë nga më të ëmblat

Tek ky mbjellës gjigand

rritet një univers i tërë

me beteja të çuditshme

me bimë, pemë dhe lule!..

 

 

E R M A L I

 

  këtë   fshat - qytet

ka  gurë    mëdhenj

dhe b u r r a të shquar

që dinë të ndërtojnë, të

sotmen dhe të ardhmen

Në këtë f s h a t - qytet

sa herë prisja verën

pemët e stinës , mollët

  korrat  e  shalqinin

unë ndieja një kremte

dhe verën e pafundme

 

 

Motive me Roganë

 

Nga gjithë vendet që ka toka

s´ka më e bukur se Rogana

sa herë dielli bie n´ katund

rrezet dielli i sjell me fund

 

Në Guramel dhe Frakamen

hapet gjithësia e fshatit tem

që nga toka gjer në qiell

e tërë Rogana e ka një diell

 

Në vendlindje është sheqer

dielli luleve u jep e u merr

në Roganë ka plot stinë

pema pemën e çel me rimë

 

 

U D H Ë T A R I

 

Nëse dëgjon një zë uji

ndalu që të freskohesh

aty do të gjeshë kroje

drunj dhe pemë , hije

nëse uji është i thellë

aty do ketë dhe u r ë

nëse dëgjon një zë uji

ngjashëm me ujëvarën

udhëtar, mos u tremb

se hija është memece

nëpër udhët e krojeve

 

 

MOTIVE ME SHI

 

Era xhamat i përshkon

dallga frymën e shpejton

bora larg diku ka shkrirë

vjen me erë, e me stuhi

 

Era frymën e shpejton

si shpërthimë ajri gjëmon

portat ( sot ) s'i hapë njeri

qielli lart është terr i zi

 

Era xhamave u mëshon

pemët në degë i dëmton

jashtë ( bie ) breshër e shi

në dritare godet s t u h i

 

 

L U L E V A L Ë T

 

Lumi përroin e thërret

bashkërisht të vemi në det

fryn këngëve e bubullin

fryn lumit dhe vetëtin

 

Dallga - dallgën nanuron

dallga lumin e dallgëzon

fryn këngëve e vetëtin

fryn lumit e bubullin

 

Lumi veten vetë e lanë

uji lumit lumin s´ndanë

liro l u n d r ë n liro djalë

puthëm tani këtu mbi valë

 

 

L A B I N O T I

 

Pamje të bukur ka natyra

kur fryn era e dallga fryn

zhurma e krojeve, edhe shiu

janë në natyrën e fshatit tim

 

Ujë prej shiu e prej bore

vjen potershëm gjithandej

zëri i bilbilave, zë i butë

tekstin zogjtë e bëjnë vet

 

Në n a t y r ë n e vendit tim

çelin lulet , çelë dhe pema

gushti vie andej nga fusha

e dimëri,zbret vetë nga mali

 

 

T A U L A N T I

 

Mbretëreshë e qiejve

fluturo shpirt , fluturo

deri sa të pi këtë kafe

dua të shoh në qiell

t ë r ë fluturimin tënd

mbretëreshë e qiejve

ti ma ke parë ëndrrën

derisa ty të ëndërroja

 

 

A B A Z I

 

Kush u tha që s´jam

te arat e Gjirmës

kush u tha që s´jam

në fushë të vetimës;

 

Unë jam xha Abazi

në kokë kam himn

70 -të e sa vjeçar

me pushkë e qefin

.

Quamëni si të doni

jam trim i kryeherit

një dëshirë e kam, të

vdes në log të nderit

 

 

S H Q I P T A R J A

 

Djalin ma vrau serbi

pse djali atë s'e deshi

djalin ma vrau serbi

se djali ishte i bukur

djalin ma vrau serbi

kur ai i këputi prangat

djalin ma vrau serbi

se lirinë e deshi të lirë



(Vota: 13 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora