E premte, 29.03.2024, 11:27 AM (GMT)

Kulturë

Florim Zeqa: Kuvendi i VIII-të, historik për LDK-në!

E marte, 26.05.2015, 06:29 PM


Kuvendi i VIII-të, historik për LDK-në!

Nga Florim Zeqa

Tanimë kur kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në përballjen finale të Kuvendit të VIII-të zgjedhor të LDK-së, përveq se i kemi të qarta vetëm disa prej kandidaturave për kreun e kësaj partie, gjitha të tjerat mbetën enigma të pazbuluara !Varësisht prej nivelit intelektual, varijojnë edhe përceptimet dhe opinionet e elektoratit, analistëve dhe gazetarëve,...disa prej të cilëve, Kuvendin po e "shëndrrojnë" në fontanë dëshirash, duke harruar se çdo gjë është në dorën e delegatëve të atij kuvendi.Madje ka edhe deklarata qesharake prej kandidatëve për kryetar partie; " “Besoj tek mbështetja jashtëzakonisht e madhe e elektoratit të LDK-së...", duke harruar se nuk janë në përballje me elektoratin, por me një armatë delegatësh të kontrabanduar, vullneti i të cilëve është në shpërputhje të plotë me vullnetin e elektoratit,...është kjo shpërfaqje e politikës adoleshente si dhe përpjekje për mashtrim të opinionit dhe manipulim të delegatëve në kuvend !

Përballja e vlerave me antivlera !

Në Kuvendin e VIII-të, do të thoja historik të LDK-së, përballë njëri-tjetrit do të ndodhen dy taborre delegatësh.Në njërën anë do të jenë veprimtarët e devotshëm dhe të paluhatshëm të LDK-së, ushtar besnik të filozofisë rugoviane, që do të synojnë rikthimin e frymës rugoviane në këtë subjekt.Ndërsa në anën tjetër, përballë tyre do të jenë një armatë delegatësh servil, klientelist të kontrabanduar nga ana e kryetarit aktual si; ministra, zv. ministra, deputet, këshilltar politik, vozitës, kamarier, parrukier (ndreqës frizuarsh), lustragjinjë e çka jo tjetër, që me "mund" të madhë kanë arritur të bëhen pjesë e kabinetit (të turpit) qeveritar !Pra me një fjalë, nuk do të kemi përballje të drejtëpërdrejtë mes kandidatëve, por përballje mes koncepteve dhe ideve politike diametralisht të kundërta.Do të përballen ato pak vlera rugoviane që kanë arritur të depërtojnë në këtë kuvend, kundrejt manipulimeve të shumta zgjedhore nëpër degë dhe nëndegë të LDK-së, ku delegatët u zgjodhën sipas diktatit dhe orekseve të drejtuesve aktual,...do të përballen kundër antivlerave, kundër servilëve politik, kundër shpërdoruesve dhe përfituesve të vlerave rugoviane në këtë subjekt politik.

Ndarja e "shapit nga sheqeri" !

Kuvendi i VIII-të siq e kam cekur edhe më lartë, do të mbetët historik për LDK-në për shumë arsye, e mbi të gjitha për atë se përfundimisht në këtë subjkekt do të ndahet "shapi nga shqeri", ngase LDK-ja si e tillë çfare është aktualisht nuk mund të funksionoj tutje,...elektorati i saj nuk do ta pranoj edhe më tutje ngulfatjen e vlerave nga uzurpatorët, puçistët dhe linçuesit e frymës rugoviane në këtë subjekt politik.Elektorati nuk do t'u qendroj besnik edhe më tutje liderëve humbës të disa palë zgjedhjeve, atyre që u bënë bashkëpjesmarrës në kapjen e institucioneve të shtetit, të atyre që u bënë bashk me krimin dhe korrupsionin duke u pasuruar (u bënë milioner) në kurriz të një populli të varfër,...nuk do t'i qendroj më besnik një lidershipi që tradhëtoi dhe kontrabandoi vullnetin e elektoratit, që theu shpresat e qytetarëve të këtij vendi për jetë dinjitoze në shtetin për të cilin pritën një kohë të gjatë dhe sakrifikuan jashtëzakonisht shumë.

Përgjegjësia historike e delegatëve

Prandaj mbi delegatët e Kuvendit të VIII-të zgjedhor të LDK-së rëndon përgjegjësia historike. Vazhdimi eventual me lidershipin aktual do të thotë shthurje totale e këtij subjekti.Që kjo të mos ndodhë, nga Kuvendi I VIII-të zgjedhor duhet të nxjerret një lider i përmasave të këtij subjketi; që ka përvojën dhe pjekurinë politike, që ka guximin dhe vendosmërin për arritjen e reformave të mirëfillta strukturore,...jo në bazë të të preferncave, tekeve apo inateve personale, por të bazuar në një platformë ekipore profesionale, sipas meritokracisë dhe standardeve të avancuara,...për vënjën e rendit demokratik mbrenda këtij subjketi, ku secili qytetar të ketë mundësinë të shprehet lirshëm dhe të jetë prezent në vendimarrje sipas sistemit elektoral; "një kandidat, një votë", kritere këto që do çonin LDK-në drejt fitores historike duke e bërë partinë e parë në vend, si determinuese kryesore të shumë proceseve të rendësishme politike në të ardhmën e afërt të vendit tonë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora