Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vahit Nasufi: Krenaria shqiptare

| E marte, 26.05.2015, 12:12 PM |


Vahit Nasufi

 

KRENARIA SHQIPTARE

 

Lum për ne që jemi shqiptarë,

Zemër bardhë dhe bujarë!

Jemi një popull autokton,

N`pesë shtete - shtatë milion!...

 

N`pesë shtete shqipja jeton -

Gjuha neve na bashkon,

Alfabet me tridhjetë e gjashtë germa,

Gjuha shqipe me shtatë milion zemra!

 

Na e bëjnë zemrën t`fortë si guri -

Stema himni dhe flamuri,

Kemi shqiponjën dy krenare -

Që valon n`trojet shqiptare!

 

Bijtë e shqipes si luaj,

Nuk durojnë t`na shkeli i huaj!

Skënderbeu, Adem Jashari,

I treguan botës si lufton shqiptari!

 

E njohu bota një nënë shqiptare -

Nënë Terezen humanitare,

Që jetimëve lotët ua fshiu -

E jona ishte Gonxhe Bojaxhiu!

 

Patëm Gjergj Fishtën dhe Naimin,

Që na dhanë dijen edhe shkrimin,

Me inxhinjerë, mjekë, akademikë,

Rritet shqipja ditë për ditë!

 

Është e pasur estrada shqiptare -

Me këngëtarë dhe këngëtare,

Kemi aktore dhe aktorë -

Që aktrojnë dhe bëjnë humor!

 

Është e bukur kënga shqipe -

Popullore, polifonike,

Vallet tona i lakmon bota!

Zemra knaqet kur luhet "Shota"!

 

Veshja jonë kombëtare -

Simbolizon trevat shqiptare,

Kemi traditat stërgjyshore -

Që nuk i lëmë kurrë pas dore!

 

E bëjmë nderin dhe mikpritjen -

Urrejmë frikën edhe ikjen,

Fjalë të nderit kemi besën,

Që dëshmojmë të vërtetën!

 

Në kokë kemi idealin -

Në fytyrë kemi moralin,

Janë këto vlera t`kombit tonë -

Këto janë krenaria jonë!...