Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ireshtansi: Thonë...

| E hene, 25.05.2015, 01:41 PM |


Shkruan  Ireshtansi

Thonë...

I

Thonë që prindi digjet për fëmijën e vet

Përgjithësim i pasaktë mund të jetë

I thënë nga prindërit vetë

Që prapsitë q'ju bëjnë fëmijve në jetë

Të mbulohen me një fletë të bardhë

Ku është shkruar vetëm kjo fjalë

E përtej s'ka .

Por s'janë të gjithë prindërit engjuj

Disa janë engjuj me brirë

Edhe brirët i fshehin mirë

Tek fjala e t'parve që ju vjen si ndihmë.

Këtë e kam parë vetë

Disa herë në jetë

Dhe 'sipas zakonit' heshtur e kam..

 

II

Thonë që fqinji i mirë është pasuri

Dhe tek e mendoj që ne të pasur s'jemi

Them që kjo është e saktë me siguri

Se.. nëse shteti është si deti

E lagj'ja si përrua

Atëherë në lagje shteti ka marrë në thua

E s'po këndellet dot

Prej këtu ku e keqja mbinë e shpejt rritet

Dalin shtetarë të vegjël e të pazot

Prej këtu ku në qendër e keqja ulet

Edhe këngës ja thotë

Pajiset shteti me smirëzinjë të mësuar

Që me paratë tona enden nëpër botë

E botë e tyre e madhe, veq sa lagj'ja ku kanë jetuar...

Dhe tek shikoj tubimet partiake me salla plotë

Ku të këqinjtë e djeshëm duartrokiten edhe sot

Më bëhet se kjo sjellje nga vjen e di

Në lagje mund të v'rehen shumë ngjajshmëri...

Se lagj'ja është si përrua

Dhe bashksia si deti, këtu merr hov a merr në thua.