E enjte, 28.03.2024, 09:38 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Cikaqi: Leka dhe Zavalani vizituan Shkollën Shqipe

E diele, 24.05.2015, 12:11 PM


Zonjat Vitore Stefa Leka dhe Kozeta Zavalani e vizituan Shkollën Shqipe të Trevisos

Nga Beqir Cikaqi

Mësimi shqip në Treviso dalngadal po e përfundon vitin shkollor 2014/15. Por gjatë këtijë viti e vizituan personalitete të ndryshme nga atdheu, e këtë të shtune me 23 maj 2015 e vizituan dy figura të shquara të kombit shqiptar: Nënëlokja - Vitore Stefa  Leka dhe Kozeta Zavalani, ku u njohen nga mësuesit e shkollës Malsore Shaqiri dhe Beqir Cikaqi, me aktivitetin, vështirësit dhe sfidat e shkollës, pjesëmarrjen e vijuesve dhe realizimin e planprogramit, etj.

Nënëlokja - Vitore Stefa Leka, është një aktiviste e devotshme e mërgatës shqiptare, antare nderi  e 35 shoqatave anemban botës, njera nga drejtuesit e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”, është poete  e krijuese e disa librave, ku njera nga poezit(Pranvera) e saja me merit ka vend në librin Letërsi shqiptare(për nivelin III) të mësimit plotësues në diasporë. Ajo para të pranishmëve : mësuesve, nxënësve dhe prindërve të pranishëme shprehi fjalë lavdie për aktivitetin e shkolles, për mësuesit dhe Shoqatën ILIRIA  si njëra ndër shoqatat më aktive në mërgatën  shqiptare të Italisë…

Kozeta Zavalani, gazetare, spikere, redaktore e RTSH, autore e disa librave dhe shumë e shumë reportazheve, intervistave, e shkrimëve të publikuar, përfaqsuese e Fondacionit Nermin Vlora Falaschi… Përderisa  zonja Vitore  ishte e njohur për të pranishmit nga pjesëmarrja  e sajë në disa aktivitete të ma parshme në këtë mjedisë, zonja Kozeta për herë të parë e vizitoi këtë mjedisë, dhe ishte e lumtur që po e përcjell një aktivitet kombëtar të shkollës shqipe të Trevisos, e cila funksionon në ombrellen e shoqatës ILIRIA, për të cilën shoqatë sikur u shprehë se ka njohuri nga  Nënëlokja dhe shkrimet e lexuara nëpër gazeta, portale e mjete të informimit, etj. Premtoi se do të e viziton edhe herave tjera dhe do të sjellë edhe botimet e veta autoriale. Gazetarja Kozeta Zavalani para disa dite mori pjës në konferencë ndërkombëtare në Pescara të italisë me temën për abortin si problem negativi shoqërisë njerzore.

Të dya aktiviate  të dielen do të jen prezent në garen ndërkombëtare KANONI I VENECIES, ku në mesin e shumë shteteve edhe barka me garist shqiptar dhe flamurin kombëtar.

Pas njohjes me aktivitetin e shkollës nga mësuesit dhe fjalëve miradie drejtuar drejtuar mësuesve, vijuesve dhe prindërve nga vizitoret-n musafirët e veqat, nxënësit e shkollës inerpretuan poezi  për gjuhen, atdheun, shkollësn, dëshmorët, etj. çka u pëlqyen shumë nga  zonjat e nderuar Kozeta Zavalani dhe Vitore  Stefa Leka.

Gjatë kësaj vizite u bënë edhe fotografi të përbashkëta.

Drejtuesit e Shoqatës ILIRIA  dhe të tjerët janë të brengosur për fatin e faqen e Facebooku-t të Shoqatës e cila u sulmua këto ditë nga “hakerët” dhe shumë publikime janë të zhdukura dhe këtë aktivitet nuk mund ta publikojmë aktualisht në facebokun e Shoqatës ILIRIA Treviso.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora