Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: 70 vjet na sundoi pisi

| E shtune, 23.05.2015, 09:23 PM |


NGA  JOSIFI  TEK  JOSIFI,

KËTU  NISI,  ATJE  KRISI

70 VJET  NA  SUNDOI  PISI...

Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...

Nga Fritz RADOVANI

?HAPNI DOSJET: NË SHQIPNI, NGA VITI 1944 SUNDIMTARËT TANË...

PRA, TRADHËTARËT E ATDHEUT “NUK KANË DOSJE”! JANË “HERONJ”...

?Tradhëtari Enver Hoxha deklaron në vitin 1944, në Mbledhjen e Beratit: “Që nga krijimi i Partisë Komuniste dhe gjatë gjithë luftës, Partia dhe Komiteti Qendror ishin identifikuar vetëm me Miladin Popoviqin...”

?Mardhanjet e Enver Hoxhës me Dushan Mugoshen dhe Miladin Popoviqin, siç tregon edhe e “njohura” e tyne Nexhmije Hoxha, kishin të bajnë kryesisht per “drejtuesin” që do të vinte në krye të Partisë Komuniste Shqiptare. Problemi i ripushtimit të tokave tona të lira nga viti 1941, dhe varsia e plotë e Shqipnisë nga Jugosllavia komuniste, nuk mund të diskutoheshin fare, jo pse, ashtu u vendos në Jalta, po ashtu donte “druzhe” Tito.

?Ne themi se “Shqipëria është çliruar nga bijtë e saj...”, ndersa Enveri, në intervistat që ka dhanë në Jugosllavi me 30 qershor 1946, kur shkoi me u dekorue nga Tito “Hero i Popujve të Jugosllavisë”, me 1 korrik 1946, ka thanë: “Është e pamundur të imagjinosh rezistencën e popullit të vogël shqiptar kundër armikut pa luftën e popujve jugosllavë”.

?Dokumenti ma i turpëshem i firmosun nga E. Hoxha në vitin 1946, në Konferencën e Paqës në Paris, as nuk zehet me gojë nga pseudohistorianët tanë, edhe pse Enveri e ka folë aq bukur në gjuhen frenge... Karriga e vet i dukej ma e bukur se Kosova...Para se të shkonte në Paris, ishte mysafir tek Josifi nr.1, dhe porsa mërrijti atje deklaroi: “Ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tonë, Jugosllavisë”. Një kusht per mbajtjen e kolltukut!

?Asnjëherë në këta 70 vjetë nuk asht thanë as shkrue e verteta e Trojeve Shqiptare, që mbas 1944 mbeten jashta Hartës Shtetit Shqiptar, vetem pse tradhëtarëve Hoxhës dhe Alisë, historianët tanë i pluhnosnin dokumentat me “akuzat ndaj fqinjëve, kryesisht me pretendimet greke dhe qendrimin prosllav të disa shteteve europjane që në vitin 1913”.

?Edhe pse partizanët tanë vdisnin tue thirrë “Bijt’ e Stalinit jemi ne!”...Edhe pse nder shkolla virrej “Enver, Tito, Stalin!”, “Enveri ynë”, nuk kishte mërrijtë ende me perqafue dhe as me ia fshi mustakët “shokut Stalin” per surratin e vet deri në vitin 1947...

?Kur Tito shkoi në Krime per pushime tek Hrushovi në 1956, njëditë ky e pyeti Titon: “Kur Stalini ta dha Shqipninë, ti pse nuk e more?”, Tito ishte pergjegjë: “Do t’ ishte gabim i madh per ne. Njëditë kur Shqiptarët do të zgjohen me dalë në vete, po ta kishe marrë edhe Shqipninë, atëherë do të ikte Shqipnia e bashkë me te, do të më iknin edhe krahinat ma të mira të sajat, që unë i kam e i shfrytzoj edhe sot...” Hrushovi ishte qeshë!

?Qé, ja ku e keni kancerin shkatrrues të Shtetit dhe të Popullit Shqiptar!

Parimi komunist: “Shpif e shpif, se diça mbetë!”, “Përçai e sundo!”, “Mbillni urrejtje!”

Mbi këta parime u zhvilluen edhe takimet dhe bisedat e këtyne katilëve të pistë!

?HAPNI DOSJET: Nandor 1949 në Suhumi, BRSS. Ishte takimi i tretë i Josif Stalinit me Enver Hoxhën. Përkthen ambasadori sovjetik në Tiranë Çuvahin...

?Enver Hoxha mbas prishjes së Stalinit me Titon tregon: “Gjatë këtij takimi shoku Stalin, si gjithmonë, fliste qetë, shtruar, pyeste e dëgjonte me shumë vëmendje, shfaqte mendimin e tij, na këshillonte, por gjithmonë në frymë të thellë shoqërore.

?– S’ ka receta se si duhet sjellur në këtë apo atë rast, se si duhet zgjidhur kjo apo ajo punë –  përsëriste shpesh ai, sipas çështjëve të ndryshme që shtroja.

?Gjatë bisedës me Stalinin i vura në dukje qëndrimin e klerit, sidomos të atij katolik në Shqipëri, pozitën tonë në marrëdhënie me të dhe e pyeta se si e gjykonte qëndrimin tonë.

– Vatikani – më tha ndër tjera shoku Stalin – është një qendër reaksioni, vegël në shërbim të kapitalit e të reaksionit botëror, të cilët e mbështetin këtë organizatë ndërkombëtare diversioni e spiunazhi. Është fakt se shumë priftërinj katolikë e misionerë të Vatikanit janë spiunë të regjur në shkallë botërore.

Me anën e tyre imperializmi është përpjekur e përpiqet të realizojë qëllimet e tij.

?– Pastaj më tregoi se çfarë i kishte ndodhur një herë në Jaltë, me Ruzveltin, me kryetarin e kishës katolike amerikane etj.

Duke biseduar me Ruzveltin, me Çërçillin e të tjerë për probleme të luftës antihitleriane, ata i kishin thënë: “Të mos luftojmë më papën e Romës. Ç’ keni ju më të që e goditni?!”.

“Asgjë s’ kam më të”, u qe përgjigjur Stalini.

“Atëherë ta bëjmë papën aleat – kishin thënë – ta futim në koalicionin e aleatëve të mëdhenj”.

“Dakord – u kishte thënë Stalini – por aleanca antifashiste është aleancë për të zhdukur fashizmin e nazizmin. Kjo luftë sikundër e dini, zotërinj, bëhët me ushtarë, topa, mitraloza, tanke, avionë. Le të na thotë papa ose na thoni ju se ç’ ushtri, topa, mitraloza, tanke e të tjera ka papa për luftë dhe le të bëhët aleat. Aleat për llafe e temjan ne nuk kemi nevojë”.

Pas kësaj s’ e kishin zënë më në gojë çështjen e papës e të Vatikanit.

?– A ka pasur priftërinj katolikë në Shqipëri që kanë tradhtuar popullin? – më pyeti mandej shoku Stalin.

?Po, i thashë. – Bile krerët e kishës katolike u bashkuan që në fillim me pushtuesit e huaj nazifashistë, u vunë kokë e këmbë në shërbim të tyre, bënë ç’ është e mundur të shkatrronin Luftën tonë Nacionalçlirimtare e të përjetësonin sundimin e huaj.

– Çfarë keni bërë ndaj tyre?

– Pas fitores, i thashë, i kapëm, i nxorëm në gjyqe dhe atje morën dënimin e merituar.

?– Mirë keni bërë, më tha.

Po të tjerë, që kanë mbajtur qëndrim të mirë a keni pasur? – pyeti.

?Po, i thashë, veçanërisht klerikë të fesë ortodokse e myslimane.

– Çfarë keni bërë me ta? – më pyeti.

?– I kemi mbajtur pranë. Qysh në Rezulucionin e saj të Parë Partia jonë u bëri thirrje të gjitha masave edhe klerikëve, që përpara çeshtjes së madhe kombëtare të bashkoheshin në luftën e madhe për liri e pavarësi. Shumë prej tyre u bashkuan, u hodhën në luftë dhe dhanë një kontribut të çmuar për çlirimin e atdheut. Pas Çlirimit ata përqafuan politikën e Partisë sonë, vazhduan punën për rindërtimin e vendit. Ne gjithmonë i kemi çmuar e i kemi nderuar klerikë të tillë, ka prej tyre që tani janë zgjedhur deputetë në Kuvendin Popullor, që janë graduar oficerë madhorë. Bile ndonjë tjetër, ish – klerik, aq shumë u lidh me Lëvizjen Nacinalçlirimtare e me Partinë sa në luftë e sipër e kuptoi kotësinë e dogmës fetare, e braktisi fenë, përqafoi ideologjinë komuniste dhe në saje të luftës, të punës e të bindjeve të tij e kemi pranuar edhe në radhët e Partisë.

?– Shumë mirë – më tha Stalini. – E çfarë t’ ju them më shumë? Në qoftë se e ke të qartë se feja është opium për popullin dhe që Vatikani është një qendër obskurantizmi, spiunazhi e diversioni për çështjen e popujve, atëherë di edhe si të veprosh, ja, siç keni vepruar ju.

?Luftën kundër klerikëve që kryejnë veprimtari spiunazhi e diversioni mos e vini asnjëherë në planin fetar, tha Stalini, por gjithmonë në planin politik.

Klerikët duhet t’u binden ligjeve të shtetit, pse këto ligje shprehin vullnetin e klasës punëtore dhe të popullit punonjës. Ua shpjegoni mirë popullit ligjet dhe armiqësinë e klerikëve reaksionarë me qellim që, edhe ajo pjesë e popullsisë që beson në fenë, ta shohë qartë se nën maskën e fesë edhe klerikë kryejnë veprimtari armiqësore kundër atdheut e vetë popullit. Ndaj populli i bindur me fakte e argumente, tok me Qeverinë të jetë në luftë me klerikët armiq. Vetëm ata klerikë që s’i binden Qeverisë dhe kryejnë krime të rënda kundër shtetit i dënoni dhe i mënjanoni. Por, e theksoj, populli duhet të bindet në krimet  e këtyre klerikëve, të bindet gjithashtu në kotësinë e ideologjisë fetare dhe në të këqijat që vijnë prej saj.

?Në konkluzion të këtij takimi të paharruar më kujtohet që shoku Stalin dha si këshillë të përgjithshme: Të forcohet mirë situata e brendshme,  të forcohet politika me masat.

Stalini më mbajti në takim plot 5 orë. Në orën 9 të mbrëmjes shkuam dhe më 2 pas mësnate u larguam. Pasi u ngritëm nga tryeza, Stalini më tha: – Shko vish pallton...

***

?8 NANDOR 1984 Enver Hoxha në librin “Shënime për Lindjen e Mesme” porositë: “Shqiptarët duhet t’i përshtaten Kur’anit...” 1958-1983...janë 545 faqe nga ditari politik Enver Hoxha. Publikue me 8 nandor 1984, në Tiranë...

?1968 Nikita S. Hrushov shkruen në librin “Kujtime”: “Shumë shumë të varfër dukeshin fshatarët. Varfënia dhe primitivizmi mbretnonin atje kudo...Liderët shqiptarë, me metodat e tyne të vrasjeve të fshehta e të hapuna, formuen një parti, që mbahet grusht rreth tyne vetem nga frika. Populli asht i detyruem t’i durojë. Nuk ka ç’ban! Pikërisht kështu ka qenë tek ne në kohën e Stalinit. Ai zhdukte të gjithë kuadrot e herëshme e populli thërriste: “Rroftë Stalini!” Stalini ishte “ miku dhe babai” i të gjithë popullit... Ne donim të ngrinim ekonominë shqiptare në nivelet bashkëkohore, ta banim Shqipninë një perlë, e cila do të terhiqte drejtë komunizmit vendet muslimane, dhe sidomos ata të Lindjes së Afërt e të Afrikës...” (N.S. Hrushov “Kujtimet”, Botue 1998).

?1985, PRILL  Ramiz Alia në postin e Enver Hoxhës, porositë në Shkoder: “Shoku Enver na la... Prandaj, të jemi shumë vigjilentë sidomos, me pjesën katolike, e cila nuk e ka dashur kurrë Partinë. Ata në këtë situatë kanë per të kërkuar për të përfituar për të përçarë këtë unitet të Partisë sonë ... por, kudo që të vëreni një çfaqje të vogël, mos prisni por sinjalizoni Partinë, vini prangat dhe jipni plumbin ballit!” (Prill 1985).

?2 DHJETOR 1992 Ramiz Alia e Sali Berisha kuadrojnë Republiken e Shqipnisë në “Konfrencën Islamike”...

?1992 Prof. Arshi PIPA, riboton në gazeten e Durrësit “Adriatik” artikullin:

“Turqit e Rij të Shqipnisë së Re!” marrë nga gazeta “Dielli”, Boston, MA USA, vol. 83, nr. 10, maj-qershor 1992. “Adriatiku”, 3-10 tetor 1992, nr. 20 (2360), viti i 23-të i botimit, faqe 2 - 4

?Unë besoj se: HAPJA E DOSJEVE shpejton Pajtimin Kombtar të Shqiptarëve, forcon besimin tek Drejtësia, dhe siguron një t’ ardhme ma Paqsore e Demokratike!

?HAPNI DOSJET nëse e doni me zemer Atdheun e Popullin e shumëvuejtun Shqiptar!

Rrnoftë Shqipnia Europjane!

Melbourne, Maji 2015.