E enjte, 18.04.2024, 09:23 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Epoka (e turpit) para gjyqit (3)

E premte, 22.05.2015, 07:57 PM


Epoka  (e turpit ) para gjyqit (3)

Kimi i Shkupit ne lojën turke

Nga Fahri Xharra, Gjakovë

Në takimin e organizuar nga lëvizja VetëVendosje Kim Mehmeti citohet të ketë thënë:

“Absolutisht, matematikisht, mund të dëshmohet, edhe nëpërmjet asaj që e thash ma parë, se islamizmi e ka shpëtuar shqiptarinë në disa vise shqiptare, absolutisht! Unë ua dëshmoj me këtë: ortodoksët shqiptarë nuk i keni, katolikët shqiptarë nuk i keni në Shkup. I keni vetëm shqiptarët myslimanë”, tha Mehmeti. dhe Kimi e zgjidhi neun e Godit

Për këtë deklaratë ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Berat Buzhala, duke e quajtur poshtërsi promovimin e Librit “Shkupi” të Kim Mehmetit. Ai ka reaguar përveç ndaj deklaratës së shkrimtarit edhe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje si njëra nga organizatoret e promovimit. Deputetit Buzhala, kjo i është dukur poshtërsi, dhe duke ironizuar me këtë takim, që e quan interpelancë, Buzhala mes rreshtash madje ka kritikuar edhe PDK-në dhe të gjithë spektrin politik.( gazetaexpress .com)

“Ne e promovuam librin e tij ‘Shkupi’. Ky është një libër shumë i mirë dhe me vlera kombëtare”,pati deklaruar Konjufca

Vazhdojmë “Kim Mehmeti , ke dëgjuar për këtë : Zbatimi serioz i strategjisë turke për shtrirjen e ndikimit të saj në territoret shqiptare, kryesisht në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni, fillon në Kongresin tre ditor, 29-31 Maj 2014, të mbajtur në Hotelin “Holiday inn-A irport” në Stamboll. Kongresi i organizuar nga Qendra për Kërkime Sociale dhe Ekonomike (QKSE), nën kujdesin e drejtëpërdrejtë të zv.kryeministrit turk, Hayrulah Isler. Në Kongres kanë marrë pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Qëllimi kryesor për organizimin e këtij Kongresi në Stamboll, ishte krijimi i kushteve për themelimin e partive politike simotra të Partisë se Drejtësisë së Erdoganit në Kosovë dhe në Maqedoni, si dhe studimi i një veprimi politi specifik në Shqipëri. Një mënyrë e tillë e organizimit do të ketë mbështetje të drejtëpërdrejtë në të gjitha drejtimet. Para së gjithash do të ketë mbështetje konkrete finansiare nga QKSE e përkrahur drejtëpërdrejtë nga qeveria turke.( http://standardi.eu/sq/Arte/Zbardhet-strategjia-p%C3%ABr-shtrirjen-e-ndikimit-turk)”

Pse nuk u pergjegje , a mos je edhe vet  nenshkrues i ketij turpi?

Çka thot Kimi ? “Ndërsa, në Kosovë, ekzistojnë disa qarqe që mendojnë se kryqi është shenjë e civilizimit, si gjysmë hëna është shenj e primitivizmit. Ekzistojnë disa rryma që kur u përmendet Stambolli, shohin fesa nëpër koka, shohin sesi jeniçeret osmanë janë nisur drejt pushtimit. Nuk e shohin se si ajo Turqi, për të cilën ne shpesh themi se na la prapa, arriti atje, sa që në mjekësi është bërë lider botëror. E them edhe nga përvoja ime, por edhe të tjerëve. Ne ende e masim veten me kalendarin e Perandorisë Osmane, dhe nuk dalim jashtë të shohim”, ka theksuar publicisti Kim Mehmeti, në emisionin “Studio e Hapur” të Tv Era, (VIDEO07.04.2015)

Pse ore burrë iu jep lak fjalëve , pse or i uruar dezinformon  ? Që Europa është shenjë e civilizimit këte e dijnë edhe zogjët në pemë. Që gjysmë hëna ka qëllime ndaj nesh edhe këte e dijmë . Ndonëse fillimisht kam përshtypjen se mendoni se bëhet fjalë për një propagandë kundër “një vendi mik” të shqiptarëve, të vendit ku jetojnë miliona shqiptar të asimiluar, Turqisë! Jo, nuk është propagandë . Por biseda me ty është vetëm një hapje veshëve më shumë dhe çelje e syve për ata që ti po i mashtron .

Një mik i imi , publicist shumë me vlerë pati shkruar :”Unë nuk e di se ku i merr faktet një njeri si Kim Mehmeti, cili është konsideruar si model i jugosllavit të realizuar dhe më vonë produkt i vyeshëm i multikulturalizmit (duke vjelë fonde nga të huajt deri vonë) në Maqedoni të falsifikoj historinë. E kjo s’ka të bëjë me islamin si besim, por me një falsifikim të qëllimtë të fakteve. Pse e bën Kimi këtë punë? Jo për historinë, por për aktualitetin. Ai e di se në anën tonë dhe në Kumanovë sidomos viteve të fundit është radikalizuar islami për qëllime politike dhe Kimi ku ta dijë se për çfarë ëndrre lufton, të bëhet lider? Nuk e di.”

” Ai thotë se në Maqedoni islami i ka ruajtur shqiptarët nga asimilimi. Unë e pyes ata kauboj: cili nga të burgosurit, nga të vrarit dhe nga dëbuarit nga Maqedonia u sakrifikua sepse ia mbyllën xhamisë? Sa hoxhallarë nga 1935 – dmth që nga ballistët e deri sot – e deri 2013 u burgosën sepse janë besimtarë radikal?

Kim Mehmeti , çdo fjalë e ke me thimthin e grejzës ; asgjë tek ty nuk është e rastit .



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora