Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Mehmetai Rexhepi: Maja e Pikëllimës

| E premte, 22.05.2015, 06:47 PM |


Mehmetai Rexhepi

 

Maja e Pikëllimës

 

nuk i pash ujqit e Podrimës

rrëkeve ngjitej e binte

jehona e ulërimës

*

i gjalli mërrolet dhe ndoshta zbrazet

poshtë ua hedh Drirëve farën

lartë drerëve ngjyrën

*

kur të hollohen të bashkuar

bartet dhimbja e madhëruar

plis bardha leckoset mbi kreshta

e ftohtë jetikja krenari

Ku kë si nën kërleshje mbërthyer

i sjell shikimin epikës rrotull

kasolleve të gurta vatër

e kanosë së gurtë

*

para se të pushtohesh

mësyje po deshe pushtimin

zbërthe etimologjinë

se Pikëllima përpin

spiralet e shqotës dhe shfryn

bredh relievit vertikal

të mikes së cullakuar

mahnitja dhe trembja

një tandem

blova miellin tim

blove miellin tënd

dhe mullisit ujem nuk i lamë

Gjilan, më 29 shkurt 2012