E premte, 19.04.2024, 08:48 AM (GMT+1)

Kulturë

Vladimir Shyti: Përmallim

E enjte, 21.05.2015, 07:00 PM


PERMALLIM

 

Mbi kumbullën lule borë,

Lauresha këndon me të qarë,

Hëna e derdhur në broncë,

Në hapsirë ecën zvarrë,

 

Si djep përkundet deti,

Në mbretërinë e përrallave,

Hapat ndjekin njeri-tjetrin.

Në bregdetin e andrallave,

 

Zemëruar janë valët me mua,

Se unë s'luaj më me to,

Mungojnë hapat e gjurmëve të tua,

Që shndrisnin mbi grimca rëre ngado.

 

S'e ndjejë më natyrën,

Pranverën lule shumë,

E kam harruar të qeshurën,

Trishtimi më varet nën buzë.

 

Me lot ndër sy,

Mbledh rërën ku shkele Ti,

Godas dallgën që vjen aty,

Me shpirtin e vrarë e trishtimin gri.

 

Mallkuar kaltërsia yte,o detë,

Mallkuar ylberi shndritshëm mbi ty,

U shkretofsh dhe ti,moj hënë,

Që mbani të zhytur të bukrat sy.

 

Do të shkruaj këngë pafund,

Për sytë e tu ngjyer me det,

Për të bukrin kurm,

  edhe yjet t'i çmend.

 

Do të derdh helmin e dashurisë

Në pentagram e nota muzikore,

Të kuptojnë dhe ato tinguj mortorë,

Se në këtë botë s'ka më yje.

 

 

Gruas

 

Sa herë grideshim të dy,

Ti përgjoje çdo tingull,

Cdo psherëtim,

Dhe më shihje në sy.

 

Në fytyrë kishe ëmbëlsi,

Mbi supe copëza yjesh,

Më puthje lehtë në faqe,

Unë dehesha pa pirë raki.

 

Një jetë të tërë me mundime,

E ashpër me të keqen,

E qeshur me mirësinë,

Jehonën e madhështisë ngrite.

 

Yjet mbështesin kokat tek hëna,

Ti,leshrat e zbardhur hedh mbi mua,

Sytë e pafuqishëm i mban mbyllur,

E mendon për nipërit dhe mbesa.

 

Në heshtjen e natës plot magji,

Ne shëtisim në mbretërinë e ëndërrave,

Si të rinjë,lodrojmë me flokët e erës,

Dhe unë e ngre lartë në krahët e mi.

 

Ne jetuam si në përrallë,

Në magjinë e dashurisë së madhe,

Tashmë vetes vdekjen i dëshirojmë,

Dhe në përjetësi në paqe do takojmë.

 

 

Vladimir Shyti, Durrës



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora