E marte, 23.04.2024, 06:41 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Florim Zeqa: Paraqitje dinjitoze e shqiptarëve në Itali

E enjte, 21.05.2015, 07:46 PM


Paraqitje dinjitoze e shqiptarëve në San Vendemiano-TV (Itali)

Nga Florim Zeqa

Edhe kësaj radhe qyteti San Vendemiano, ishte nikoqir i aktivitetit tradicional multietnik kulturor i emigrantëve në pjesën veriore të Provincës Treviso, i emërtuar "Festa dei Popoli" (festa e popujve).Aktiviteti përmbyllës treditor, filloj me sfilatën nëpër rrugët e qytetit të grupeve etnike pjesëmarrëse në këtë aktivitet, ku u paraqiten edhe shqiptarët e veshur me kostumet e bukura kombëtare me flamurin kombëtar në ballë të grupit artistik, që zgjuan kurreshtjen e pjesmarrësve të shumtë qe fotografonin parreshtur të rinjët dhe të rejat shqiptare të veshur kuq e zi. Perfaqesuesit e emigranteve nga te gjitha vendet e botes (15 shoqata) paraqiten traditat, zakonet, veshjet, ushqimet tradicionale dhe identitetin nepermjet konkurimit artistik duke shprehur vlerat e tyre kulturore.Krahas pjesmarrjës së shumë vendeve të botës në ketë aktivitet si: Maroku, Nigeria, Brazili, India, Kroacia, Bolivia, Gana, Filipinet, etj, ishin edhe shqiptarët nga të gjitha trojet etnike të bashkuar rrethë shoqatës "Iliria".Aktivitetet e shoqatës "Iliria" dëshmuan edhe një herë së kur jemi të bashkuar përveq forcës vepruese mund të reflektojmë edhe vlera të larta kulturore.Shoqata "Iliria" fillimisht u paraqit në skenë me prezantimin e një poezie ku autoria ishte prerzente në mesin e valltareve, e që në emër të autores poezin e prezentoi Mirlinda Morina, antare e grupit të valleve të shoqatës, për t'ju dhënë radhën disa paraqitjeve të Mirlinda e Ilir Morina (vella e motër-nga Rahoveci) , Muhamet e Mumire Murtezani, (babe e bije-nga Breza e Shkupit), Imri e Gentiana Osmani(babe e bije-nga Ferizaji), Arif e Fatmira Musaj, (qift bashkëshortor nga Tropoja), këngëtari dhe rapsodi popullor Gjin Shani (nga Tropija), etj.Si herave të tjera edhe kësaj radhe programin artistik e pasuroi pjesmarrja e koreografit dhe valltarit Arif Musa në bashkëpunim më vllëzërit Mumin (kostumograf) dhe Muhamet Murtezani (koreograf) përbëjnë trion më të fortë artistike e të huajve në regjionin e Venetos (Itali).Koreografia e larte artistike, veshjet e bukura kombëtare të vajzave dhe djemëve në skenë, dhe vallet e bukura shqipe janë treguesi më i mirë i bashkëpunimit të suksesshme të koreografit Arif Musaj me vllëzërit Murtezani. Kjo bëri që valltarët shqiptar të shfaqen disa herë në skenë, për përmbushjën e kërkesave të shumta të të pranishmëve në ketë aktivitet."Vallja dhe kënga janë drita e shpirtit të çdo populli", pa të cilën dritë vështirë së do të jetonin popujt në rruzullin tokësor. Muzika është arti më abstrakt i të gjitha arteve që ngacmon shqisat dhe ndjenjat, nxitë emocionet e njerëzve pa dallim feje, race apo kombi.Kështu "Vallja Tropojane" e ekzekuatuar me mjeshtri nga çifti bashkëshortor Arif dhe Fatmira Musa e elektrizoj masën e madhe të njerëzve në sallën përplot me emigrant dhe shtetas italian, ku përveq duartrokitjeve të gjata frenetike, vallës ju bashkangjiteshin edhe komunitetet tjera duke vallëzuar bashkarisht në sallë.Poashtu në këtë aktivitet nuk mungoi as vitrina me libra të rinjë të autorëve shqiptar, njëri ndër ta ishte edhe libri me poezi "Vetmia që të vret" i Tea Vreko nga Berati (njiherit valltare e grupit artistik). Pjemarrës në këtë aktivitet përveq drejtuesve të Shoqatës "ILIRIA" si; kryetarja Ermira Zhuri, nenkryetaret: Beqir Cikaqi e Mumin Murtezani, Gjin Shani (drejtues i grupit muzikor), Muhamet Murtezani (drejutes i grupit te valleve),...ishin edhe veprimtar të dalluar të çështjës kombëtare Selim Musa (kryetar nderi i UNIKOMB-it për Diasporë më seli në Zvicër) dhe Agim Mullosmani (nënkryetar), i cili ndër të tjera u shprehë: "bashkimi shpirtëror i shqiptarëve në diasporë duhet të shërbejë si shembull për shqiptarët në trojet etnike,...pa bashkim shpirtëror nuk mund të arrijmë atë fizik të trojeve etnike".



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora