E enjte, 25.04.2024, 01:41 PM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: Perëndeshë meditative e bukurisë

E enjte, 21.05.2015, 07:40 PM


METAFORA PERËNDESHË MEDITATIVE E BUKURISË

NGA NEBI DRAGOTI

Në stilistikë janë vendosur themelet e figurave letrare mbi të cilat është lëvruar dhe lëvrohet mendimi poetik. Arsyetimi i problemit në fjalë është konkluzioni i kërkimeve për ta bërë mendimin e shprehur edhe më të bukur. Njeriu priret të rroki bukurinë dhe , si i tillë, ngulmon që edhe arti poetik apo edhe çdo art tjetër ta përsosi nga ana e bukurisë e cila ka konceptin e infinitit për ta arritur atë. Ky shtjellim ka edhge kornizën e vet të rregullave, pa dalur nga kjo, pa e thyer atë. Ndryshe, po të ndodhi fenomeni i prishjes apo thyerjes së kornizës, arti në përgjithsi, del jashtë funksionalitetit të vet. Arti, kur nuk është në funksionin e shërbëtorit ndaj njeriut, atëherë ka kaluar në degjenerim, në çoroditje dhe nuk ia vlen të merresh me atë, se nuk ka vlera për jetën njerëzore. Një dukuri e tillë është negative dhe ky art me karakter absurd ul numrin e lexuesit. Në këtë gjykim them se metafora ekuivoke dhe univoke, kur nuk e teprojnë masën, sidomos e para, (ekuivokja me dy e më shumë nënkuptime)rezultatet janë të kënaqshme dhe të pranueshme llogjikisht. . ”Një përkresë me gjethe ulliri tek koka” e Fatos Arapit ka qartësi dhe bukuri si metaforë univoke. Për ç’shembuj ilustrimi të mendimit tim desha të japë ekskluzivitetin e vlerësimit real gjykuar rreth figurës së metaforës si element përdorimi, pothuajse, nga gjithë krijuesit që merren me fushën e letrave. Këtë mënyrë trajtimi në krijimtari gjithkush autor e ka bërë pjesë të natyrës së vet të krijimtarisë duke i hapur dritaren e nevojshme metaforës për të parë më tej. Metafora, si figurë letrare, ka fituar të drejtën e të qënurit perëndeshë e bukurisë në poezi. Metaforë univoke në semantikë vargjesh e gjenë dendur, kryekëput,  tek poezia e Fatos Arapit. Ndërsa , metafora ekuivoke është si puna e pamjes së horizontit që sa më lartë të ngjitesh, aq më shumë pamje zbulon, por, ama,  kur kjo është e matur më së miri në drejtimin kuptimor dhe nuk është labirint. Edhe ky është parametri i këtij autori. . Ai është kompleks, i vrullshëm, i begatë në kuptimin metaforik, në qëndrimin që mban ndaj poezisë për t’i dhënë performancën e duhur asaj. Kjo zhdërvjelltësi duhet dhe s’ka përse krijuesi të jetë strikt, rob i të njëjtës figure për të kriujuar personalitetin e vet prej artisti…. Për ilustrim të mendimit metaforik, që unë shpreha këtu, citoj nga ky poet:”Më lodhi avalanshi i figurave poetike…/Qënka më vështirë t’i thuash botës/diçka të kthjellët (të vogël ?)”.  “Nëpër “unet”poetik hyjmë e dalim…”,  “Kërkojmë vendet me dritë, gjuajmë dritëhijet/zgjedhim kryevendet, /I vendosim truporet tona pranë një Safo/bri një Migjeni(47 kilësh, kur vdiq)…”. Dhe, më tej, një metaforë e dyfishtë e Ndre Mjedës, për qartësinë dhe bukurinë që ka, të mbetet në kujtesë për tërë jetën:”Molla të kputuna nji deget, /Dy qershija lidhë n’nji rrfanë/ku fillojnë kufijt e geget, /Rrojnë dy çika me një nanë”. Domethënia metaforike kuptohet qartë dhe lehtë. Sigurisht, lëvrimi i metaforës në krijimtari nuk duhet të bëhet mani dhe një shfaqje të tillë nuk e konstaton tek asnjë krijues edhe për të vetmin fakt, se është e vështirë ta krijosh atë. Një mbyllje metaforike i bën Agolli poemës “Devoll, Devoll” për të vënë në pah edhe “unin “ e vet poetik, që përcakton prejardhjen si këngëtar i lidhur fort me tokën:”Thellë kësaj balte/pëmbi lumë, /Që aq breza rrënjësh e lëvrinë/Unë/devolliu i pagjumë/Gjeta vargjet, /gjeta poezinë”. Metaforat univoke Dritëroi i ka të shumta nëpër volume që i ka dhënë lexuesit. Kjo lloj metafore është brilante dhe josh lexuesin dhe, si e tillë, ngre vlerën. Në këtë kategori cilësimi vlen të përmendet dhe poeti Ismail Kadare, ku metaforës për ta bërë sa më të gjallë, i vesh peizazhe bukurie natyrore:”Do të shkoj të ulem përmi pellgje, /të pi në gjunjë duke rënë. /Në grykë e di që do më ngelet/I ftohti medaljon i hënës”. Metafora të ngjizet në shpirt dhe të ngelet në kujtesë ëmbëlsisht si ajo kokrra e pemës, plotësisht e pjekur, që në momentin e duhur këputet dhe të serviret e freskët përpara për ta shijuasr. I tillë është arti poetik i Kadaresë. Megjithatë të punosh me figurën e metaforës është një punë e lodhshme dhe për ta ritheksuar këtë, mjafton të përsëritësh mendimin e Arapit:”Më lodhi avalanshi(shq. =ortek)i figurave poetike…”, kjo sepse “Qënka vështirë t’i thuash botës/diçka të kthjellët(të vogël?)”…Duhet kthjelltësia , bukuria për ta bërë mendimin e shprehur artistikisht sa më madhështor dhe filozofik.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora