Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shkëmbi: Pervjetori i dëshmorit Tahir Lush Berisha

| E enjte, 21.05.2015, 07:55 PM |


Pervjetori i 23-te i deshmorit te kombit Tahir Lush Berishes

Nga Besar Shkëmbi

Me 26 Maj te 2015-es , gjegjesisht,ne oret e para te agimit te kesaj dite, mbushen 23 vite qysh kur  nga dora e zeze e  gjakatare e rexhimit  serbollsllav  privohet  nga jeta,por pasi e pagoi  veteveten, deshmori  i kombit, i madhi Tahir Lush Berisha nga fshati Leshan i Pejes.I lindur dhe i rritur  ne nje familje me tradita atedhetare oden  e se ciles  e vizitonin burra me nam,ku frymohej e flitej shqiptarisht,ku tregoheshin e kendoheshin kenge per trimat e shumte qe i ishin pergjegjur zerit te atdheut ne cdo kohe e ne cdo stine,qe kishin punuar e ishin flijuar  duke mbrojtur pragjet  dhe nderin e ketyre trojeve.Andaj edhe  Tahiri qysh heret si femije tregonte se po ecte gjurmeve te saj e sidomos gjurmeve te babait te tij i cili per  vrasjen e nje serbi kishte vuajtur denimin prej dhjete vitesh neper kazamatetet serbosllave bashke me bashkefshatret e tij Rame Beqirin e Fazli Meten.

Tahiri u lind me 11.02.1969 ne Leshan te Pejes ne nje familje,sic e ceka me larte,me tradita atdhetare e cila per zeje kishte ndertimtarine.Kjo i mundesonte familjes se tij te njihej e te kishte kontakte te shumta me njereze dhe familje te medha qe shquheshin per timerine dhe bujarine e tyre sidomos me ata njerez e me ato familje ne Lugun e Leshanit ku zhvillonin dhe dalloheshin si ndertimtare me ze.Shkollen fillore Tahiri e kreu ne shkollen“P.P.Njegoshshi“ku e mbarova edhe une, ne ish Glavicice,tashti „Zef Serembe“ ndersa te mesmen ne shkollen e arteve „Odhise Paskali“ne Peje, drejtimi i dizajnit.Ne vitin shkollor 1990-1991 regjistrohet ne Shkollen e Larte Teknike ne Ferizaj po ne drejtimin e dizajnit.

Ai kishte prinder te shkelqyer qe dalloheshin jo vetem ne familjen e Tahir Murateve po edhe ne gjithe fshatin tone.Nene Shkurta  e cila nuk ishte vetem nene e Tahirit por e te gjithe neve sepse nuk kishte femije ne lagjen tone qe nuk kishte ngrene nga duart e saja.Kur kthehej ajo nga arat nuk linte femije pa i leshuar ne dore ca  petulla flije,nje fije mishi a nje cope embelsire qe kishte tepruar nga argatet. E fejuar kishte pritur dhjete vite rrjeshte mixhen Lush deri sa lirohet nga burgu edhe pse ai i kishte dhene leje te fejohet me nje tjeter se nuk i dihej se kur do kthehej ne shtepi.Por nene Shkurta dinte te behej edhe e veshtire e edhe te prente shume ,shume shkurte. Ishte ratsi qe ajo ta le me nje ane dhembjen dhe zemermiresine e tu pergjigjet keshtu policeve ate dite qe ia vrane djalin,te mirin,mesuesin e nenes dhe ia kishin marre e sjelle ne polici ne Peje bashke me djalin e vogel Maxhunin te cilet po ia rrihnin perpera syve te saj e duke i thene:„ja, i shehe keta dy ketu jo qe s´do ti vrasim si e vrame Tahin,por keta do t´i mbysim me metoda  me te reja .Keta do t´i rjepim ngadale me brisk rrues”.Ndersa nene Shkurta u pergjigjet;“o si ngjane e s´vepruan si Tahiri mos mi leshoni hiq nga ketu“.

Mixha Lush kishte edhe nje epitet tjeter,Lush sugjuku i thonin,nga se nuk kishte shtepi pa shkuar  kur preheshin pasterrmat per  te nihmuar ne pergaditjen e  mishit per sugjuk dhe me maqinen e tij qe i vetmi e kishte ne fshat per ta futur ne zorre.Meqe Vellai i tij,mixha Murat,merrej me ndertimin e shtepive mixhes Lush i duhej punuar fushen ku dallohej si bujk shume i mire.

Andaj ashtu si femijet e tjere edhe Tahiri trashegon nga nena urtesine,zemerbutesine , dashurine dhe miresjelljen ndaj shokeve e miqeve , ndersa nga i ati  , kur eshte fjala per atedheun ,  trashegon gjindshmerine , egersine , shpejtesine dhe guximin  per veprim.Keshtu qe nen ndikimin e priderve cdo dite e me shume te ai zgjohej ndjenja dhe dashurija per atedheun dhe rritej ndergjegja kombetare.  Per kete tregon edhe Selman Etemaj,drejtor i shkolles fillore ne Grabanice te Klines ku punonte edhe Tahiri si arsimtar vullnetar i artit figurative.Kur shume kujt nuk ia mbante te pounoje ne arsim Tahiri paraqitet te punoje vullnetar dhe pa pagese ne shkollen fillore “Azem Bejta” ne Grabanice te Klines sepse me kohe ai e kishte kuptuar se arsimi i te gjitha niveleve ishte ai qe mbante gjalle Kosoven ne ate kohe kur ne tere teritorin e saj armiku po e bente te tijen,kur djemte me te mire na I kthente ne arkivole nga atje ku kishin shkuar te sherbenin ne ushtrine jugosllave,kur vajzave tona u hiqeshin veshet e u jepej per te ngrene brisqe te thonjeve,kur hidhej helm neper klasat e mesimit, neper shkolla ku kishte vetem nxenes shqiptare bijte te shqiponjave dhe ku kishte sjellur drejtore te dhunshem e kur tallej me ta duke thene para opinionit se sa mire aktrojne shqiptaret.Shume pak i behej rezistence ketij rexhimi gjakepires nga se ne Kosove po mbreteronte politika gandiane,politika e durimit dhe e uljes se qafes.Ja sa poshte kishte ra ndergja kombetare e cila mbajti ne kembe shekuj me radhe.Vetem dy police e benin kahre nje qytet te tere,kur vetem dy police i vinin perpara 2000 qytetare dhe i i grahnin si ujku delet.Atehere ne Kosove po mbreteronte filozafia e gandiane,filozofia e te ndejurit urte dhe mos provokuarit policine edhe nese i gjejme mbi nenat apo motrat tona.Te rralle ishin ata qe ia kthente pushken serbit ashtu si Tahiri edhe pse i dinte pasojat qe do te vinin prapa ai e beri te veten.Kur demostrohej nga studenet dhe nxenesit si pjesa me vitale e shoqerise demostruesit quheshin nerez te shitur te serbet,muhagjedine,terroriste,seperatiste e kanibaliste.Dhe kjo rezistence behej nga klasa e varfer por edhe nga nxenesite e studentet.

.Gjithmone sipas tregimit te drejtorit ate dite qe shkolla po e festonte ditelindjen e saj,Tahiri qe po e mbante revolen,treshegim nga i ati,ne dore te mbuluar me sakon e tij,ishte i gatshem te shtije ne policet qe kishin ardhur ate dite ne shkolle per ta ndaluar manifestimin dhe per te futur frike te nxenesit dhe arsimtaret  tyre.Por nga ky vendim ishte terhequr pas keshilles se Selmanit sepse kjo  do te shkaktonte viktima te tjera ne kolektiv dhe  nxenesit e pafajshem.Ate dite ai edhe kishte fotografuar me aparatin e tij.Keto fotografi sot gjenden te Selmani i cili  i ruan me gjelozine me te madhe per ta kujtuar kolegun e tij.

Tahiri kishte zhvilluar edhe me pare nje lufte te rrept si duket po me te njejtit police me crast ishte plagosur ne krah e qe sherohet te Neshat Asllani pa e marrur vesht tjeter kush.Ai ishte plagosur ne vendin e quajtur Derplane te Sferkes se thate per shkak se kishin provokuar te vellain e tij,Maxhunin i cili po vijonte mesimet ne paralelet e ndara te gjimnazit te Pejes.

Pasi une mbarova studimet ne Univerzitetin e Prishtines,dega Letersise  dhe gjuhes shqipe,ku per shkak te pjesemarrjes ne demostratat e ´81-shit me paten perjashtuar nga konvikti dhe nga LKJ ne te cilen une dhe dy shoket e  mi te klases pa e ditur fare ishim propozuar nga profesori i historise.  Pra pasi kreva ligjeratat e semestrit te tete shkova ne fshatin tim dhe atja vazhdova me aktivitetet e lira dhe me angazhimin tim ne rrugen e zgjidhjes se ceshtjes se pa zgjidhur mire e drejt,ceshtjes se shqiptareve te cilet i kishin ndare e lene ne kthetrat e shtrigave.Aty menjeher zgjidhem anetar i kryesise ne Keshillin artistik ne SHKA“Haxhi  Zeka“qe punonte e vepronte ne kuader te BL te Leshanit,anetar i kyesise se fshatit dhe anetar kryesise se BL te Leshanit , perfaqesuse(delegat)i BL te Leshanit ne KK te Pejes,dhe ne shoqaten bemirese „Nene Tereza“qe me shume merrej me bashkimin dhe shperndarjen e ndihmave humanitare.

Kur isha caktuar nga kryesia e fshatit ta beje regjistrimein e popullates ne laxhen time  si edhe te dale shtepi me shtepi per neneshkrimin e „Dekalarates se Pavaresise“,vullnetarisht me bashkangjitet edhe Tahiri me te cilin isha  me i sigurte ne kryerjen e detyres qe e kisha marrur persiper.Qe nga ajo dite ai me ishte bere krah i djathte dhe nuk me ishte ndare me deri ate dite qe u ndeshem e luftuam per jete a vdekje me policet qe na e kishin zene priten ne agun e  26 Majit ´92 ku vritet nje polic dhe plagoset nje tjeter por per fat te keq vritet edhe ai vet jo me large se 50 m large shtepise se tij.Ate mengjes te hershem po ktheheshim ne shtepit tona prej shtepise se Mustafe Haradinajt,kryetar i komisionit ne zgjedhjet e para parlamentare,ku patem festuar per suksesin e mire qe patem kaluar pa pasur as edhe nje problem sado te vogel ate dite ne xhamine e fshtit ku i i mbajtem zgjedhjet e ku edhe une me propozimin e  Tahirit isha zgjedhur anetare i komisionit zgjedhor.Tahiri me kishte propozuar gjithashtu ne tri vendet kyce  te udheheqesise dhe me te ishte edhe perfaqesuesi qe kishte ardhur nga Prishtina ate nate kur formuam nenedegen e LDK.Per fatin tone te keq dy nete me pas zgjedhjeve u ndame pergjithmone,Tahiri ne rrugen e amshimit ndersa une ne rrugen e arratisjes dhe ikjes nga kthetrat e kuqedres qe i kishte zene driten e diellit te atedheut tim dhe po ia zinte frymen ne fyt.Deshmor kombi shpallet nga pesidenti i atehershem dr.I.Rugova

Ja pra ky ishte I madhi Tahir Lush Berisha me te cilin isha personazh

I drejteperdrejte ne ngjarje deri sa e dha frymen e fundi, ja pra edhe nje here, ky ishte  I madhi Tahir Lush Berisha qe ia fali te gjitha e edhe jeten me te shtrejten atdheut e shoqerise ndersa ajo nuk eshte e zonja ta perkujföje me ndonje tubim dinjitoz pervec ne pervjetorin e tete kur iu zbulua permendorja e ngritur  nga bashkefshataret e tij duke u financuar nga diaspora e fshatit te tij.Institucionet nuk dehsen te dijne kurre per vdekjen e Tahirit.Kurrenjehere nuk erdhi kush te me pyes per rrethanat ne te cilat vdiq dhencka kam kuptuar une nga televizioni aty ku nuk perfiton biznismeni nuk shkon,sepse ne varreza s´ka as para as tendera.Per keta tenderi I fundit do te jete dita e varrimit te tij  ate dite kur vorroset njejt sikuse une pa marre azgje na kjo bote pervec veprave tona.Ne keto tubime ai qe bie ne sy me se shumti eshte Bace Ademi,babai I Zahir Pajazitit dhe babai I haredineve

Pervec nje rruge dytesore ne Peje me emrin e tij nuk u emerua as nje institnucion tjeter dhe sikur e kane qitur ne pluhurin e harreses.Keshu vitin qe shkoje Isa Mustafa bashke me Imer Muhagjerin ne pervjetorin e 22-te,permendoren e vizitojne naten vone kur te gjithe kishin rene per te pushuar dhe u folen lisava qe I kishin perballe

„Lavdi e përjetshme sakrificës dhe gjakut Tënd,Lavdi dhe respekt shtepise se Tahir Murateve qe te rritien ne fryme,Lavdi Hasan Hotit e Lush Ahmetit,arsimtaret qe na dhane mesim si mua si ty dhe mbollen ne zemrat tona faren e dashurise per atdheun per prinder,per shoke e miqe o Dëshmor i kombit,dhe te  qofte i rendt dheu ku tngrejne fole shqipojat.Lavdi e te qofte dheu tokes meme I lehte!Te falem nderit o fqinji dhe shoku i timTahir Berisha!

Falënderim e respekt edhe Familjes së Tahir Muratve (Berisha) nga Leshani i Pejës, për këtë Luftëtar dhe Dëshmor Lirie që i dhuroi Kombit!“

LAVDI!