Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Miradije Gashi: Shkabë-flamur

| E merkure, 20.05.2015, 07:15 PM |


Miradije Gashi

 

SHKABË-FLAMUR

Ukshin Hotit

 

Sa e sa vite ikën

O trim, o burrë...

Dhe mungesën tënde ende

Ne e ndiejmë.

 

Për ty malli sa vjen e rritet,

Për ty dhembja s'pushon kurrë.

 

Barbarishti erdhën barbarët

Mbushur gjithë urrejtje e mllef

Dhe n'ty u shfrynë.

 

Se frikë e kishin dijen tënde

Për ta ishe thjesht një tmerr.

 

Ishe fjalë e shpirtpamposhtur,

Ishe mendje që sheh larg,

Uragan që dot nuk ndalesh

 

ISHE SHKABË,

ISHE FLAMUR!