E enjte, 28.03.2024, 05:39 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Dylberi

E merkure, 20.05.2015, 07:05 PM


DYLBERI

NGA KALOSH ÇELIKU

Përçudi, Dylberi sot i shet mend popullit shqiptar, kur zjarr i digjet mbi krye: Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit. Edhe, atë: kur i sheh më në fund të buzëqeshur kokë më kokë në një tavolinë. Dylberi të cilin e mori nga Shtëpia publike Patriot Melezi i vonuar (zv/ drejtor) dhe e punësoi si gazetar pa nënshtetësi maqedonase në RTVM –së. Kohë kjo, kur gruan time si redaktore të emisioneve për fëmijë me disa vite stazh pune e përzuri nga Redaksia. Vetëm e vetëm, pse ishte gruaja e Kalosh Çelikut.

Vepër “patriotike” kjo e Patriot Melezit të vonuar, që gjithë jetëm kërceu hu më hu dhe ende nuk u ngulë në një hu gardhi në mes të Livadhit. Shkak ky, që të paraqitet me anë të një shkrimi teknefes prej së largu edhe për krizën politike të IRJ të Maqedonisë. E paska tradhtuar Dashnorja të shkretin, që pa konkurs në kohën e BDI –së e solli si gazetarë bashkë me disa tunë – batunë Patrioti i vonuar. Vit, kur IRJ e Maqedonisë kishte me qerre gazetarë të papunë mbi nivelin arsimor e shkenocor të Dylberit.

Dylberi nga shtrati nën çati shet edhe mend se, kush është antishqiptar e kush patriot. Përgjumshëm e kërkon fajin te Greuvski. Edhe, i delë në krah Zaevit. Mikut të Dashnores të Shtëpisë publike. Qorrazi kërkon publikimin e “bombës” politike të premtuar nga Zaevi për rastin “Monstra”. Rehabilitojë protestat e manipuluara “paqësore” me simbole dhe flamuj turko-arab të nxitura nga oborri i xhamisë “Jahja Pasha”, në Shkup. Zonën e vetme të lirë për shqiptarët, shkaku se shkollat dhe universitetet ua kanë uzurpuar partitë politike shqiptare: BDI dhe PDSH?! Rastin tragjik, që ka gjasa vetë Zaevi me hoxhallarët e rrejshëm dhe “vëllezërit” serb ta ketë montuar si tek “Përralla e përgjakshme” e Desanka Maksimoviqit për të ardhur në pushtet.

Dylberit, sot mund t’i them plot gojën: E dua armikun! Dhe, jo mikun. Kotnasikoti merakosesh për faktorin shqiptar, në vend që të merakosesh për Dashnoren e cila shkon burrë më burrë. Dhe, deri më sot nuk e gjeti një burrë me mustaqe vesh më vesh, tirqi e xhamadan me kësulën e bardhë të Bajram Currit në kokë e nagantin në brez, këmbët t’ia ngrejë në hava në mes të Livadhit. Zëri t’i shkojë për qielli.

Interesant, shqiptari harroka shpejt, kur të duash mund ta burgosësh, vrasësh, marrësh Lirinë. Nesër, ai të rrok përqafe. Përmëkeq, edhe pret të hudhësh ndonjë “bombë” politike për rastin “Monstra”. Merreni me mend, i beson “vëllait” shekullor të shumë veprave antishqiptare, që ka gjasa te jetë vetë si autor i kësaj vepre kriminele. Organizator kryesor i protestave në Bit – Pazar me simbole të huaja, flamuj turko-arab përmes hoxhallarëve të rrejshëm me trutë dhe këmbët në legen.

“Shpëtimtari” i shqiptarëve, që dje ua mohoi gjuhën shqipe, shkollat, Univrersitetin e Tetovës. Publikisht para syve të botës tha: “se ka lindur foshnje e vdekur”. Vite me radhë e zvarriti nëpër institucione Marrëveshjen e Ohërit, e shi sot do të na e sjellë Lirinë?! Nuk e besoj, nëse jeni për bashkëjetesë, atëherë duhet të ulemi si të barabartë në një tavolinë për Marrëveshje të re shqiptaro-maqedonase.

Shqiptarët më nuk duhet në këtë shtet “demokratik” të bëjnë jetën e peshkut në hurdhë, mashtrohen edhe me një krimb. Mjaftojë “fitorja”, që gjatë protestave përpara Qeverisë në Shkup, vetëm një ditë lirshëm ta valojnë flamurin kombëtar kuqezi, lidhur nye në mes me atë maqedonas dhe serb. Dalldisen dhe kënaqin veten përpara Qeverisë me këngën: Rroka mandolinën.

Vërtetë, shumë vështirë qënka të udhëqësh dhe marrësh përgjegjësi me këtë popull. Hë për hë, deri më sot ia ka dalë matanë vetëm Enver Hoxha. Pesëdhjetë vjet udhëheqi një shtet shqiptar. E kam thënë shpesh nëpër shkrimet e mia publicistike: Shqiptari është si Kandari i Çajupit, aqsa më shumë e lëmon, ai e çon kryet. Që t’ia ulësh kryet, duhet t’i biesh në kokë. Lidershqipi moti ka dështuar në politikën madhore shqiptare. Shkaku se, jemi një popull që jemi mësuar me Robërinë. “Vëllazërim-bashkimin”. Kurrë, nuk e kemi dashur Lirinë. Brez pas brezi kemi punuar dhe punojmë për të tjerët t’i bëjme shtete në kurriz të popullit shqiptar. Historia e dëshmon edhe sot këtë dukuri shqiptare.

Edhe, dëgjoj zëra, se: Shqiptarët përveç këtyre partive politike, duhet ta marrin fatin në dorë, duhet të krijojnë parti të reja politike dhe Lëvizje të forta politike. Jo! Shqiptarëve nuk u duhen më parti politike e as Lëvizje politike, por bashkimi i forcave intelektuale dhe Lëvizjeve politike për të dalë nga Qorrsokaku.

Zëra dëgjoj: nga ish ambasadorë, deputetë të popullit, “shkrimtarë”, “analistë” politik e hamama të Hyrës. Ali Ahmeti duhet të dalë nga Qeveria! Epo, këtu është edhe qëllimi i Gruevskit dhe Zaevit. Shqiptarët t’i nxjerrë në rrugë, jashtë institucioneve të shtetit “përbashkët”. Jo, ende nuk është koha! Shkaku se, shqiptarët gjithë jetën janë në rrugë e nëpër male. Mezi hynë nëpër institucione. Mund të dalin, por me një kusht: Shtëpinë ta ndajnë përgjysmë si “vëllezër”. Rreziku pas dere, shqiptarët nuk do ta kenë fatin e “vëllezërve” të ngrisin shatore përpara Qeverisë dhe Kuvendit me pije e ushqim nga shteti i “përbashkët”.

Koha është, sot ta bëjmë luftën politike nëpër institucionet e Shtetit të “përbashkët”! Dihet, aspak e lehtë dhe e barabartë. Problemi, “Vëllezërit” janë nën hije, ato edhe i hanë dardhat, e ne në diell na mpihen dhëmbët. Tjetër, përderisa kemi poste politike brenda dhe jashtë shtetit, e duam lidershipin dhe Nënën Parti. Ditën, që i humbim këto poste politike, gurë e dru mbi kryetarin dhe partinë. Brenda një nate shpallim patriotë dhe spiunë. Kryetarin, që vetë e zgjodhëm me vota të lira demokratike dhe na priu me vite deri dje, sot e shpallim të çmendur. Bari të deleve. Tradhtar. Pavetëdije se, vetë jemi dele të nënkryeme. Shembuj kemi plot me thasë gjatë këtyre “ndryshimeve demokratike”. Nevzat Halilin, vetë e hipëm në stadiumin e Tetovës mbi kalë të bardhë me një këmbë të thyer. Thirrëm regjosorë e kalemxhi, që ta vënë edhe në skenë në Teatrin e pakicave (Drama shqipe), në Shkup duke e vënë në rolin e dyluftimit me fotografinë e Skënderbeut. I kënduam edhe këngë me çifteli: Nevzat Halili - Arusha e malit.

E njëta skenë dramatike po na përsëtitet me vite në Teatër. Regjisori është po i njëjti me kaçketë në kokë, vetëm aktorët e rinj i kanë ndryshuar rolet. Edhe sot si dje, i përbuzim dhe i shajmë liderët shqiptar dhe i përqafojmë ato të “vëllezërve”, që na burgosën e na vranë në Bit – Pazar dhe Gostivar.

Edhe atë kotnasikoti, për disa flamuj kombëtar kuqezi, që sot vetë i përbaltim e përdhosim, lidhim nyje mes të flamujve maqedonas dhe serb para kamerave televizive në sy të botës, vetëm për një ditë gjatë protestave për rrëzimin e Qeverisë të “përbashët” maqedonase. Njëzëri, për të sjellur në pushtet, një tiran tjetër siç thotë Fishta i Madh. Fatkeqësia, kush: dudumët, që ditën rrinë me shqiptarët nëpër çajtore, e natën me “vëllezërit”  duke bërë politikë antishqiptare kokë më kok nëpër podrume.

Hojdodolja me dajre u jep fuqi për luftë me këngën popullore: Kur e përcolla Dyberin. Rrugë malore u ”hapë” partive politike shqiptare në IRJ të Maqedonisë. Forcë politike për bashkëqeverisje, kushtimisht, me Zoran Zaevin. Mirë do të ishte Bashkimi Demokratik i Ali Ahmetit apo Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit? Apo që të dyja bashkë ta përkrahin “shpëtimtarin”?

Dhe, Dylberi vazhdon vardisjen me propozime ashiknie me subjektet e posaformuara shqiptare: Lëvizjen “Besa” dhe Partinë  Reformiste të Selës. Ndoshta e nxjerrë në protesta edhe ndonjë haxhi me kësulën leckë në kokë. Pesë vakte që i falë në xhami. Fjalën nuk e kam këtu për Haxhiun e Prishtinës. “Analistin” me kokë të huaj në qafë. Grazhdin e tij plot me kashtë dhe çallmë turku në kokë. Dylberi ende nuk e ka kuptuar se, shqiptari nuk e shet Atdheun për një burrë ose grua të Shtëpisë publike. Pajtohem me publicisten shqiptare (Blerina Rogova - Gaxha), kur thotë në një shkrim publicistik: “Burrat në të s’ëmës shkofshin!”

Nuk ka faj publicistja shqiptare, që disa “burra” na dalin dylbera…



(Vota: 43 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora