E premte, 29.03.2024, 10:28 AM (GMT)

Mendime

Adnan Abrashi: Sa më e dukshme, aq më e fshehur në sytë e të tjerëve që e kërkojnë

E marte, 22.07.2008, 06:45 PM


Adnan Abrashi
SA MË E DUKSHME , AQ MË E FSHEHUR NË SYTË E TË TJERËVE QË E KËRKOJNË
               
( Sa duhet t’i gëzohet Kosova  dhe kosovarët, dorëzimit të Radovan Karaxhiqit,  Tribunalit të Gjykatës së Hagës për Krime Lufte, nga  ana e  Serbisë)

Nga Adnan Abrashi 

Këto ditë, top lajmi medial i të gjitha agjencive botërore, patjetër se është, arrestimi i kriminelit më të kërkuar nga Tribunali  i Gjykatës Ndërkombëtar të Hagës, Radovan Karaxhiq. Me këtë hap të ndërmarr nga ana e qeverisë së re të posa konstituuar të Serbisë, në shikim të parë, fitohet  përshtypje se, ajo, që në nisëm e filloi të mbarën, duke treguar kështu edhe praktikisht vendosmërinë e orientimit  të saj të sinqertë “pro-evropian”. Posa u emetua ky lajmë bombastik në media, nga të gjitha qendrat e politikës kuçe vendimmarrëse botërore dhe Evropiane, menjëherë pasuan përkrahjet dhe përgëzimet optimiste inkurajuese për Serbinë.
Shpjegimi zyrtar se në momentin e arrestimit, Karaxhiqi ka qenë i kamufluar si një mjek, në cilësinë e shëruesit alternativ dhe banonte pa u hetuar nga askush në Beograd; inkognito, me mjekër të gjatë dhe të thinjur, punonjës në një ordinancë private, i cili, kishte arritur që me një emër të rrejshëm, me shkrimet e tija studimore nga mjekësia e shërimit alternativ, të paraqitet edhe nëpër disa revista të specializuara të këtij zhanri në Serbi, të gjitha kë  për mua janë më shumë se gjepura dhe trillime naive që i përngjajnë më tepër një fabule të një romani artistik, apo të një skenari filmik me tematik konspirative, se sa një aksion të mirëfilltë të policie së një shteti që pretendon të jetë serioz sikurse është Serbia.
Merrni me mend, më shumë se dhjetë vite, policia sekrete e Serbisë nuk na paska ditë se Radovan Kraxhiqi (padyshim edhe kriminelet tjerë të kërkuara nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krime lufte) na qenka i fshehur në Serbi. Dhe, menjëherë, posa kanë pasur fakte dhe dyshimet e tyre janë bërë të bazuara, ata edhe e kanë përmbushur obligimin e vetë ndaj kësaj Gjykata?!!
Deshëm ne të pranojmë apo jo, realiteti i pamohueshëm është se, policia serbe, si dhe organizmat tjera inteligjente të këtij shteti, njihen në botë si shërbime më të organizuara, profesionale dhe më efikase në tërë rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Vetëm ta rikujtojmë atentatin e kryer para disa viteve ndaj ish premierin pro-perëndimor, Zoran Gjingjiq, dhe aksionin e madh famoz  të po kësaj  policie, në të cilin, brenda një nata, kanë qenë të arrestuar me mira e mira ultra-nacionalist të dyshuar për këtë krim?!!
Nëse, nisemi nga ky shembull që ka ndodhur jo aq kaherë, atëherë si mund të besohet se mu kjo polici, me vite të tëra nuk na e paska ditur se krimineli më i kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare, fshihej mu afër tyre, ndoshta edhe si komshi i ndonjë zyrtari të lartë Serb.
Këtu pra edhe duhet të dal!
Thënë, shkurt e trup, ky aksion i policisë serbe, ka prapavijë të thellë politik, ku, në planifikimin e mirë të saj, sigurisht kanë qenë të involvuara edhe qendrat tjera të politikës dhe inteligjencës ndërkombëtare.
Ky konstatim, në dukje asgjë e jashtëzakonshme! Sepse, shpesh, në praktikat e kapjes së kriminelëve ndërkombëtar, këso forma të bashkëpunimit ndërmjet shteteve të ndryshme të botës, komentohet si diçka rutinore. Por, me sa duket, në rastin e arrestimit të Karaxhiqit, pas së cilës, shumë shpejtë duhet pritur edhe arrestime të kriminelëve tjerë të luftës, (posaçërisht të gjeneralit Ratko Mlladiq), ka diçka që unë mendoj se politikisht, nuk duhet t’i shqetësoj vetëm qarqet ultra-nacionaliste serbe në Bosnje dhe atyre në Serbi, por edhe neve në Kosovarë!?
Burgosjen spektakulare të Karaxhiqit, assesi nuk duhet konsideruar si shenjë e një vullneti të mirë të kësaj udhëheqje të re serbe dhe qasjes së saj konstruktiv ndaj kësaj Gjykate, dhe as si moment i përshtatshëm taktik-operativ policorë për nxënien e tij, sikur po paraqitet zyrtarisht në media.  Realisht, kjo është si rezultat i një marrëveshje multilaterale për dorëzim, së cilës, sigurisht i kanë paraprirë shumë takime të mbajtura fshehtas, ku, pa dyshim në to, nga ana e ndërkombëtarëve, Serbisë ju janë premtuar shumë favore dhe koncesione politike...
A thua, çka mund të ketë kërkua nga këto negociata dhe pazarllëqe të diplomacisë së fshehtë ndërkombëtare si kundërvlerë Serbia?  Para, po se po, por pa dyshim se në këto negociata , “gjuha do ti ketë shkuar tek dhëmbi, që më së shumti i dhemb Serbisë”- në parashtrimin e kushteve politike dhe favoreve rreth Kosovës?!
Nëse e shfletojmë nga pak mësuesen tonë të jetës - Historinë, dhe aty bëjmë një vlerësim retrospektivë  të raporteve tradicionale miqësore të shumë shteteve të sotme evropiane me Serbinë; nëse, nga ana tjetër, paralelisht marrim parasysh se çfarë udhëheqje politike me një paranojë të servilizmit të pa parë ndaj të huajve kemi aktualisht në Kosovë dhe servilizmi i tyre, pa kurrfarë ngurrimi deklaroj se, në këto momente, edhe unë po e ndjej nevojën që, në lidhje me lajmin e arrestimit dhe dorëzimit të Radovan Kraxhiqit Tribunalit të Gjykatës së Hagës për Krime Lufte, sinqerisht t’i bashkohem shqetësimeve dhe reagimeve të ultra-nacionalistëve serb! Kuptohet, motivet janë të kundërta?!
Bazuar në prononcimet e avokatit të tij mbrojtës dhe disa familjarëve, Karaxhiqi nuk është arrestuar të hënën pas dite, sikur është publikuar në informatën zyrtare për shtyp, por, të premten pas dite (tri ditë më parë). Vallë, a mund të jetë koincidencë e rastit kjo, që lajmi mbi arrestimin e tij të zyrtarizohet pikërisht disa minuta para mbarimit të takimit historik të presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaçi, me kryetarin e SHBA-ve Xhorxh Bush?
A mund të jetë montuar qëllimisht lajmi mbi arrestimi i tij si pretekst për dominimin e saj sensacional në mediat botërore duke e minimizuar këtë të parën?
A është ftuar rastësisht që ta vizitoj Beogradin, shefi i UNMIK-ut për Kosovën, z. Lamberto Zanier, menjëherë, dy ditë pas publikimit të lajmit sensacional për arrestimin e Kraxhiqit dhe dorëzimit të tij nga Serbia në Gjykatën e Hagës?
Përveç këtyre hamendjeve, sigurisht që më vonë, rreth këtij arrestimi, do të na shfaqen edhe shumë dyshime tjera me prapavijë konspirative...e, ne, edhe më tej do të  mendojmë: këto janë vetëm koincidenca rasti dhe asgjë tjetër?!!
“Sa më e dukshme, aq është më e fshehur në sytë e të tjerëve që e kërkojnë”! Në maksimë logjike mbështetet një princip tejet i rëndësishëm i metodikës kriminalistike. Kuptohet, ajo si analogji nuk vlen për të gjithë njerëzit!  Por, vetëm  për ata që dëshirojnë të shikojnë shumë larg, e në të vërtetë, nuk shohin asgjë para vetes ...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ardian Ndreca: Mendimi filozofik shqiptar i viteve ’20-’30 dhe detyrat e Qendrës së Studimeve Albanologjike Fatmir Terziu: “Nënë Tereza” ikona më inspiruese e të gjithë kohërave në botë Rrahje masive e mërgimtarëve kosovarë, me pasoja tragjike Dhimiter Xhoga: Libri "Kanadaja" nje "ambasador'' i perhershem per ne emigrantet shqiptare ne Kanada Delegacioni i Kosoves ne Pentagon Kristina Rasi: Gjykimet drakoniane mbi shqiptarët etnikë, nuk e qetësojnë gjendjen në Maqedoni! Andrea Stefani: "Diplomacia" evropiane e autoritarizmit Sabri Godo: Koha e fjalëve të qarta për Kosovën Fehmi Ajvazi: Primitivizmi pansllav përkundet në ëndrrën për ta shndërruar Kosovën në Irakun e Evropës Besnik Prishtina: Legjendat, tre Adema që i ka Shqipëria Abdullah Prapashtica: Projekt-ligji për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë ka të meta thelbësore Skender Korça: OKB-ja dhe Ban Ki Mun më shumë se “këshilltarë” Beqir Sina: Takimi i liderve kosovar me presidentin Bush në Shtëpinë e Bardhë “Moment Historik” Sejdiu: Takimi me presidentin Bush, moment historik Adri Nurellari: Vota e amigrantëve, një propozim i papjekur Adnan Abrashi: Qeveritë komunale dhe batutat prizrenase për to Entela Safeti Kasi: Shkrimtari me dhe pa atdhe Beqir Sina: Dy shqiptar hidhen ne mes te flakeve te shpetojn jeten e nje gruaje ne New York Skender Korça: Zgjedhjet në Kosovë, rregull, dëshirë apo nevojë Besnik Kastrati: Asgjë përpos të së vërtetës

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora