E enjte, 28.03.2024, 10:03 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Kadri Tarelli: Dita Olimpike në Durrës

E marte, 19.05.2015, 07:00 PM



DITA OLIMPIKE NË QYTETIN E DURRËSIT

Nga Kadri Tarelli

Dita e premte datë 15 Maj 2015, përbën një ngjarje të bukur për jetën shkollore e sportive të fëmijëve durrsak. Buzë detit në shëtitoren “Taulantia”, QKF e Durrësit në bashkëpunim me shkollat e qytetit, zhvilloi një veprimtari të bukur të quajtur “Dita olimpike”, e cila është kurora e “Javës Olimpike” të zhvilluar në të gjitha shkollat 9-vjeçare të Qarkut të Durrësit. Është viti i katërt që durrsakët e vegjël festojnë këtë ditë të shënuar, që nuk ka të krahasuar për nga bukuria e ngjyrave, veshjeve, gjallërisë dhe çiltërsisë të shkollarëve të vegjël.

Duke biseduar me z. Avni Çuni, drejtor i QKF-së së Durrësit, mësojmë se për këtë festë të vërtetë, argëtuese e sportive, ësht menduar e planifikuar me kohë: - “Janë njoftuar e porositur të gjitha shkollat 9-vjeçare për të organizuar “Javën Olimpike”. Jemi të kënaqur që kemi gjetur gatishmëri e mirëkuptim me drejtoritë dhe mësuesit e edukimit fizik”. – Më tej vazhdon:  Tashmë është formuar edhe një lloj tradite, pavarësisht se është fare e re, vetëm katër vjet, por vemë re seriozitetin e organizimit të kësaj veprimtarie nëpër të gjitha shkollat, njëkohësisht dëshirën dhe fantazinë e tyre për të gjetur forma të bukura lëvizore e sportive, aq të shëndetëshme, të pëlqyera dhe të kërkuara nga fëmijët tanë. Ne e çmojmë shumë, ndaj falënderojmë Komitetin Olimpik Shqiptar, që e nxiti dhe e shtriu këtë veprimtari edhe nëpër shkolla, pasi është me mjaft vlera të dobishme edukative, sepse fëmijët kanë nevojëtë njihen me njëri-tjetrin, të shohin se ç`bëjnë të tjerët dhe më së shumti, të duan dhe të merren me sport e ta ushtrojnë atë gjatë gjithë jetës”.

Organizatorët Arian Plaku, Çlirim Kume dhe Enid Furxhi, pjestarë të stafit të QKF-së, ishin kujdesur për gjithçka, që të realizohej mësëmiri i gjithë programi i parashikuar. Të shumtë ishin qytetarët e rastit që shijuan këtë ditë sportive me shumë gjallëri e ngjyra. Ata duartrokitën ndeshjet e volejbollit, garën me patina, nisjen e biçikletave, lojën e bukur popullore “Tërheqje litari”, që shkaktoi nxitje, brohoritje dhe të qeshura te pjesmërrësit dhe spektatorët e shumtë. Me mjaft interes u ndoq dhe u përshëndet koncerti artistike me numra aerobik të balerinave të vogla, të cilat dhuruan kënaqësi te të gjithë bashkëmoshatarët, të cilët në fund u bashkuan dhe vallëzuan të gjithë së bashku. Pa komandë e dirigjent, i gjithë sheshi u përfshi në vallëzim. U krijua një mjedis i magjishëm kënaqësie e argëtimi.

Falënderim për organizatorët dhe pjesëmarrësit, që i dhuruan Durrësit dhe dursakëve këtë festë sportive e artistike.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora