E premte, 29.03.2024, 12:47 AM (GMT)

Kulturë

Dibran Demaku: Një shekull në shërbim të Atdheut

E marte, 19.05.2015, 06:13 PM


NJË SHEKULL JETË NË SHËRBIM TË ATDHEUT

(Akademikëve Idrizë Ajetit dhe Mark Krasniqit)

Nga Dibran Demaku

Të rrallë janë njerëzit e kësaj bote që jetën e vetë e masin me një shekull.Edhe më të rrallë janë ata që shekullin e vetë jetësor e kalojnë në shërbim të atdheut të vetë.Ne shqiptarët e Kosovës jemi me fat që i kemi dy të tillë  në mesin tonë.Njëri nga këta të dy edhe pak muaj kalon kufirin shekullor të jetës, ndërkaq tjetrit i duhen edhe pesë vite që të kalojë në shekullin e dytë të jetës!Dhe qëtë dy këta Korifej të kombit tonë tërë jetën e tyre një shekullore e shkrinë në shërbim të kombit dhe të atdheut.Me emrat e tyre krenohet kombi, krenohet atdheu, krenohet shkenca shqiptare. Duke gërmuar e gërmuar nëpër labirinthet e errëta të historisë njerëzore, ata e nxorën në dritë të diellit , gjuhën tonë, etnografinë tonë, gjeografinë tonë.E kaluan jetën e vetë pothuajse shekullore gjithmonë në këmbë, kurrë të përkulur para furtunave historike!Me jetën dhe punën e vetë një shekullore ata nderuan vetën e vetë, nderuan kombin e vetë, nderuan atdheun e vetë dhe u bën shembuj për brezni!...

Sot ne i takojmë ata kudo nëpër  librat  e dijes dhe të shkencës! I takojmë edhe nëpër rrugë e sheshe të qyteteve tona, kur dalin në shëti.Buzëqeshja e tyre sa e çiltër dhe njerëzore, nën ata hapa të ngadaltë, por të sigurtë, të kërrusur nën peshën e vitit shekullor të tyre, i bën edhe më të dashur dhe më të afërt për ne e në ne!...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora