DASHURI TEVEQELI
NGA NEBI DRAGOTI
Shkruar
në rrugë, në mur, sidomos përpara gjimnazit:”Edhe 100 Teja ime e dashur!Të dua
shumë. ” I riu anonim shumëherë në sipërfaqen e rrugës e kishte shkruar me bojë
të kuqe e shkronja të mëdhaja ndjenjën e mbrendshme erotike që kish për këtë “Teja ime e dashur. ”
Teja emër i shkurtuar me përkëdheli, natyrë e zakonshme për fëmijtë pothuajse e
praktikuar nga gjithë prindërit. Kjo dashuri e shfaqur ndërmjet anonimësh, për
ne lexuesit kalimtarë, është dashuri virtuale, madje, ndoshta , dhe jo
reciproke sipas gjykimit që u bënë veprimeve. Ku i dihet. Ka zemra që
dashurojnë çmendurisht edhe pa rënë në kontakt me atë që do, pa ia shprehur me
fjalë ndjenjën e zjarrtë që ka në mbrendësi të qënies së vet. Ndjenja të tilla
shfaqen në mënyrë spontane dhe tepër enigmatike:”Teja ime e dashur…Të dua
shumë. ”Po vallë a e do kjo Teja?!Ai e
shikon së largu se si ecën si drenushë, e ndjek nga afër, i dëgjon zërin e
ëmbël vashëror. Rrënqethet emocionalisht. Shpesh herë e shikon të shoqëruar me
një djalë. Ndoshta…mbase Teja …e ka gjetur…mendime këto që të shkundin
mendërisht për të bërë marrëzira. Ishin maturantë dhe në kohë provimesh. . Teja
ecte para gjimnazit shoqëruar si përherë me atë djaloshin simpatik dhe se, si
çift, të dy ishin ideal…. Dhe për ta prishur këtë , është e kotë, nuk zë vend
asnjë dashnor i dytë. Teja ecte me kokën lart, krenare , e qeshur. U ndal,
ktheu kokën pas dhe i foli bashkëshoqëruesit që kishte në krah:-Po na ndjek teveqeli. Dashuria e
teveqelit të ngjitet si bajga në këpucë. . -Dashuri teveqeli, dashuri teveqeli,
-u dëgjuan edhe zërat e një grupi vajzash e djemsh, aty pranë, që
kukuriseshin së qeshuri.