E premte, 19.04.2024, 05:23 PM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: Dashuri teveqeli

E marte, 19.05.2015, 07:11 PM


DASHURI TEVEQELI

NGA NEBI DRAGOTI

Shkruar në rrugë, në mur, sidomos përpara gjimnazit:”Edhe 100 Teja ime e dashur!Të dua shumë. ” I riu anonim shumëherë në sipërfaqen e rrugës e kishte shkruar me bojë të kuqe e shkronja të mëdhaja ndjenjën e mbrendshme erotike që kish për këtë “Teja ime e dashur. ” Teja emër i shkurtuar me përkëdheli, natyrë e zakonshme për fëmijtë pothuajse e praktikuar nga gjithë prindërit. Kjo dashuri e shfaqur ndërmjet anonimësh, për ne lexuesit kalimtarë, është dashuri virtuale, madje, ndoshta , dhe jo reciproke sipas gjykimit që u bënë veprimeve. Ku i dihet. Ka zemra që dashurojnë çmendurisht edhe pa rënë në kontakt me atë që do, pa ia shprehur me fjalë ndjenjën e zjarrtë që ka në mbrendësi të qënies së vet. Ndjenja të tilla shfaqen në mënyrë spontane dhe tepër enigmatike:”Teja ime e dashur…Të dua shumë. ”Po vallë a e do kjo Teja?!Ai e shikon së largu se si ecën si drenushë, e ndjek nga afër, i dëgjon zërin e ëmbël vashëror. Rrënqethet emocionalisht. Shpesh herë e shikon të shoqëruar me një djalë. Ndoshta…mbase Teja …e ka gjetur…mendime këto që të shkundin mendërisht për të bërë marrëzira. Ishin maturantë dhe në kohë provimesh. . Teja ecte para gjimnazit shoqëruar si përherë me atë djaloshin simpatik dhe se, si çift, të dy ishin ideal…. Dhe për ta prishur këtë , është e kotë, nuk zë vend asnjë dashnor i dytë. Teja ecte me kokën lart, krenare , e qeshur. U ndal, ktheu kokën pas dhe i foli bashkëshoqëruesit që kishte në krah:-Po na ndjek teveqeli. Dashuria e teveqelit të ngjitet si bajga në këpucë. . -Dashuri teveqeli, dashuri teveqeli, -u dëgjuan edhe zërat e një grupi vajzash e djemsh, aty pranë, që kukuriseshin së qeshuri.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora