E shtune, 20.04.2024, 05:04 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: ''Pushtet arët'' e Shqipnisë turpi i botës

E marte, 19.05.2015, 08:58 PM


“PUSHTET ARËT”  E  SHQIPNISË  TURPI  I  BOTËS

Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë

Nga Fritz RADOVANI

KU ASHT HEROI KOMBTAR GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU ?!

13 MAJI 2015 Presidenti Recep Tayyip Erdogan pritet nga Presidenti Nishani...

Nuk kam asnjë kundershtim per vizitat që ban Presidenti turk Erdogan në Shqipni, tue u nisë se Turqia ka aty “vëllezërit e gjakut të vet” të mbetun tash 100 vjetë në të gjitha anët e skutat e pushtetit anadollak e pushtues të Trojeve Shqiptare. Ndoshta kjo “miqësi” asht edhe shkaku kryesor që shumë “heroj” edhe pse kanë krye Gjenocid për 47 vjetë kunder Popullit Shqiptar nga viti 1944 – 1991, jo vetem nuk diskutohen “tituj e dekotatat e tyne” po, edhe shperblehen trashigimtarët e tyne me miljona euro dhe poste qeveritare.

As kjo tragjedi që nuk ngjet në një vend tjeter në Europë, nuk më shtynë me shkrue këta pak rreshta, sa një gjest antinjerzor, antikombtar dhe antikushtetues i pakrahasueshem  që ngjet në salonin e pritjes së figurës numur 1 të shtetit Shqiptar, pikrisht në sallen e presidentit Republikës, se ciles nuk e dij (po, asnjëherë i Shqipnisë) perderisa hiqet busti i Heroit Kombtar Gjergj Kastriotit – Skenderbeut. Ndoshta, edhe ky asht një kusht per “rilindjen”, mbasi Pasuesit e Kastriotit nuk po e shohin një ditë të mirë tash 70 vjetë...

A do ta priste Presidenti Nishani ndonjë president italian sikur të vihej kushti prej atij që me hjekë bustin e Mujo Ulqinakut nga qyteti i Durrësit? Them se jo!

Veprime të tilla antiligjore sjellin vetëm perçamje dhe urrejtje! Kjo tregon se vizitat dhe bisedimet me “sulltanët” e Turqisë së sotme, nuk kanë karakter laik, gja që edhe kjo asht në kundershtim me emnat e dy shteteve “Republikë”, tue shfuqizue njëheri edhe mardhanjet “Demokratike”, mbasi vizitat dhe marrdhanjet i perkasin kohës sulltanit, ashtusi mund ti duket sulltanit Erdogan shteti ynë i sunduem dikur prej tij... “Atëherë kur ishte krenaria e botës islame, po kurrë presidenti ynë, as prijsi i Shqiptarëve!”

Monumenti i Gjergj Kastriotit sot asht jo vetem ndër Trojet Shqiptare, po edhe nder disa vende nder ma të zhvilluemet e Europës si: Zvicerr, Belgjikë, Hungari, Itali, tue mos u shtri nder sheshe apo rruga të mjaft qyteteve Europjane...I respektuem prej Tyne!

Mos ndoshta, Erdogan kur të “diskutohet” me hy në Bashkimin Europjan, ka me kerkue prej Tyne: “Me çdo kusht heqjen e Monumentit Kastriotit, ose Turqia nuk hyn kurrma në Europë!”... Po, Erdogan mos të harrojë se Shqipnia e Gjergj Kastriotit, ka edhe një Nanë të Madhe, Nanen Tereza, që vazhdon me u lutë ashtusi atë ditë në 1997 në Rinas:

“O ZOT, HIQI MALLKIMIN TAND POPULLIT SHQIPTAR !”



(Vota: 9 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora