Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Lushaj: Tarzani i ri i Kelmendit

| E hene, 18.05.2015, 06:18 PM |


Ramiz LUSHAJ

 

TARZANI I RI I KELMENDIT

 

Stërgjyshi, i madhi Sokol Sadria, rri me vorr e plagë

te vija e kufinit që i ndan në tri shtete tokat e Kelmendit.

Tarzani i vogël me sy mbrapa iku në hapësirat pa kufi të Shëngenit.

Tek kulla e tyne i ka mbetë çanta me libra në shqip,

I kanë mbetë pa krye në fletore detyrat e shtëpisë...

Loti i kalit të tij po i thatno’ lulet e tokës në Velabisht...

Në Guci e Plavë, në Podgoricë, udhëdvetin përditë bletët:

-Tarzanit të vogël, pse ia batë xhungël vitet e jetës?!

 

Engjëlli ynë, çka the në atë fletoren tande në kullën me dry:

-Vendlindje, si Tarzan modern i Kelmendit do të vij për Ty...

Lule vrrini e bjeshke do të çoj tek varri i stërgjyshit,

Do i çeli ëndrrat e mia në udhët e vllaznisë e të fisit...

Do të kuvendoj me male, lumenj, me kelmendasit kreshnik’,

Do ta ndezi prapë zjarrin e kullës time në Valebishtit…

 

Flokët e tua çelës gërshetë i le në derë të kullës, o Tarzani i Kelmendit,

Kthehu pa u thinjë, o i vogli mërgimtar i Shëngenit...!

Kohës po ia nisi dhe poi a la vargun përgjysë:

-A kie me më ftue në dasmën tande në Velabisht?!

Në se nuk do të jem: si në legjendë, do kthehem në një Konstandin:

Do të vij për amanetin e maleve, për hatrin tand, për qejfin tim.

Sot po ta çoj këtë vjershë, o Tarzani i ri i Plavë-Gucisë:

Tek fletorja e pambyllur e detyrave të shtëpisë...

-Per ZSh-në, nga Tirana, 16 maj 2015-