Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Njerka krihet e Shkupi digjet

| E hene, 18.05.2015, 09:07 PM |


NJERKA KRIHET E SHKUPI DIGJET

NGA KALOSH ÇELIKU

E hap gazetën e përditshme t? “pavarur” që del në Shkup: Treshi përsheshi gërhet për Liri. Edhe me fotografi, pozojnë para syve t? lexuesve me ato facat e tyre kulturo-policore t? sh?mtuara përtej Bukurisë. Theshetheme dhe dezinformata. Lista të “intelektualëve” shqiptar, që e thirrin popullin shqiptar në protesta “paqësore” përpara Qeverisë pa merrveshje shqiptaro – maqedonase. Thonë: “Unë shpresoj që një ditë do të përfundojë durimi i shqiptarëve. Mendoj se do të ketë padëgjushmëri ose refuzim të vendimeve të qeverisë…” Tjetri: “kryetari i BDI-së Ali Ahmeti viktimizohet së tepërmi dhe është jo shumë i përgjegjshëm në këtë aspekt.” I treti: “nëse vjen deri te ndarja e Shkupit kjo përfundimisht thotë ndarje edhe të Maqedonisë”.

E unë, e kthej filmin e kujtesës prapa pesdhjetë vjetëve, në kohën e tyre të “artë” komunsite. Po, ky Tresh Përsheshi: doktoronte, punonte në Universitet, redaksi, kabinete të Qeverisë komuniste. Dje komunist?, sot “demokratë” me kokën dhe palarenë tek Partia Neokomuniste. Në atë kohë si komunistë me yll të kuq në ballë, fitonin tituj shkencor universitar, vende pune dhe para me thasë. Sot në “demokraci”, shesin tituj shkencor, vende pune, me tre pensione shtetërore dhe libreza kursimi brenda e jashtë vendit. Përmëtepër, edhe vajtojnë si qyqe lis më lis, derdhin lotë krokodoli për Çështjen shqiptare, integrimin e Maqedinisë në Bashkimin Evropian. E shajnë Maqedoninë, që dje e donin me mish e shpirt. E kishin Atdhe, nuk e dinin gjuhën shqipe, po gjuhën “maqedonase” si gjuhë me perspektivë në të ardhmen. Edhe librat e tyre i shkruanin dhe botonin në këtë gjuhë me perspektiv? sipas tyre, në mjetet e informacionit, deklaroheshin si shkrimtarë maqedonas. Tjetër punë, që sot në “demokraci” mezi e mësuan edhe gjuhën shqipe dhe shkarravisin edhe në këtë gjuhë “vepra artistike komb?tare”. Gurë e dru hedhin mbi Maqedoninë. “Luftë” bëjnë për Shqipëri Etnike. “Vëllezërit” e Njerkës se, kush është më patriot për Maqedoninë: Gruevski, apo Zaevi. Patriotët e vonuar që i shëtitën të gjitha partitë politike “demokratike”. Në fund, u ka mbetur pa e provuar edhe një Parti politike “demokratike” të shëtitur si “patriotë” të vonuar melezë. Dhe, ajo është: Partia Politike Demokratike e Varrezave të “dëshmorëve” të Njerkës…

I mjeri Dhëndërr i yni dhe “patriot” i Njerkës, që para emrit ka titull shkencor: Dr. dhe ende ?sht? brëllok në një  shoqëri “demokratike”, i hedhur nëpër kontejnerë bërlloku që nga koha e komunizmit. I mjeri DoktorZiu me shokë, që nuk la vend pa i futur hundët, i ka mbetur edhe një çerdhe “irredentistësh” pa e zbuluar: Haleja pas Shtëpie. I mjeri Patriot i vonuar, këlysh melez me zgjebe i DoktorZiut, që gjithë jetën nuk u rritë në qen, të lehi pas Ujkut edhe matanë portës, në Katund...

Vallë, a nuk e keni mjaftë më, me deklerata teknefese?! Thirrje për “vëllazërim – bashkim”. E patë edhe koha juaj e “artë” komuniste. H?ng?r fiq dhe vdiq, thotë populli. Tekefundit, bëtë çka bëtë në atë kohë të “artë” komuniste. Tashti, leni pak rehat të rinjtë të na prinë në këtë kohë, shekull të ri mes maleve me penë e libër!…

Ligje të Natyrës, m? thot? nj? z? brenda vetes sime nat? e dit? mbi libra. Këlyshët me zgjebe duhet të lehin pas Ujkut. Nuk kanë punë tjetër në jetë, përveç lehjes politike. Shkaku:  Ujku, është Ujk. Dhe, Këlyshi melez me zgjebe nuk di tjetër zanat, përveçse ndërsimit dhe lehjes pas shpine.

Përsëri, shkaku: E kanë në gojë një cop? buke. Ose, ndonjë asht. Ua kanë hedhur “vëllezërit” e Njerkës E Këlysh?t melez me zgjebe si këlyshë, janë shumë besnikë ndaj zotërinjëve. Ose, siç thotë Fishta i Madh:

„Ani kush pra, me i pri kombit

Ju do pyka bijtë prej llomit

Që „Shqiptarë“ vedit thoni.

Jo pse ju Shqipninë doni.

Jo pse ju ndo‘ send kuptoni

Shka asht Atdheu e shka është Lirija.

Shka asht Vllaznija e Parasija

Përpraimi e Qytetnia.

Por, veç pse ende der më sot

Një tyran s’po e gjeni dot.

Nën këmbë t’cilit ju me u shtrue.

Se un ma tash jam regjë me jue.

E jau njof shpirtin der m’palc:

Pleh i ndytë, me u bartun m’shkale

E me u qitë jashta Shqipnije.

E ndjekin “armikun” këmba këmbës, matanë Lëmës. Edhe përtej Livadhit, deri te Jasakët e Tikeve, majë maleve…

Fatkeqësi kombëtare: Treshi Përsheshi vazhdon të fotografohet para kemerave televizive. Në gazetat e përditdhme t? “pavaruara”. Shetë mend. Nuk u lë vënd edhe të tjerëve në kohën e soçme të thonë ndonjë fjalë, diç të re për politikën shqiptare. I kanë uzurpuar mjetet informacionit, njësoj si në kohën e komunizmit. Përditë i ngushtojnë radhët e tyre me trusakatë. Nuk duan të dëgjojnë një zë tjetër të ri pas Çuke. Veshët i kanë shtupuar me copa gazetash. Pambuk. Dhe, flasin marrëzira nëpër gazeta, debate televizive të Unionit të viçave. Ndonjëherë, edhe nëpër tryeza të rrubmbullakta të nivelit komunal e republikan, që i orgnizojnë gjysmanalfabetët për marketing politik. Hiqen si    mençur, ua ngatërrojnë punët edhe partive politike shqiptare. E thonë: populli i dytë, gjuhë e dytë zyrtare… Nuk e di pse, nuk mund të pajtohem me këta deklarata sakate. Unë mendoj ndryshe: popull i barabartë, gjuhë e barabartë zyrtare… Shqip?ri Etnike…

Edhe: jo, fedarilizimit! Është zgjidhje e përkoshme për çështjen shqiptare. Them: problemi zgjidhet përgjithmonë me: Shqipëri Etnike. Koha është të mos krijojmë më kombe artificial, shtete të vogëla artificiale si në kohën e komunzmit. Shkaku, se: nuk e kemi zgjidhë problemin shqiptar n? Ballkan, po vazhdojmë ta zvarrisim nëpër vite. Përsëri marrveshje maqedonase - shqiptare. Edhe një gabim i radhës. Shqiptarët n? mes t? dy Luft?rave bot?rore e kanë një marrveshje historike: shqiptaro - bullgare. Sipas mendimit tim nuk shoh arsye, që shqiptarët të bëjnë edhe një marrveshje shqiptaro-maqedonase. Shqiptarët mund të bëjnë edhe një marrveshje politike, po jo me një komb pa indentitet, që ?sht? duke dh?n? shpirt,  po me bullgarët.

Unë nuk mund t’i besoj këtij Treshi Përsheshi politik, shkaku, se:  Pesëdhjetë vjet me radhë ende e kam të freskët veprimtarinë e tyre “patriotike kombëtare” p?r Atdheun. Edhe sot, pas kaq viteve. Në fund:  këtij Treshi Përsheshi, nuk mund t’i besoj asgjë, se: flet jerm. Përgjumshëm. Edhe n? mes t? dit?s, shohin ?ndrra. Nuk i shihni si p?rjagen p?r Liri?! Shqip?ri Etnike…Vetëm pak përcillni me vemendje çka flasin në mjetet e informacionit: përralla patetike. Theshetheme dhe asgjë më shumë në këtë kohë, kur na digjet zjarr mbi krye. Ose; si te ajo anekdota popullore: Katundi digjet e plaka krihet.

E pabesueshme, me gjith? k?t? tru patriotik komb?tar, shqiptar?t t? jen? edhe sot e k?saj dite  n? k?t? gjendje hutie, n?n zgjedh??! Po, ja q? jemi se, Treshi P?rsheshi prodhon vet?m deklerata patetike e jo pun?, veprime atdhetare. Treshi P?rsheshi ende i ngat?rrohet popullit shqiptar n?p?r k?mb?. Edhe n? shpin? i ka hipur ky b?rllok policor, e populli shqiptar kurr?sesi t’i hedh? nga shpina me gjith? samar?. Trusakat?t, q? jan? shkaktari kryesor ende t? jemi n?n zgjedh?, edhe sot na detyrojn? ta t?rheqim qerren e ngarkuar me kunguj Stambolli nëpër Bit – Pazar p?r n? Baba Tomor.

Dhe, patjetër këtu në këtë shkrim duhet ta përmendi: maxhatoren dhe pulën. Edhe ne: shqiptarët me maqedonasit jemi në rolin e pulës. Hiqemi se bëjmë politikë madhore. Politikën e bëjnë të huajt (paqsor?t). Vite me radhë e ndjekin pulën nëpër Lëmë. Thikën t’ia vënë në qafë për “mikun” qe e kemi sonte në darkë.

Shkurt e shqip: Maxhatorja na ndjekë të na zë te hambari, po në realietet: moti e ka bërë planin dhe mendon të na zë te pulaniku…