Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ben Blushi: Të refuzojmë ndihmat e Erdogan

| E premte, 15.05.2015, 05:21 PM |


Deputeti i Partise Socialiste Ben Blushi nga foltorja e Kuvendit i ka kerkuar qeverise te mos pranoje kushtin e vendosur nga presidenti turk Erdogan per te mbyllur ne Shqiperi aktivitetet e Lëvizjes “Hizmet” të imamit dhe manjatit Fetullah Gulen, një ish-aleati i tij, tashmë në “azil” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nese ky eshte kushti per te perfituar nga investimet turke, the Blushi, atehere duhet ta refuzojme, -iu drejtua kolegeve te tij deputeti, pasi nuk jemi koloni turke.

“Unë mendoj se ishte vizita e Erdogan në Tiranë ishte një vizitë e mirë e duhur dhe është koha dhe dita për të falënderuar presidentin turk për dhuratën që i bëri Komunitetit Mysliman të Shqipërisë me Xhaminë e Namazgjasë. Nga dje, shumë shpirtra myslimanësh ndihen më të çliruar se kanë mundësi të kenë faltoren e tyre. Ne si popull duhet të kishim ngritur me paratë tona kisha dhe xhami, edhe duke kursyer. Ne se patëm këtë mundësi dhe duhet të falënderojmë popullin turk. Mu duke sikur në këmbim të kësaj dhurate Erdogan kërkoi një shkëmbim. Mbylljen e një organizate sipas tij terroriste që vepron në Turqi e Shqipëri. Unë nuk kam parë organizatë terroriste që nuk vret, dhe në Shqipëri nuk kemi parë vrasje nga ajo që ai e quan terroriste, dhe na kërkon ta zhdukim për arsyet e tij. Kjo na vënë në pozitën e vështirë dhe këtë nuk mund ta pranojmë. Shqipëria njeh dhe ka detyrimin të njohë për organizata terroriste vetëm listën e shpallur nga OKB. Asnjë president që përcakton listën e terrorizmit në vendin tonë nuk është e arsyeshme dhe e pranueshme dhe prandaj duhet ta refuzojmë se ne nuk jemi koloni turke dhe në shkëmbim të një dhurate nuk mund të cenojmë lirinë dhe krenarinë tonë. Bëhet fjalë për të mbyllur shkolla, pa pasur arsye për t’i mbyllur ato, sepse i ka financiar kundërshtari i tij politik. Ne nuk jemi palë në konfliktin politik që ka Turqia. Askush nuk mund të vijë këtu të na kërkojë që nuk bëjnë kundërshtarët e tij për arsye politike. Më intereson liria jonë për të vendosur. Si e tha, si një vëlla, si një mik? Keni parë vëlla mik që thonë mbyllni një shkollë? Unë nuk kam parë! Nëse ne si komb do kishim një baba nderi i parë do i takonte Skënderbeut, Ismail Qemalit. Ne nuk kemi baba jashtë Shqipërisë. E kuptoj pozitën ku është qeveria, parlamenti shqiptar, por nuk mund ta pranoj, ne nuk jemi koloni e askujt. Për të mos u bërë palë në një konflikt në Turqi besoj se është dita për ta refuzuar kolektivisht këtë kërkesë, siç do thoshte Erdogan: “Nuk do bëhemi pishman”, se mbrojmë lirinë dhe krenarinë tonë kombëtare”, u shpreh Blushi nga foltorja e Kuvendit.