E premte, 29.03.2024, 09:27 AM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Hapni dosjet! (14)

E premte, 15.05.2015, 07:11 PM


PYETNI  GJERMANËT:  “SI MBYLLET  KJO  DOSJE ?”

Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...

Nga Fritz RADOVANI

Pjesa XV.

 

DOSJA: Tiranë, më 26.6.1979  Nr. i dekretit: 5912 Viti 1979...

?MOS E HAPNI KËTE DOSJE ! DO TË NA HAPNI “TELASHE” !..

? Lexoni këte dokument:

Tiranë, më 26.6.1979  Nr. i dekretit: 5912 Viti 1979...

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Haxhi Lleshi dhe Sekretari, Telo Mezini firmosin dekretin për internimin dhe dëbimin si masë administrative, propozue nga Këshilli i Ministrave.

Në vitin 1979 hyjnë në fuqi disa nene për internimin dhe dëbimin kundër shtetasve shqiptarë e të huaj dhe personave pa shtetësi, që kanë mbushur moshën 14 vjeç.

“Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë

Presidiumi i Kuvendit Popullor

Dekret Për Internim dhe dëbim si masë administrative në mbështetje të nenit 76 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave.

Presidiumi i Kuvendit Popullor i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë

Vendosi:

Neni 1.

Internimi dhe dëbimi, si masë administrative, mund të vendoset kundër shtetasve shqiptarë, shtetasve të huaj dhe personave pa shtetësi, që kanë mbushur moshën 14 vjeç, janë të përgjegjshëm dhe paraqesin rrezikshmëri për rendin shoqëror të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.

Neni 2.

Internimi dhe dëbimi mund të vendosen edhe kundër pjesëtarëve të familjes së personave të arratisur brenda ose jashtë shtetit.

Quhen pjesëtarë të familjes personat që në çastin e arratisjes, bashkëjetonin me të arratisurin, si bashkëshorti, fëmijët, prindërit, vëllezërit dhe motrat, si dhe persona te tjerë që bashkëjetonin me të dhe kanë qenë në ngarkim të tij.

Lista emnore e aprovuesëve të këtij ligji gjëndet këtu:

http://mordor.rrota.com/2014/shtetiwebdocs/2012/09/28/deputetet-e-kuvendi-popullor-legjislatura-ix-25-12-1978-14-07-1982/

***

?Ky ligj 50 vjet para nenshkrimit të tij tek né, në Gjermani u quejt Gjenocid.

Në Gjermani perfshinte 5% të popullsisë gjermane. Atëherë e sot, asht turpi i Europës!

 

?Po, ajo që ngjet në Shqipni, nuk ngjet në asnjë vend tjeter të Botës!..

?Nenshkruesit e këtij GJENOCIDI, vazhdojnë me kenë “heronj” dhe, me u shperblye si të tillë edhe pse njihen si vrasës mashtrues dhe terroristë të pashpirtë të selisë krimit në Shqipni. Po, sa gra e nuse të reja kanë lindë nder tortura në birucat e sigurimit shtetit foshnje dhe janë masakrue pa mujtë me i dhanë bebeve të vogla një ditë gjiun e Nanës!

?Sa fëmijë vdiqën në kampet e interrnimit të Tepelenës, Lushnjes e të sa skutave ku zhdukej rraca Shqiptare nga sherbëtorët e shovenistët sllavë, anadollakë, kinezë... per hirë të kolltukut tyne në luften e pamëshirshme antinjerzore si antishqiptarë?!..

?Mija e mija fëmijë nder fshatra... edhe pse Nanat e tyne zgjoheshin pa dalë dielli dhe milnin lopët e kooperativës, nuk kishin të drejtë as me ushqye me qumësht fëmijët e vet, se kështu kishin urdhnue “heroinat e deputetet” barbar  të Kuvendit Popullor, që vetem, mendonin per “jeten e lumtur”... të fëmijëve tanë... E kush e beson këte sot në Botë?

?Në vitin 1974, i duhej gjak fëmijësh të porsa lindun me i dhurue Enver Hoxhës...

E sa fëmijë u mbyten në maternitetin e Tiranës, me urdhën të “heroinës” që e “nderon” Shqipnia, kobres Nexhmije Hoxha, per me i shpetue jeten katilit Popullit Shqiptar..?!

?Askush nuk e tregon shifren e Fëmijëve të “vramë” nga urija dhe sëmundjet nder ata kampe interrnimi dhe shfarosje... Sa Nana Shqiptare nuk kanë varreza me Fëmijët e vet?

– Askush nuk flet! Vazhdon edhe sot frika!

***

?Në Republiken e Shqipnisë sot dokumenti konsiderohet “Heroizem” i nenshkruesëve!

?Nëse mendoni me u konsultue me specialistë gjermanë të “hapjes së Dosjeve” mendoj:

Që per Dosjen e vitit 1979, të pyetni “Si mbyllet ajo Dosje?”, se do të na hapni probleme!

?Të persekutuemit politik kanë edhe ata një “institut” që merret me “studime”...

?Mund të pyetni Gjermanët, si funksionon sot “instituti” i Tyne “per mbyllje Dosjesh”!

?Prandej sot, qeveritarët e shqiptarëve thërrasin në gjithë Boten: “Na duhet Rilindja”...

“Na duhen kampet... Na duhet eksodi... Na duhen burgjet... Na duhen vllavrasjet..!!”

?Në vneshtë asht edhe kolltuku: “Frika ruen vneshten!”, thotë fatkeqi Shqiptar!



(Vota: 7 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora