E enjte, 25.04.2024, 02:52 AM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Dudumët gërhasin për liri

E premte, 15.05.2015, 08:34 PM


DUDUMËT NË FACEBOOK

GËRHASIN PËR LIRI

NGA KALOSH ÇELIKU

E hap laptopin. Internetin. Hi-hi-hiii… Përsëri zgjimi. Zgjimi, që pas një nate të gjatë, më shkundi në agim. E ngarkova Veten në shpinë, e lidha nye dhe këmbadoras u nisa dhiareve për në Baba Tomor me këtë poezi:

 

Unë nuk e dua Shtetin Njerkë. Ferrparajsë

Që e duan trusakatët. Rrugaçët kuqezi.

Rrospitë Meshkuj. Dhe, Doktor Ziu.

 

Unë e dua Mëmëdheun! Dhe, Atdheun.

 

Unë nuk e dua Shtetin policor. Ferrparajsë

Ku ma dhunuan Mëmëdheun. Dhe, Atdheun

E shtiret se më do shumë Mua Poetin rrebel.

Pusi më vë pas ferre. Rrugën mos ta vazhdoj

Për në Baba Tomor. Atdheun e perëndive:

Vera ku pihet me dy shtamba. Lindë poezia

Dhe, bëhet dashuri me Hënëkulaçen mbi çati.

 

Unë, e dua Mëmëdheun! Dhe, Atdheun…

 

Rrezik, Dudumët n? mes t? Dit?s Madhe gërhasin për Liri. -Policia letrare me lëvizjet që bëjnë pas shpine, nuk shquhen aspak për bukuri të përjetshme. Dhe, nuk e kanë as kuptimin e të përjetshmes. U mbetet vetëm t’i ndërsejnë këlyshët e tyre me zgjebe nëpër mjetet elektronike të informacionit, të shkruajnë nëpër gazetat dhe revistat e tyre policore, portale, ose t’u duartrokisin: “sa bukur! U lumtë!“ Po, vallë, a nuk ju duken se kërkojnë forma mosletrare për të mbuluar paaftësinë e të shkruarit, të bërit art. O Imzot, sa esëll janë në politikë “madhore”, letërsi dhe parashikime për Ditën e Nesërme, në atë që e shkruajnë dhe  thonë jerm nëpër mjegull...

Me plot gojën e them: Thyeni qafën nga politika, kultura dhe arti i shpirtit qiellor! Kultura shqiptare është si zjarri me flakë. Djeg dhe spastron, hedhë në gjyqin e vlerave. Gjiriz, hale mes hithrave pas Shtëpie.

Pjella e keqe që nuk ka pi ujë në Burimet e pastërta të maleve tona: Baba Tomor, Drenovë, Sharr, Çelëvjollcë, Bjeshkët e Nemura… po në Kënetat dhe Hurdhat e bretkosave, pas Karpateve... dhe, e urren artin e vërtetë, sheh fundin e vet të mjerë, e kanë ngritur bishtin dhe kudo dhesin kakërdhia nëpër livadh…

Shqiptarët duhet të hapin një rrugë të tyre drejtë maleve. Burimeve. Patjetër, duhet të hipin në Baba Tomor. Atdheun e Perëndive. Tyrben ku pihet vera, lindë poezia dhe bëhet dashuri… Shkurt, t’i dalin zot vetes… Besës… Trimërisë… Atdheut… Rrugë kjo, që kalon përmes mohimit dhe Vdekjes…

Aparati burokratik komunist, e ka pjellë Policinë letrare. E ka shpallur Kulturofagun kryepolic të letrave shqipe, për të mbajtur nën zingjirë krijuesit e vërtetë, duke ua nd?rsyer pas shpine këlyshmelez?t me zgjebe… Edhe në Kosovë… Edhe në Shqipëri… Edhe në IRJ të Maqedonisë. E ka zgjëruar rrjetin policor anembanë trojeve etnike shqiptare, mbledhë informata, që më vonë të kthehet në kabinet, shtoj numrin e Policisë letrare për të mbajtur nën zingjirë kulturën shqiptare dhe talentët e “rrezikshëm“ për Shtetin e “përbashkët” ende në djep druri me ninulla partizane.

Hidhni sytë përreth! Vështroni! Dhe, çka shihni?! Gazeta partiake dhe revista policore. Kudo mbijnë si këpurdhat pas shiut. Edhe atë, në provincë. Katund. E lëvdojnë njëri - tjetrin, e ngrejnë në qiell. I thurin hymne. E bëjnë artin e arnimeve me arna të vjedhura. Asgjë origjinale. Kombëtare... Hale katundi…

Policia letrare q? e ka nd?rsyer Kulturofagun me zgjebe, di të kujdeset edhe për gjeneratën e re të shkrimtarit, studjeuesit dhe shkenctarit, që të mos infektohet nga “armiqtë e shtetit“. Përpilon planprograme shkollore. Tekste shkollore dhe lektyra shkollore me vlera sakate duke i flakur nga institucionet shkollore vlerat e vërteta t? arrira letrare e kombëtare shqiptare.

E pyes veten: Kush do të jetë prijësi që do të na e kthej Atdheun?!... Populli shqiptar është i pamposhtur. Historikisht, gjatë ndryshimeve demokratike, ka qenë mbi nivelin e liderëve politik. E dëshmoi këtë edhe gjatë ndryshimeve demokratike; pas Luftës fundit të UÇK -së (2001) në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. E di rrugën e vet drejtë Lirisë. Jo, pse edhe kësaj radhe në këto momente të vështira do t’u prijë trusakatëve, këtyre këlyshëve melezë të Kalit të Trojës pas porte.

Askujt, të mos i shkojë mendja se, populli shqiptar e ka humbur rrugën në Oborr. Atdheun. Shpejt do të vij Dita, agimi i freskët, lindja e Diellit… Dhe, pasi të flakë gjendjen e fatkeqësisë së gjatë mbi kurriz, do t’i këpusë zingjirët e robërisë shekullore.

Rrezik! Rrezik është Kulturofagu me zgjebe të të ndërsehet pas shpine me shpifje, etiketime e rrena patriotike. Facebook –un ta mubshë me theshetheme. Nateditë të shpallë spiunë dhe “patriotë”. Në rrugë, jargët t’i nxjerrë nën ferrë. Ditën të lehi në iriq. Ose, ta nxjerri gjuhën nga vapa dy pëllëmbë. Bishtin ta shti nën këmb? pas porte: Gërhasë n? Facebook në mes t? Dit?s Madhe për liri…

 

Zgjohuni të vdekur se na mbytën të gjallët! -Eh, lexuesi im i nderuar, sikur këto politikanë shqiptar, këto akademikë, këto intelektualë, këto shkrimtarë, këto gazetarë, këto analistë politik që na shurdhuan nëpër dritaret e mjeteve të informacionit dhe Facebook, këto patriotë me kësula leckë në kokë e pa to, të punonin me tru e reagonin me kohë për arsimin në gjuhën shqipe, kulturën shqiptare?! Vërtetë, do të hapte një faqe të re Historia shqiptare. Nuk do ta lodhnim shumë kokën me “Makedonska enciklopedija” e marrëzira të tjera se, a jemi kaçakë dhe a kemi zbritur nga mali, apo “indianë”. Gazetat t’i mbushim kotnasikoti plot reagime e vajtime. Popullin ta thirrim në protesta në rrugë. E në të vërtetë, ai është në rrugë me vite, i papunë falë partive tona politike. Po, ja që nuk reagojnë burrat e botës në gazeta, nuk protestojnë në rrugë me parulla e pankarta në duar për arsimin e politizuar deri në palcë, nuk e ngrejnë zërin për liri. Përmëkeq, me të gjitha forcat reagojnë për “Makedonska enciklopedija”. Rrëzimin e pushtetit me dhunë nga rruga me raste të montuara përmes armëve, në vend me dialog politik dhe votën e lirë demokratike. Gomarit t’i zbresë Nastradini (Gruevski), që t’i hipë Nastradinica (Zaevi). “Shpëtimtari”, që Lagja e trimave e priti me duartrokitje, brohoritje dhe përqafime. E puthi në të dyja faqet si “hero”, mu si tek ajo vjersha partizane: “Në terr të natës, kur lufta krisi/ ti nuk u trembe, mbete si lisi. Flaka e tymi, kudo të mbuloi,/ por ty nuk të trembi/, as të frigoi...“ Punemadhe. Pamfleti politik (“Makedonska enciklopedija”), që na e dhuruan “vëllezërit” e Njerkës, duam s’duam ne, do të përfundojë në Bibliotekën Popullore Universitare të Qytetit: “Sv. Kliment Ohridski”, ose nëpër shtëpitë e lexuesve sllavomaqedonas e shqiptarë. Nuk më pengon kjo, dhe as që kam kohë të merrem me një pamflet të këtillë sllavokomunistë me fletët e të cilit nesër torbeshët nëpër qytet do të shesin fara.

E rëndësishme është se, më pengon vetëvetja, politizimi katastrofal i arsimit shqiptar dhe kulturës shqiptare. Fatkeqësisht, e kemi nën nivelin e pas kohës së Luftës së Dytë Botërore. Ne nuk kemi arsim shqiptar, ne nuk kemi kulturë shqiptare. E në anën tjetër, kemi kohë për të harxhuar energji për një pamflet politik sllavomaqedonas. Ose, kur sot zjarr na digjet mbi krye, merremi me një grup të armatosur pa krye dhe qëllim, i cili “natën e errët” nga malet është strehuar për “kryengritje” me armë mes popullit në Lagjen e trimave, në Kumanovë.

O shqiptarë, mjaftë më punuat e luftuat për sllavomaqedonasit! Shtetin e shokut Tito, që pas Luftës së Dytë Botërore e polli Jugosllavija,  e sot përpiqen ta mbajnë gjallë e përkundin në djep, shqiptarët, serbët e rusët me ninulla shoveniste - nacionaliste.  Popullin artificial pakicë “mish- mash” të prodhuar nga shqiptarët, bullgarët, serbët, vllehët, turqit e romët. Kokën ktheni pas një herë edhe për shqiptarët, popullin shumicë në këtë Shtet “demokratik”, që me plot arsye u takon të udhëheqin me Qeverinë e “përbashkët” maqedonase. Pse jo, Nesër le t’u kërkojnë shqiptarëve një herë edhe sllavomaqedonasit gjuhë amtare, shkolla, flamur, Universitet, Akademi të shkencave e të drejta kombëtare. Veten le ta provojë edhe ky popull artificial në rolin e lypsit te Ura e Gurit. I bindur jam se, shqiptarët do t’ua jepnin me të dyja duart të gjitha këto të drejta qytetare. E nesër?! Nesër, shohim e bisedojmë në Kuvendin shqiptar se, sa banorë sllavomaqedonas do të ketë ky shtet multietnik, që me këmbëngulje duam ta ndërtojmë ne shqiptarët. Edhe njëherë them: ktheni kokën, shikoni prapa në lëmë!  Arsimin e keni në gjendje katastrofale, me pak shpirt. Punë tjetër është ajo se, gjatë “ndryshimeve demokratike” i kemi pasur disa ministra shqiptar të arsimit, të cilë sot si ish ministra të arsimit fotografohen dhe shesin mend para kamerave televizive. Larg qoftë, të flasim për politikanë e deputetë të popullit me etiketë si mall jashtë përdorimi, të cilët sot para kamerave televizive “hapin” rrugë për dalje nga kriza politike. Ende nuk keni shkolla fillore. Tekste shkollore. Lektyra shkollore. Revista për fëmijë. Abetare.

E këndej, ia futni pordhë politike në mes të Ditës Madhe kundër enciklopedisë sllavomaqedonase. Popullin shqiptar e keni përçarë copë – copë nëpër parti politike: Tre shqiptarë, pesë parti politike. E dhjetra “Lëvizje” e Shoqata të “pavarura” joqeveritare me këmbët dhe trutë në legen. Rrugëve dilni në protesta “paqësore” me flamuaj të huaj shtetëror turko-arab. Ose, e lidhni flamurin shqiptar kombëtar në mes me atë maqedonas dhe serb. Përbaltni dhe përdhosni simbolet kombëtare shqiptare. Gojën plot e them: ju jeni edhe kundër fëmijëve të juaj në bankat shkollore. Vite me radhë i keni lënë pa lokale mësimore. I keni lënë edhe pa mësuesë...

E them këtë se, më ka ardhë më deri në fyt. E kam vjellë ushqimin. E kam vjellë politikën. I kam vjellë edhe zorrët. Dhe, sot nuk kam më çka të vjellë.

Poezinë nuk e vjellë. Edhe librat. E di, politkanët trusakatë duan t’i vjellë edhe këto dhunti të Zotit, po ja që unë nuk dua t’i vjellë. Unë e vjellë politikën e tyre teknefese. Unë i vjellë argatët e tyre trusakatë brez pas berzi. Dhe, unë i vjell me gjithë zorrë spiunët e tyre shekullorë. Pse, do të thoni ju si lexues?!

Nuk ka problem, edhe këtë fshehtësi do t’ua rrëfej si shkrimtar. Vetëm, nesër nuk dua të më ankoheni te partitë politike. Prijësit e tyre në ballë, që gjatë një takimi për zgjidhjen e krizës politike, u ulën në një tavolinë. Dhe, e ndezën kokë më kokë nga një cigare. Përderisa, Gruevski dhe Zaevi u ulën veç e veç në dy tavolina. Duartrokitje, për politikanët shqiptar, falë Zotit, më në fund e kuptuan sesi bëhet politika madhore. Fjalën e urtë popullore: Gropën që ia bënë tjetrit, bie vetë. Nëna e juaj Njerkë. Shkaku: ngase, Nëna juaj Njerkë, nuk u jep qumësht si Nëna e juaj e vërtetë shqiptare. Djepin nuk di ta përkund me ninulla kreshnike deri në mëngjes. Nuk ju merr në gji si Nënë.

Punemadhe, do të thoni ju burrat e mejdanit me brekët nëpër këmbë. Nuk është ashtu, lexues i nderuar. Nuk është njësoj të pish qumësht te  Njerka dhe të thithësh gji nga Nëna te pragu i derës. E them këtë se, thirrem në ligjet e natyrës. Vërtetë, janë të përkryer. Kot mundohemi ne artistët t’i bëjmë konkurencë. Natyra është ajo, që momentalisht është e pakalueshme me kryevepra artistike. Nesër nuk dihet, del ndonjë burrë nëne dhe e kalon edhe Nënën Natyrë.

Fatkeqësi, kombëtare! Partitë politike, nesër kush do t’i marrë në gji?! Kush do t’i përkund në djep?! Kush do t’u jap tagji?! Kush do t’i nxjerrë në rrugë çdo katër vjet në zgjedhjet parlamentare. Komunale. Tymeflakë do të nxjerrin nga goja. Zërin do ta ngrejnë lartë nëpër fushata zgjedhore për Gjuhë shqipe. Universitet shqiptar. Akademi shqiptare. Shqipëri Etnike. Qafën e thefshin në përrua!. Edhe kësaj radhe le t’u jap Njerka gji me shtamba. Vetëmse, një gjë duhet ta pranojnë: janë kopila. Kopila edhe do të vdesin brez pas brezi, hyjnë në varre. Profetike, ë?!

Kopilat, dihet e kanë Njerkën. Dhe, Babën e rrejshëm. Vetëm, nuk e kanë qumështin e Nanës. Gjirin, që edhe të vdekurin e çon nga varri. Qumështi i Nanës është jeta. Shpirti. Gjaku. Lufta e përgjakshme me penë dhe pushkë që e bëjmë nëpër shekuj brez pas baezi për liri. Edhe më doni të ju flas, shkruaj marrëzira?! Mjerim. Po, kur do të ju dalë gjumi shekullor, ngrisni zërin si shqiptarë?!

Nesër. Ose, pasnesër. Vonë. E them këtë se, nesër më do të keni vdekur, gërhisni në varr. Ndodhë të sharroni shelgje. Ndonjëri, ndodhë të bëjë edhe çerepë. Saç me shpuzë nuk do të keni ta piqni bukën në mes të odës. Saç.

O Imzot, edhe kësaj radhe mos ua merr për të madhe! Nuk shohin. Nuk dëgjojnë. Nuk dinë. Ua ke dhënë sytë, po nuk i shohin shenjat. Ua ke dhënë veshët, po nuk e dëgjojnë lodrën (tupanin në Dardani). Ua ke dhënë kokën, po nuk e kanë në qafë...

Halli?! Edhe një lutje: ua kthe në kokë! Nuk e bëjnë këtë se duan, po nuk dinë. Patjetër, duhet dikushi  t’u pri në ballë. Rrok për dore. Tjetër është ajo se, këtij populli i prinë në ballë partitë politike. Gjysëmanalfabetët. Edhe një herë ju lutem në emër të Krishtit e Muhamedit, mos i merrni më qafë!...

Dënimi duhet vuajtur gjithësesi, dëgjova një zë nga qielli. Atëherë, së paku le të jetë sa më i lehtë, pa dhimbje. Nëse është nevoja le të digjemi në zjarr të Xhehnemit (Ferrit)! Njëherë e përgjithmonë t’i lajmë mëkatet si popull i zgjedhur nga Zoti.

Jo, përsëri bërtiti zëri nga qielli. Juve si popull, u ka nemur Turku. E nama, përderisa të zë vend fluturon në qiell e tokë. Fatkeqësisht, kësaj radhe zbriti në tokë, në mesin e shqiptarëve. Këmbëkryq u ulë në xhami. Hoxha thirri në minare.

Ndihmë! Ndihmë, o Zoti Madh! Na shpëto edhe kësaj radhe si dikur nga robëria pesqindvjeçare anadollake! Asimilimi. Ti e di se, ne më nuk kemi edhe një Skënderbe, që të na çlirojë nga halldupët, heqi prangat. E patëm një, po edhe këtë duan të na e marrin sllavomaqedonasit. U kemi dhënë mjaftë heronj dhe personalitete. Po, këto siç duket e kanë barkun e madh tinar (fuçi). Thesit nuk janë duke ia lidhur grykën. Përmëkeq, e kanë një thes të grisur me arna. Specat u bien udhës nga qerrja politike. Domatet.

Mëshirë, o Zot! Ecin e flasin jerm. Ndonjëri ka përmirë edhe në sofër të xhindeve. Rrugës flet vetmevete. Babashehu kot i fry në Tyrbe. Hoxha më kot përpiqet t’ia këthejë në kokë ato të shkreta me një hajmali për qafe. Nuk e zënë magjitë, xhindet e kanë në dorë. Natë për natë e hudhin dorë më dorë mbi çatia. Majë lisave. Rrugën e kanë humbur në oborr. Nuk e dinë ku e kanë bythën e ku kokën. E, sa di unë, bota do kokë e jo bythë...

Zgjohuni të vdekur, se na mbytën të gjallët!...



(Vota: 23 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora