E enjte, 03.12.2020, 01:10 AM (GMT)

Aktualitet » Njoftime

Promovohet krijimtaria shkencore dhe letrare e Dr. Nuhi Veselajt

E premte, 15.05.2015, 04:31 PM


Të mërkurën, më 20 maj 2015, në Institutin Albanologjik të Prishtinës, duke filluar në ora 12:00, promovohet krijimtaria shkencore dhe letrare e Dr. Nuhi Veselajt. Gjuhëtari dhe shkrimtari i mirënjohur, Nuhi Veselaj, sapo ka botuar gjashtë tituj librash nga fusha e studimeve gjuhësore: “Çështje të shqipes standarde në fushën e normëzimit”, “Rreth formëzimit të emërtimeve të njerëzve sipas profesionit në gjuhën shqipe”, “Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme”, “Shumësi dhe shquarsia e emrave në shqipen standarde”, “Drejt standardizimit të gjuhës shqipe” dhe “Kontributi i Asdrenit në formimin e gjuhës letrare kombëtare”. Disa prej këtyre librave janë mbështetur financiarisht nga Ministria e Arsimit e Kosovës dhe janë botuar nën siglën e shtëpisë botuese “Era” nga Prishtina. Për krijimtarinë shkencore dhe letrare të Dr. Veselajt pritet të flasin studiues gjuhësorë dhe kritikë letrarë nga Prishtina, Tirana etj.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora