Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Puntorie Ziba: Përsëri erdhi pranvera e grymosur

| E enjte, 14.05.2015, 07:37 PM |


Puntorie Ziba

 

Dhe përsëri erdhi pranvera e grymosur

 

(Vogëlushes me trëndafil në floknajë)

 

Erdhi pranvera e grymosur

mbi shkëlqimin e shikimit tënd të ngrirë

dhe çelën trëndafilat

kuq

kuq

kuq.

Këtë pranverë mbuluar ploje e lot,

luluan trëndafilishtet ngjyrë gjaku,

mes zhurmës e tërbimit

pa lavde njerëzish.

Ca kortezhe shpërndaheshin

e nëna nxorri vigmën

që u fut në vesën e trishtimit

mes - përmes faqeve të trëndafilta

të nimfës vogëlake

të tretshme në ankth.

Në kokën e saj

lëbardheshin petalet

e një trëndafili.

Eh,

ajo përgjithmonë

gjatë rritës,

s’do t’i shikoj lodrat e së nesërmes

nga brenga për kukullën torzo

për zogjtë që i iknin pranverës

drejt një çerdheje tjetër,

larg ngjyrës së shkrumbuar të trarëve latuar

dhe koncertit shurdhues të plumbave

që çanin qiellin copë-copë

dhe shëmtonin pranverën e hirtë

mbi petalet e kuqe të shtrira,

brenda verandave të djegura.

11 maj 2015