E enjte, 25.04.2024, 06:55 AM (GMT+1)

Faleminderit

Dibran Demaku: Profesor Agani

E premte, 15.05.2015, 07:59 PM


PROFESOR AGANI

Nga Dibran Demaku

Sapo të përmendet ky togfjalësh mendja menjëherë na shkon tek profesori i nderuar dhe shumë i respektuar, që ishte aq modest, njerëzor e tokësor si asnjë tjetër, por që në domenin e shkencës dhe të dijes ishte një urragan i pashuar!Ai, pra profesor Fehmiu(Agani) si rrallë ndonjë tjetër kishte bërë emër dhe njihej e raspektohej pothuajse nga e gjithë elita intelektuale e Kosovës si dhe nga profesorët e studentët Universitetit të atëhershëm të Prishtinës.Ngado shkonte dhe kudo ndodhej do të pritej me një nderim të veçantë, sepse edhe vetë ishte i veçantë!Ai kishte aftësi të rrallë që edhe kundërshtarin më të madh ta bënte për vete, gjithnjë falë aftësive të tij njerëzore dhe intelektuale!

Ne ish studentët e Universitetit të atëhershëm të Prishtinës, që patëm fatin ta njihnim dhe ta kishim pranë profesorin e nderuar, ruajmë në kujtesë virtytet më njerëzore, sshkencore dhe intelektuale të tij.Ai, pra profesor Fehmiu(Agani) ishte edhe profesor me plot kuptimin e fjalës, edhe njeri i mirë edhe kombëtar shembullor.Në një ligjëratë që do ta mbante para ne ish studentëve të tij, në Amfiteatrin e atëhershëm të Pedagogjisë, diku në vitin e largët 1978, profesor Agani do të na tregonte se si i kishte bërë hapat e parë arsimi i lartë në Kosovë, dhe atë falë vetë profesorit në fjalë dhe të tjerëve që kishin bërë të pamundurën, të mundur.

Dhe siç do të na rrëfente Profesori ynë, pas shumë kërkesave të tyre të bëra nëpërmes të Udhëheqësve politik të Kosovës së atëherëshme, Universiteti i atëherëshëm i Beogradit kishte lëshuar pe dhe kishte lejuar që të hapej Fakulteti i parë në Kosovë e që ishte Fakulteti filozofik, edhe atë jo i pavarur, por si degë e Universitetit të Beogradit! Vetëm se hapja e Fakultetit të parë në Kosovë nuk do t`i gëzonte edhe aq profesorët dhe studentët shqiptarë( që sipas Profesorit ishin shumicë absolute), sepse mësimi do të zhvllohej në gjuhën që atëherë quhej Gjuha serbo-kroate?! Megjithate mësimi për ca kohë kishte vazhduar të zhvillohej në atë gjuhë derisa disa nga profesorët(ndër të Parët edhe profesor Fehmiu) do t`i organizonin studentët(kuptohet në mënyrë të fshehtë) që të ngrisnin zërin dhe të kërkonin që mësimi të zhvillohej në Gjuhën shqipe.Organet drejtuese të Universitetit të atëherëshëm të Beogradit, në fillim do të  rrezistonin, por në ndërkohë do të ishin të detyruar që të lëshonin pe dhe kështu do të niste Rruga e arsimit të lartë në Gjuhën shqipe në Kosovë! Edhe tash pas kaq vitesh, autorit të këtij shkrimi dhe sigurisht edhe të tjerëve u kujtohen fjalët e fundit që Profesor Agani do t`i thonte në fund të asaj ligjërate:-„Ne,  gjenerata e parë e arsimit të lartënë Kosovë kemi bërë pothuajse të pamundurën-të mundur, gjithnjë në kontest kohor, prandaj juve gjeneratave në vazhdim u mbetët që të vazhdoni rrugën e nisur!“…

Në vitin 1979, studentët e vitit të katërt të studimeve  të Degës së Gjuhës dhe Letërsisë shqiptare do të kërkonin që t`u lejohej shkuarja për një vizitë në Republikën e Shqipërisë.Dhe kur nga organet udhëheqëse të Universitetit të atëherëshëm të Prishtinës do të mirrnin përgjegje negative, ata, pra studentët e Degës në fjalë do të rebeloheshin në njëfarë mënyre, nëse mund të quhej në atë kohë refuzimi i tyre për mospjesëmarrje në ligjërata për shkak të rrefuzimit të kërkesës së tyre.Do ti që në kohën për të cilën po flasim e po shkruajmë, në pozitën e dekanit të Fakultetit filozofik të atëherëshëm të ndodhej pikërisht Profesor Agani.Dhe natyrisht që ai do t`i ftonte në zyrën e tij të dekanatit studentët e rebeluar!Me oratorinë e njohur të tij ai do t`i bindëte pothuajse të gjithë studentët e rebeluar që t`i ktheheshin mësimit! Vetëm njëri nga ata nuk do të bindej që t`i kthehej mësimit, qoftëedhe me kushtin e përjashtimit nga Fakulteti, qoftë edhe me kushtin edhe të heqjes së lirisë së tij! Atëherë, Profesor Agani do t´i largonte të tjerët nga zyra e tij dhe do ta ndalonte për një bisedë më të gjatë atë studentin e mosbindur apo studentin refuzues të ligjëratave.Siç do të mësonim më vonë nga vetë studenti-refuzues apo nga i mosbinduri, Profesor Agani do ta përgëzonte për qëndrimin e tij parimor!Pastaj gjërat do të lëviznin në mënyrë të lumtur për studentët e Degës së Gjuhës dhe Letërsisë shqipe dhe ata do të niseshin për vizitë për në Shqipëri! Ishim të bindur atëherë dhe jemi të bindur edhe tash pas kaq kohësh se ajo vizitë  Shqipërisë nga ana e studentëve në fjalë ishte bërë falë Profesor Aganit dhe ndihmës së tij!Sepse siç e cekëm edhe më lartë, Profesor Agani kishte virtytin e lartë me anë të të cilit virtyt do t`i kthente nga ana e vetë edhe kundërshtarët më të rrebtë!

Në kohën kur Kosova dhe kombi shqiptar në të si të thuash gjendeshin në udhëkryqin më të rrezikshëm dhe më të pazgjidhur historikisht, Profesor Agani do të gjente kurajo e forcë intelektuale që të përballej me të,  në të mirë të kombit dhe të vendit!Ai do të inkuadrohej në Lidhjen demokratike të Kosovës, që ishte e para Parti apo Lëvizje  gjithëpopullore  shqiptare.Profesor Agani do të ishte dora e djathtë e Kryetarit të Lidhjes demokratike të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova,  dhe si të thuash ideologu dhe aktori kryesor i Lëvizjes së re! Profesor Agani do të ishte si të thuash shpirti dhe zemra e Lëvizjes apo Partisë së re!Duke i ditur aftësitë e tij të dijes dhe shkencëve sociologjike, Dr. Rugova do ta kishte Proifesorin më shumë se dorë të djathë të tijën!

Urragani Agani, do të ishte mbase i pari politikan shqiptar që do ta pranonte publikisht se Ushtria çlirimtare e Kosovës ishte formuar dhe vepronte për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb, atëherë kur politikanë të tjerë shqiptarë as në heshtje nuk guxonin ta përmendnin atë.Atyre që e kanë mbamendjen më të fortë sigurisht se u kujtohet një debat televiziv i zhvilluar në mes të Profesor Aganit dhe simbolit të rezistencës sonë kombëtare-Adem Demaqit, kur Profesori publikisht do ta thonte fjalën e vetë për Ushtrinë çlirimtare  e cila sapo kishte dalur publikisht dhe do t`i dilte në mbrojtje asaj! Vendosmëria e Profesorit në mbrojtjen e Ushtrisë çlirimtare do ta befasonte edhe vetë Bacën Adem i cili në adresë të Profesorit do t`i thonte fjalët më të zgjedhura të fjalorit të tij!

I tillë do të ishte në jetën e tij Urragani Agani.Ai nuk do të ndalej për asnjë çast së punuari dhe menduari për kombin dhe vendin e vetë! Duke mos mund ta ndalte në asnjë mënyrë tjetër Urraganin Agani, armiku do ta ndalte duke ia shuar jetën! Ideologët e pushtuesit serbë e dinin se Urraganin Agani mund ta ndalnin vetëm duke ia shuar jetën! Dhe ata nuk do të hezitonin që të ia shkurtonin jetën, sapo t`u vinte rasti! Dhe rasti u kishte ardhur kur Kosova digjej në flakë nhga pushtuesi serb dhe kur jeta e njeriut shqiptar ishte më e lirë se një plumb i vetëm! (Vite më parë qe thënë se Urragani Agani qe arrestuar dhe qe vrarë në një fshat të Lipjanit derisa kishte shpëtuar disa të rinj shqiptarë që pritej të pushkatoheshin nga ushtria serbe.Ai, pra Profesor Agani, kishte dalur para ushtarëve serbë duke u thënë se të rinjtë shqiptarë nuk ishin fajtorë, sepse ata vetëm po e zbatonin mësimin që u kishte dhënë ai për liri, dhe nëse dikush ishte fajtor në atë mes , ishte pra ai vetë , Profesori.Thuhej se të rintë ishin liruar, ndërkaq Profesorin e kishin marrë me vete ushtarët serbë.Në ditën tjetër ishte gjetur i pajetë trupi i tij! Kështu disi patën deklaruar vite më parë familjarët e tij! Rënia e tij, në mënyrën se si qe thënë, sado e dhimbëshme që ishte, në anën tjetër ishte rënie që nxiste ndjenjën e krenisë! Sepse nuk kishte se si të përfundonte ndryshe , vetëm duke rënë për Liri, një Urragan si Profesoriynë!)

Profesor Aganit do t`i përuleshin, në të gjallë të tijë, që të gjithë:do t`i përuleshin të njohurit e miqtë, do t`i përuleshin të panjohurit dhe kundërshtarët e rrebtë të tij! Do t`i përuleshin edhe vetë armiqtë e tij!

Në përvjetorin e rënies së tij, që ishte vetëm para pak ditësh, o fol pa,  tmerrësisht pak?!Jeta dhe vepra e tij prej Urragani meritonte shumë më shumë se kaq! Për të do të duhej të flisnin e të shkruanin të gjithë, sepse ai ishte i të gjithëve!...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora