E enjte, 18.04.2024, 01:39 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Kadri Tarelli: Durrësi në pranverën e olimpiadave

E enjte, 14.05.2015, 07:07 PM


DURRËSI NË PRANVERËN E OLIMPIADAVE

Në fundjavën e parë të muajit Maj 2015, QKF e Durrësit organizoi olimpiadën mbarëshqiptare të matematikës për klasënë 7, të ciklit 9-vjeçar, e njohur me emrin “Fest matematika 7”. Veprimtaria u zhvillua në mjediset e kolegjit “T. Ozal” të Durrësit. Njëkohësisht po në këtë ditë dhe po në këto mjedise u zhvillua edhe kampinati kombetar i shahut, për djem e vajza për klasat (4 – 5) – (6 - 7) - (8 – 9).

Avni Çuni, drejtori i QKF-së së durrësit përshëndeti pjesëmarrësit, duke uruar për suksese në këto veprimtari, ku çdonjëri ka mundësi të shprehë njohuritë dhe talentin e tij. Natyrisht secili e krahason veten me më të mirët nga të gjithë trojet shqiptare. Kjo ësht forma më e bukur për të nxitur dëshirën dhe kalitur vullnetin për t`u marrë me matematikën dhe sportin e shahut dhe për të arritur suksese dhe rezultate të larta. Ai falënderoi drejtuesti e Bashkisë së Durrësit dhe të DAR-së, për bashkëpunimin dhe ndihmën që i japin Qendërs Kulturore të Fëmijëve të Durrësit, duke i mbështetur të gjitha veprimtaritë letrare, artistike, shkencore e sportive, me shtrirje lokale, kombëtare e mbarëshqiptare. Njëkohësisht falënderoi drejtoritë e shkollave dhe mësuesit, të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre kanë mundur të zbulojnë, nxisin dhe ndihmojnë talentet. Një falënderim i veçantë u drejtohet fëmijeve të ardhur nga trevat shqiptare, nga Gjilani dhe Presheva. Janë fëmijët ata që krijojnë dhe  forcojnë lidhjet e bashkëpunimin më të mirë mes shqiptarëve.

Në fjalën e saj të pëshëndetjes, znj. Lindita Muka, Drejtore e DAR-së së Durrësit, si kurdoherë e pranishme në veprimtaritë shkencore, artistike e sportive të QKF-së, uroi fëmijët pjesëmarrës, duke vënë theksin tek dobia e këtyre aktiviteteve të përvitëshme, të cilat janë një provë e bukur e ballafaqimit dhe krahasimit me bashkëmoshatarët. - “Është bukur kur njeh vetveten, dhe askund më mirë se nëpër të tilla festa. Të gjithë ju jeni të fituar, pavarësisht se dikush mund të dallohet diçka më shumë. Kjo veprimtari nuk ka për qëllim të nxjerrë më të mirin, por t`u heqë juve emocionet e garës, t`u bindë se jeni të zotë dhe t`u nxisë për të punuar më shumë”. - Me këto fjalë drejtuar fëmijëve, shtroi edhe një kërkesë për kolegët e DAR-ve, DAZ-ve dhe QKF-ve për një bashkëpunim më të mirë mes njëri – tjetrit, sepse jo të gjithë konkurentët u paraqitën. Shprehu bindjen, se duhet më shumë mirëkuptim, përkushtim dhe vlerësim të veprimtarive të tilla mbarëshqiptare, të cilat kurdoherë janë në shërbim dhe dobi të nxënësve tanë.

Agron Xhyra, përgjegjës i sektorit shkencor në QKF e Durrësit, në fjalën e tij theksoi: - Me të drejtë dikush i ka quajtur muajt, mars, prill dhe maj,  “Pranvera e olimpiadave”, sepse nuk ka shumë dit që përfunduam fazën e tretë të olimpiadës së matëmatikës për shkollat 9-vjeçare. Edhe kjo e sotmja është veprimtari në vazhdim të tarditës, sepse mbushi plot 16 vjet. Ne jemi përpjekur të ruajmë vazhdimësinë edhe cilësinë në shkallën e vështirësisë së ushtrimive e problemave, duke u mbështetur në pjesën më të madhe tek revisat “plus”, e cila përgatitet nga një grup matematikanësh në Tetovë, por edhe tek mësuesit tanë me përvojë shumëvjeçare, siç është Z. Agim Shehu.

Ndërsa Enid Furxhi, përgjegjës i sektorit të sportit pranë QKF së Durrësit, u shpreh me fjalë optimiste për garën e bukur në kampionatin e shahut, i cili këtë vit mbush katër vjet, me synim për t` i kthyer Durrësit traditën e dikurshme të shahut.

Në bisedë me z. Naim Kërçuku, ish drejtori i QKF për shumë vite me rradhë, sot i ftuar në ceremoninë e hapjes, tregon me një lloj krenarie e gëzimi të përmbajtur se kjo veprimtari e zhvilluar në vititn 2000, u pagëzua që në ditën e parë me emrin “Fest matematika 7”. Qëllimisht për të zbutur trysninë dhe emocionet që krijohen në një garë matematike, të cilat janë të pa shmangëshme. Duke i vënë këtë emër çdo nxënës pjesëmarrës, e ndjejë veten se po merr pjesë në një festë mes shokësh e shoqesh nga të gjithë trojet shqiptare. Pavarësisht se është garë dhe në fund ka edhe fitues, ballafaqimi me më të mirët është i bukur dhe i dobishëm, kur kemi të bëjmë me talente që duan të hapin shtegun në rrugën e mundimëshme të shkencës.

Në fund: Për  “fest matematika 7” u dhanë këto vlerësime:

Çmimi i I. Megi Reka. Nxënëse e kolegjit “Turgut Ozal”. Durrës, e cila mori maksimumin e pikëve, plot 100 pik.

Çmimi i II-të. Mjoneza Isufi, nxënëse  nga Presheva

Çmimi i III-të. Mateo Selfo, nxënës nga Vlora

 

KAMPIONATI I SHAHUT

Djem

Vajza

Kategoria e I

1.       Skerdi Cacaj. Gjirokastër

2.      Dejan Neziri. Shkodër

3.      Glen Kasa. Durrës

 

Kategoria e II

1.       Erion Vogli. Shkodër

2.      Xhulio Albroini.  Kurbin

3.      Klejdi Xhaferri. Lushnjë

 

Kategoria e III

1.       Sidi Beca. Shkodër

2.      Alket Caushi. Durrës

3.      Franci Mihani. Kavajë

 

Kategoria I

1.       Elisa Isufi. Durrës.

2.      Eklea Omeri. Sarandë

3.      Gentiana Peca. Durrës.

 

Kategoria e II

1.       Xhoana Precaj. Shkodër

2.      Rozana Mustafa. Durrës.

3.      Diana Kenek. Sarandë

 

Kategoria e III

1.       Pamela Linatopi. Lushnjë

2.      Erisa Alipa. Durrës

3.      Sara Bushi. Shkodër.

 

 

Duke përshëndetur organizatorët dhe pjesëmarrësit, urojmë sukse në takime të tjera kaq të bukur.

 

Përgatiti

Kadri Tarelli

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora