E marte, 19.03.2024, 08:23 AM (GMT)

Mendime

Saraçi: Odisejada e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit

E enjte, 14.05.2015, 07:02 PM


Odisejada e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit

Nga Hilmi Saraçi

Isa Boletini është njëri ndër patriotët më të shquar të historisë tonë kombëtare. Kjo figurë markante, që zë vend të padiskutueshëm ne historinë e popullit shqiptarë krahas atyre që dhanë aq shumë per lirinë e atdheut tonë si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Ismail Qemali, Idriz Seferi e shumë të tjerë. Ai (Isai) u rrit me armë në dorë, jetoi me te, dhe plot një jetë rrugëtoi me te drejt shtigjeve te lirisë. Isai, armet e lirisë kurdoherë i kishte gati kundër pushtuesve tanë. Lindur dhe rritur në Boletinin e tij të lashtë  me 1864, nga babai Ademi dhe nëna Ajshe nga Zhabari i Poshtëm, në një familje me tradita atdhedashëse, trashëguar nga gjyshi Murseli dhe i ati Ademi, të cilët nuk kishin pushuar kurrë se reshturi per çlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare…

Prandaj kaherë ka qenë e pranishme dëshira për gjetjen dhe bartjen e eshtrave të kryetrimit, Isa Boletinit, në vendlindje, në Boletin, mirëpo kjo punë ishte mjaft me përgjegjësi dhe e vështirë për t’u realizuar. Megjithatë, kjo iniciativë është ndërmarrë me përkushtim dhe angazhim dhe për të gjithë ata që morën këtë iniciativë duhet pasur konsideratë të lartë dhe të veçantë njerëzore dhe kombëtare.

Njëri ndër ata që dha kontribut të madh për zbulimin, gjetjen e varrit,bartjen dhe ruajtjen e eshtrave në Kosovë të heroit tonë kombetar , Isa Boletinit, është  Mulla Asllan Murati nga Zhabari i Poshtëm, shumë vite kryetar i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, imam në “Xhaminë e Zallit”  (tani “Isa Beg”) i cili flet me respekt të vaçantë për iniciativën e zbulimit, bartjen dhe ruajtjen e eshtrave të Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij në vendlindje (Kosovë) ...

Prof. Mulla  Asllan Murati pas 5 viteve (1998-2004) të pritjes për rivarrosjen e eshtrave të Isa Boletinit me bashkëluftëtarët e tij kishte shkua një ditë të akademik Pajazit Nushi.në Prishtinë  dhe i kishte thenë: “Profesor, Ju keni qenë iniciator për bartjen e eshtrave të Isa Boletinit, ejani të kryejmë këtë punë, sepse u bënë pesë vjet që i kemi eshtrat e tyre. Unë  e kam barrë të rëndë dhe po kam frikë se ndonjë keqbërës do t’i azgjësojë (vjedhë) eshtrat e Isa boletinit”…

Pas kësaj, në vitin 2004 u morr iniciativa përseri. Ministri  për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, z. Rexhep Osmani (2004) kishte biseduar me presidentin Ibrahim Rugova dhe kështu e kishin thirr Mulla Asllanin në ministri. Pastaj ishte zgjedhur këshilli për rivarrim : Behxhet Brajsholli (kryetar), Rexhep Osmani, Pajazit Nushi, Muhamed Shukriu, Asllan Murati, Zekeria Cana, Remzi Murati, Jusuf  Bajraktari, kol. Arif Muçolli, për t’u zgjeruar më vonë në 25 anëtarë.

Në këtë takim ishte vendosur që të ftohen pjesëmarrës nga Shqipëria, nga Maqedonia, nga Kosova Lindore (Presheva) , nga Mali i  Zi, nga SHBA-ja dhe përgjithësisht nga diaspora. Ishte  vendosur që të mbahet një akademi për veprën dhe jetën e Isa Boletinit në Prishtinë , ku do të flasë  presidenti, dr. Ibrahim Rugova. Ndërsa në Mitrovicë para komunës do të flasë kryetari ,Faruk Spahiu.Ndersa në Boletin do të flasin Agim Çeku, kryeministri Bajram Rexhepi dhe Zekeria Cana. Me 26 shtator 2004 ishte caktuar termini për rivarrosjen e eshtrave të Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij, por KFOR-i nuk kishte dhënë leje për rivarrimin e tyre, me ceromoni ushtarake, sepse fshati Boletin gjendet nën komunen e Zveçanit, ku serbët me përkrahjen e Serbisë kanë pushtetin në dorë në këtë pjesë të vendit duke ushtruar dhunë ndaj shqiptarëve dhe duke pamundësuar një jetë të përbashkët…

Mulla Asllan Murati,  në korrik 2011,  me rastin e 95-vjetorit të vrasjes së Isës dhe bashkëluftëtarëve të tij në Ribnicë të Podgoricës dhe 13- vjetorit të mbërritjes së eshtrave të tij dhe bashkëluftëtarëve në Mitrovicë, në ceremoninë e dorëzimit të eshtrave të Isa Boletinit dhe të tjerëve institucioneve komunale në Mitrovicë – për herë të parë kishte bërë të ditur vendin se ku i kishte fshehur dhe ruajtur ata. Ai kishte përseritur se eshtrat ishin varrosur asokohe në oborrin e Xhamisë së Haxhi Veselit në Mitrovicë. Pas luftës, i kishte rivarrosur në oborrin e shtëpisë së tij. Arkivoli me eshtrat e Heroit dhe bashkëluftëtarëve tij, qenë nxjerrë nga toka, brenda një objekti ndihmës në oborrin e tij, ku i kishte fshehur që nga viti 2004. ..

Mulla Asllan Murati dhe dr.Ramadan  Këlmendi  disa here në disa takime të tjera e kishte shtruar  çështjen e vonimit të rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit, prandaj bashkë me Mulla Asllanin kishte organizuar një  tubim popullor (përkujtimor) në vendlindjen e Isa Boletinit në Boletin për nderë të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë tubim para pjesëmarsëve për personalitetin e Isa Boletinit, për historinë e zbulimit dhe të bartjes së eshtrave të heroit kishte folur Mulla Asllan Murati dhe dr. Ramadan Këlmendi duke kërkuar që rivarrimi i eshtrave të heroit ,Isa Boletinit më luftëtarët tjerë të bëhet sa më parë…

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi  me datën 30 tetort 2014 ka pritur në një takim familjarët e heroit kombëtar Isa Boletinit, Kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin si dhe Arsim Gërxhaliun, Drejtorin e Departamentit i Mjekësisë Ligjore në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Në këtë takim u prezantua se Departamenti të Mjekësisë Ligjore ka përgatitur një raport, të nënshkruar nga drejtori Arsim Gërxhaliu, sipas të cilit vërtetohet se eshtrat e sjella në Kosovë në vitin 1998 nga Mali i Zi, janë të heroit Isa Boletini. Ministri Krasniqi ka thënë pas takimit se meqë Departamenti i Mjekësisë Ligjore ka vërtetuar se mbetjet mortore janë të Isa Boletinit dhe mbetjet tjera janë të një prej nipave të Isa Boletinit, do të kalohet në fazën tjetër. “Unë i falënderoj të gjitha institucionet që kanë punuar deri tash në mënyrë profesionale në finalizimin e këtij procesi, që ka nisur para 3 vjetësh. Pas raportit të sjellë nga zoti Gerxhaliu ne biseduam për fazën tjetër të punës që është përgatitja e ceremonisë së rivarrimit të heroit tonë Isa Boletinit. Duke e ditur simbolikën dhe si kërkesë e familjarëve të Isa Boletinit, është vendosur që ceremonia të mbahet me datë 28 Nëntor 2014”, ka thënë ministri Krasniqi, duke shtuar se gjithçka tjetër sa i përket ceremonisë do të vendoset në fillim të javës së ardhshme. Ai kishte shtuar se figura e Isa Boletinit është gjithëkombëtare dhe për organizimin e ceremonisë do të ketë koordinim dhe bashkëveprim edhe me institucionet e Republikës së Shqipërisë. Po në këtë ditë, 30 tetor 2014, TV -Klan Kosova kishte ftuar në studion e saj Mulla Asllan Muratin i cili ka folur nga dora e parë për heroin kombëtar, Isa Boletinin, për bartjen, ruajtjen dhe rivarrimin e eshtrave në vendlindje, në Boletin duke theksuar se Isa Boletini nuk është vetëm i Boletinit dhe i Mitrovicës, por i të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë .Ai luftoi prej Pazarit të Ri, Mitrovicë, Kaqanik dhe prej Shkodre deri në Gjirokastër që do të thotë në të gjitha trojet shqiptare për bashkimin e trojeve shqiptare dhe për pavarësinë kombëtare”…

Me këtë rast u tha se Festa e sivjetmë e Flamurit do të ketë një nga festimet më të veçanta që kjo festë është festuar ndonjëherë në Kosovë. Dhe, krejt kjo, sipas zyrëtarëve të Ministrisë së Kulturës, pikërisht për shkak të rivarrimit të eshtrave të heroit, Isa Boletinit, në Boletin të Mitrovicës.“’28 Nëntori’ i këtij viti do të jetë më i veçanti i shënuar në Kosovë, ngase do të bëhet rivarrimi e eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini”, Kjo është bërë e mundur pas konfirmimit të autoriteteve kosovare të mjekësisë ligjore se eshtrat që i posedon familja Boletini janë pikërisht të heroit, Isa Boletinit. Tashmë institucionet kanë bërë çdo gjë gati që rivarrimi i eshtrave të heroit të shkojë siç e meriton një hero kombëtar. “Ceremonia do të organizohet nën patronazhin e kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe do të ketë karakter mbarëkombëtar. MKRS  është e përfshirë në të gjitha fazat e përgatitjes dhe me kapacitete të plota për të organizuar në mënyrë madhështore ceremoninë e kthimit të Isë Boletinit në vendlindje”. Këshilli organizativ për Ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini, i emëruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur takimin e parë me 10 nëntor (2014) , “Pjesë e Këshillit Organizativ ishin: Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, z. Agim Ceku- Kryesues, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Memli Krasniqi- Zv. Kryesues, përfaqësuesi i Zyrës së Kryeministrit- Edi Sejdiu, përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme- Policisë së Kosovës- Naim Rexha, përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme- Burim Susuri, Kryetari i Komunës së Mitrovicës- Agim Bahtiri, Drejtori i Institutit të Historisë- Sabit Syla, përfaqësuesi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës- Jusuf Bajraktari, përfaqësuesi i familjes së Isë Boletinit- Gazmend Boletini”. Mirëpo kjo që u tha  më lartë  se Kosova dhe Shqipëria do të përgatisin bashkë ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini, në fshatin Boletin, në veri të Mitrovicës për datën  28 Nëntor (2014) në mënyrë madheshtore, nuk ndodhi kështu, sepse Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur 19 nëntor 2014  ka miratuar ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr. 3/204 të datës 5 nëntor (2014) me kërkesën e kryesuesit të Këshillit Organizativ për ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini, ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku.

Këshilli pas disa takimeve, ka vendosur se datë më e përshtatshme për rivarrimin e eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini, të jetë 16 janar 2015, 99 vjetori i rënies, e jo 28 Nëntor, për shkak që kjo të jetë një ngjarje në vete dhe në përputhje me jetën dhe veprën e heroit kombëtar Isa Boletini. Mirëpo përseri konfirmohet shtyrja e rivarrosjes së eshtrave të Isa Boletinit,sepse   datë më e përshtatshme për rivarrimin e eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini, të jetë 16 janar 2015, 99 vjetori i rënies, e jo 28 Nëntor, për shkak që kjo të jetë një ngjarje në vete dhe në përputhje me jetën dhe veprën e heroit kombëtar Isa Boletini. Mirëpo përseri konfirmohet shtyrja e rivarrosjes së eshtrave të Isa Boletinit .

Këshilli organizativ për rivarrosjen e eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini i kryesuar nga Ministri i FSK-së Haki Demolli, në takimin e mbajtur me 30 dhjetor 2014, ka ardhur në përfundim se data e paralajmëruar për 16 janar 2015 duhet të shtyhet për një datë tjetër.”propozimi i KO  për shtyrjen e datës së rivarrimit të eshtrave  të heroit kombëtar Isa Boletinit është bërë duke marrë për bazë kushtet jo të mira  klimatike, me borë dhe dhe temperaturë të ulta, është vlerësuar se kushtet e tilla nuk do të lejonin organizimin dhe mbajtjen e një ceromonie madhështore, çfarë e meriton heroi ynë kombëtar Isa Boletini. Këshilli Organizativ propozimin e vet,që data e ceromonisë së rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit të jetë me 30 qershor 2015, ia ka përcjelë  Qeverisë e cila do të vlerësojë kushtet për caktimin e datës së re të mbajtjes së ceremonisë”…

Megjithate edhe kësaj radhe deshton rivarrosja e Isa Boletinit, sepse është marrë vendimi i ri me pëlqimin e dy qeverive ,Kosovës dhe Shqipërisë ,që eshtrat e Isa Boletinit të varrosen pranë Ismail Qemalit, në Vlorë ,vendim ky që ka zgjuar reagime të shumta në Kosovë.

Mendoj se ky vendim edhe se ka një mbeshtetje më tepër politike sepse minoriteti serb në very të vendit nuk është pajtuar dhe ka kundërshtuar, prandaj duke u mbështet që mos eventualisht do të krijohet ndonjë incident që do të kishte ndikim në harmonizimin e qëndrimeve të pritura për një bashkjetës në mes të shqiptarëve dhe komunitetit serb Qeveria ka hequr dorë nga rivarrosja e heroit, Isa Boletini , në vendlindjen e tij në Boletin, duke anashkaluar të drejten dhe  mbështetjen historike dhe kombëtare të popullit shqiptarë, sepse kjo odisejadë dhe  zhagitje që 15 vite është mjaft shqetësuese dhe e papranueshme jo vetëm për instucionet tona shtetërore por për mbarë popullin tonë. Mjaft kemi bërë lëshime dhe gabime në favor të minoritetit serb në veri të vendit,derigjuar nga nga forcat detruktive të Beogradit dhe aleatve të tij të cilëti nuk din të ndalen me kërcënimet e vazhdueshme ndaj pavarësisë së Kosovës duke penguar kështu më në fund edhe  rivarrosjen e eshtrave të heroit tonë kombëtar , Isa Boletinit në vendlindjen e tij në Boletin…



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora