E shtune, 20.04.2024, 12:58 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Mimoza Dajçi: Letër Presidentit të Shqipërisë Nishani

E enjte, 14.05.2015, 06:52 PM


Letër kërkesë drejtuar: Presidentit të Republikës së Shqipërisë Z. Bujar Nishani.

I nderuar President Z. Bujar Nishani!

Organizata e Gruas Shqiptare - Amerikane "Shpresë & Paqe" me qendër në New York, ju dëshëron shëndet të mirë e punë të suksesshme në drejtimin demokratik të vendit dhe në te mirën e popullit tonë.

1. - Z. President!

Sipas edhe bisedës së shkurtër që patëm me Ju në New York, në lidhje me propozimin e njohjes nga ana Juaj si Ditë Feste Kombëtare  datëlindja e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ne i mëshojmë kësaj kërkese që të ligjërohet nga ana Juaj. Sipas dokumentave historike flitet se data e tij e lindjes është data 6 Maj 1405.

Për të qenë të sinqerta ky propozim vjen nga intelektuali shqiptar në New York Z. Mark Shkreli, i cili për vite me rradhë ka qenë Drejtor Artistik i Qendrës Kulturore "Nënë Tereza" pranë Kishës Katolike Shqiptare në Harsdalle NY, që drejtohet nga Famulltari i Nderuar Dom Pjetër Popaj.

Ne si Orgaanizatë Gruaje e mbështesim propozimin e tij, prandaj po u a paraqesim këtë kërkesë, por njëherësh sjellim edhe zërin e mijra shqiptarëve në SHBA të cilët e ëndërrojnë një propozim të tillë.

Gjithashtu shprehim kënaqësinë tonë që Ju, në një nga Ambjetet Kryesore në Presidencë mbani të vendosur Bustin e Legjendës Shqiptare Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

2. -  Z. President!

Një kërkesë tjetër që vjen nga Organizata jonë e Gruas "Shpresë & Paqe" dhe konkretisht nga unë personalisht, flet për  ligjërimin nga ana Juaj të datëlindjes së Nënë Terezës, që të njihet si Ditë Feste Kombëtare -  si Dita e Nënave Shqiptare, pasi 8 marsi është festë komuniste dhe është festë për gruan, kjo që ne kërkojmë eshte që të jetë Festë për Nënat.

Datëlindja e Nënë Terezës ose Gonxhe Bojaxhi është më datë 26 Gusht të vitit 1910. Kjo datë po afron, e nëse Ju e miratoni kërkesën tonë, do të jetë edhe një plotësim i Figurës së Nënë Terezës, por edhe i të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen.

Duke përfunduar këtë letër, mbetemi me shpresë se kërkesat tona do të meren në konsideratë. Ju lutem na bëni me dije se e keni marë letrën tonë.

Me respekt

Për Organizaten e Gruas "Shpresë & Paqe"

Mimoza Dajçi

__________

Mimoza Dajçi

Organizata e Gruas "Shpresë & Paqe"

Kryetare

The Women's Organization "Hope & Peace"

Adresa: 810 Pelham Parkway South

#3 E

Bornx. NY, 10462

USA

Adresë email-i: hope.peace.org@gmail.com

dajci_mimoza@hotmail.com

Nr. Tel: (917) 645 7452

Nr. Prot. 131/2




(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora