E enjte, 28.03.2024, 02:39 PM (GMT)

Kulturë

Albert Vataj: 34 vite më parë qëllohet Papa Gjon Pali

E merkure, 13.05.2015, 06:13 PM


Sot 34 vite më parë më 13 maj 1981 - Papa Gjon Pali II qëllohet dhe plagoset rëndë nga një turk i arratisur nga burgu, Mehmet Ali Agça, në Sheshin e Shën Pjetrit, Vatikan. Motivet e vërteta për të vrarë kreun e Kishës Katolike Romake edhe sot vazhdojnë të mbeten enigmë. Pasi u shërua nga plagët, Papa e vizitoi Mehmet Agçan në burg dhe i ofroi falje. Gjatë procesit të hetimeve, Agça çoi në arrestimin e tre bullgarëve dhe tre turqve, të cilët dolën në gjyq në vitin 1985 - Agça ishte dëshmitar kyç i shtetit. Në gjyq, ai e përshkroi veten si Jezu Krisht, parashikoi fundin e shpejtë të botës dhe e shpjegoi skenarin bullgar të atentatit si të sajuar nga zbulimet perëndimore. Agça tha se Perëndia e kishte udhëhequr për të kryer atentatin. Ai e lidhi sulmin me Sekretin e tretë të Fatimës; tre mesazhet profetike, sipas traditës katolike, që Madona, Virgjëresha Mari, ua tregoi tre fëmijëve baresha portugeze, të cilave iu shfaq në vitin 1917. Mesazhi i parë thuhet se parashikoi Luftën e Dytë Botërore; mesazhi i dytë lidhej me rritjen a zgjerimin e Rusisë (Bashkim Sovjetik); dhe sekreti i tretë, i zbuluar nga këshilli i Vatikanit më 1985, parajmëronte; '[Rusia] do të përhapë gabimet e saj në të gjithë botën, duke shkaktuar luftëra dhe persekutime të Kishës. E mira do të martirizohet. Ati i Shenjtë do të provojë vuajtje (plagosje), dhe kombe të ndryshme do të shuhen' (13 korrik1917).

Ngjarjet rrodhën; Më 1986, të pandehurit bullgarë dhe turq u liruan për mungesë provash. Më 1991, Bashkimi Sovjetik pushoi së ekzistuari; Në vitin 2000, pas 19 vjetesh burg në Itali, Agça u ekstradua në Turqi, ku kreu dënimin e mbetur nga koha e arratisjes - u lirua në janar 2010.




(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora