E premte, 29.03.2024, 09:26 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Asllan Dibrani: Festivali poetik i krijuesve

E merkure, 13.05.2015, 05:57 PM


Festivali poetik i krijuesve në Mërgatën Shqiptare pjesë e thesarit të letërsisë shqipe

Ky dhe këto mënyra takimesh  janë origjinale në llojin e vet të krijimtarisë. Ky takim dhe ata pasues kanë synon të rizgjojë vlerat për artin ,kulturën dhe letërsinë tonë dhe mbarëvajtjen e Mërgatës Shqiptare . Takimet e këtij lloj pa dyshim do të jenë edhe një pjesë e thesarit tonë  në zhvillimin  e artit dhe letërsisë shqiptare.

Nga Asllan Dibrani

Edhe gjatë këtyre  ditëve  u festuar dita ndërkombëtare e punës,1 maji kudo në Botë. Kjo ditë është festuar edhe në mesin  e kombit tonë  në Shqipëri në Kosovë dhe ma gjerë në trojet tona .Kjo festë krijuesit e Mërgatës Shqiptare i gjeti krejt në aktivitete tjera jo të festës,por të punës aty ku ju rrah zemra  çdo ditë dhe vargu që e shkruajnë. Me këtë  se cili ja mësyu  takimit tradicional orës se madhe poetiko-letrare në Koblenz të Gjermanisë .Takimi më saktësisht,  me 1 maj pasdreke u mbajt në qytetin e bukur Bad Neunahr am Weiler rrethi  i Koblenzit. Takimi Tradicional Poetiko-Letrar "Pavarësia" (i teti më radhë) në organizimin dhe përkujdesjen e LKSHM, të sponsorizuar nga afaristë shqiptarë që tuboj një numër të madh krijuesish dhe  artdashës .Fillimisht ishte e nisur nga  Lidhja e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani.

Pjesëmarrës  që nderuan këtë takimi pati edhe nga institucionet  e  Shtetit të Kosovës (përfaqësues nga Ministria e Mërgatës Shqiptare), si Përfaqësia Diplomatike në Frankfurt nga zoti Astrit Zemaj dhe Fatmire  Musliu. Pjesëmarrëse  ishin edhe degët e "Lidhjes së Krijueseve Shqiptarë në Mërgim"  nga  Austria, Greqia, Zvicëra, Italia, Hungaria, Malësia nga Rozhaja shqiptare), nga Tropoja por ma e veçanta ishte pjesëmarrja nga Çamërisë si përfaqësues Niko Stilo, Arbërori-Çam nga PREVEZA jonë!

-Pra  në ditën e këtij takimi krijuesit bënë me mijëra kilometra  rrugë për t'u takuar me  miqtë dhe vëllezërit e vete  nëpër Evropë që  janë yjtë  gravituese të  vlerave dhe artit shqiptar. Vet fotoja  e marrë se bashku në këtë takim ishte një pasqyrë dhe logo e  orës letrare tradicionale "Pavarësia" në Koblenz të Gjermanisë

Takimi tradicional i filluar para 8 vitesh po merre përmasa çdo vit ma shumë me bashkimin e krijuesve të rinj , shkrimtarëve, dhe artistëve anembanë Evropës.

-Lidhja e shkrimtarëve çdo vit po shton fondin e veprave të veta në gjinitë letrare prozë dhe poezi. Hapjen e tubimit  e bëri  zoti Hasan Qyqalla ndër të tjera po shkëpusim disa pjese nga teksti permajtsor  kushtuar këtij takimi madhor. Pos përshëndetjes  se të pranishmeve dhe urim mirëseardhje  ai për artin dhe vlerat e krijuesve në Mërgatë tha:

"Arti i mirëfilltë e mban çelësin e portës, përtej dëgjimit e vështrimit tonë, përtej asaj që njohim në komunikimin tonë me qiej e hyjnorë. Mbase, epokat janë dëshmitare “kryeneçe”, do të thoja, që nuk ka fuqi në botë që mund t'i pengojë integrimet shpirtërore. Prandaj, integrimi shpirtëror është çelës në duart tona, që ne krijuesit mërgimtarë kujtoj, ia dolëm, e që si proces duhet t’ju paraprijë edhe integrimeve tjera, si integrimit ekonomik, politik apo fiziko-gjeografik. Ndryshe është arkitektura e pasioneve, ëndrrave, e mrekullive, bardhësive dhe humanitetit. Tani, nuk dijë se ka mjeshtri më të përkryer se arti kur nxjerrë vargje, piktura apo skulptura që komunikojnë në heshtje me publikun, me kritikën apo me artdashësit. Ta nxjerrim për një çast kryepersonazhin e mirësisë globale “Nënë Terezën”...! Shtohet pyetja a dinë të më thotë njëri sa vargje i janë shkruar, sa piktura gjegjësisht portrete i janë bërë, sa monumente i janë ngritur “Nënës së “vogël”, por me shpirt të madh”!?

-Janë të panumërta...! Prandaj kisha arsyen që mora “Nënëmadhen”si shembull , pasi jo vetëm na zgjoi krenarinë kombëtare, por edhe na mësoi me urtinë e saj humane, ose të jem më pragmatik, ne morëm mësime drejt realizimit të synimeve dhe objektivave tona në botën perëndimore.

Arti i qeverisjes është organizim i adhurimit”!

Rrjedhimisht, gjithnjë kundruall këtij “Arti të qeverisjes...” në shtetet ku jetojmë, veprojmë e krijojmë, sot kemi arritur të ngrisim ura miqësie, bashkëpunimi e identifikimi, padyshim, jo vetëm në fushën e artit, por kujtoj në çdo pore të jetës...! Këtë funksionalizim strukturor e socio - institucional, do të donim ta jetësojmë edhe në shtetet e origjinës prej nga vijmë..., e të mos shohim akoma skena të llahtarshme trafikimi deri të tragjikja...! Mbase nuk është rastësi se të urtit thonë “Arti i prinë politikës...” e përfundoj nder te tjera z.Qyqalla! Pos zotit Hasan  Qyqalla  fjalën morën edhe zoti Fran Tanushi,Mentor Thaqi z,Seveme Fetiqi,që e udhëhoqën takimin. Pastaj përfaqësuesit e Konsultës së Kosovës  z. Astrit Zemaj dhe Fatmire  Musliu i përshëndeten  të pranishmit që lanë mbresa të mëdha entuziazmuese për vlerat e takimeve të tilla ,por edhe sinjalizuan procese pozitive në të ardhmen  e Diasporës Shqiptare. Ata u zotuan ti shtyjmë përpara këto parametra dhe ta ndërtojmë shtetin tonë te përbashkët. Në vazhdimin  e  seancës së parë  të takimit  pati edhe përshëndetje nga  përfaqësuesit e Lidhjes së Krijuesve Shqiptare nga Austria , Zvicra ,Italia, Greqia,Hungaria , Çamëria,nga Unioni i Biznesmenëve Shqiptarë në Gjermani  etj. Mjaft kontribuuan në rezymetë e tyre lidhur me ecurinë e krijimtarisë në Mërgatën Shqiptare. Qëllimi i takimit ishte edhe "Festivali poetik"  gara  poetike qe konkurruan mese 21 poet me poezitë e tyre.

Pas një pauze 20 minutëshe u bënë edhe  4 promovime librash nga krijuesit e Mërgatës  dhe u ndanë  shpërblimet  e  4 poetëve  ma të mirë. Në përfundim të takimit bënë foto të përbashkëta miqësore.

Le të mbesin ky dhe takimet e tilla në të ardhmen "Odë" e gërshetimit të zhanreve të letërsisë në Mërgatën Shqiptare.  Takimet e këtij modeli le të mbesin mesazh t'i bashkoje artistët shqiptar ngado dhe kudo  që ndodhen pavarësisht nga kufijtë që na ndajnë!.

Oda e mërgatës shqiptare të jetë mikpritëse e penave të reja.  Ky dhe këto mënyra takimesh  janë origjinale në llojin e vet të krijimtarisë. Ky takim dhe ata pasues kanë synon të rizgjojë vlerat për artin ,kulturën dhe letërsinë tonë dhe mbarëvajtjen e Mërgatës Shqiptare . Takimet e këtij lloj pa dyshim do të jenë edhe një pjesë e thesarit tonë  në zhvillimin  e artit dhe letërsisë shqiptare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora