Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rrustem Geci: Të rënët e Kumanovës

| E merkure, 13.05.2015, 07:10 PM |


TË RËNËT E KUMANOVËS

poezi promemoriale

 

- Liri, duam një të bukur që ka hijeshinë e vet

dhe një diell Kuq e Zi mbi tërë atdheun!..

 

Ju që UÇK-ën e Kumanovës akuzoni

dhe vrasësit i mbroni që këtu vrasin

mos  u  bëni  dorë  e    përgjakurit

 

Maqedonia nuk ka histori të veten

dhe vret tjetrin që di të dashuron

Dëgjoni o shtetar të të përgjakurit

prej tanëve lirisë goja po i merret,që

atdheun e jepni për të ngrënë e pirë

paraja për ju është më e shenjta, dhe

trupat tuaj veshur me kostum mode

nuk ua mbulojnë krimin prej xhelati

 

Shqiptar në Qeverinë e Gruevskit

ju jeni jashtë detyrës që kërkon çasti

ju që i keni ra në qafë popullit tuaj

Dëgjojeni UÇK- në në Kumanovë

thirrjet e atyre që po vdesin për liri

mos u frikoni nga egërsi e armikut

në këmbë burra, në këmbë Kosovë

kudo Anës Vardarit janë tokat tona

 

Ky është zëri nën lot i Kumanovës

zëri nën lot i Preshevës, Medvegjes

Bashkohuni shqiptar! Paçka se do

të vdesim për një të bukur të dashur

durimi në histori nuk është asgjë

jetë e madhe quhet kur je në betejë

 

Popull, rrëxoj sulltanët e korruptuar

prej tyre lirisë goja sot po i merret

Ju që i keni ra në qafë çlirimtarëve

dhe atdheun e shitni për plancin tuaj

dhe i dhjeni në dinjitet këtij populli

në këmbë Shkup, në këmbë shqiptar

prej tuve lirisë goja sot po i merret!..

 

Rrustem Geci - Dortmund, Maj, 2015