E premte, 29.03.2024, 04:42 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Pse Rusia?

E shtune, 09.05.2015, 06:10 PM


Pse Rusia?

Nga Fahri Xharra

Tagjikistani është një shtet i vogël, 93% malor, me një popullsi prej 6 milionësh ku rreth 63% janë Tagjikë e 93% myslimanë. Ky shtet i Azisë Qendrore gjithmonë është i trazuar. Që nga pavarësia e 1991-shit prej BS-ik, ky komb vazhdimisht është tronditur nga lufta frakcionale ndër krahinore dhe fetare që kulmuan më Luftë Qytetare në Majin e vitit 1992 e tutje, duke e shkatërruar ekonominë ashtu të varfër, shpërnguljet masive dhe mbytjen e mbi 60 mijë vetëve. Lufta qytetare ka zgjatur mbi katër vjet.

Populli i sotshëm i Tagjikistanit ka pak nga ata që e luftuan Aleksandrin e Madh, para 23 shekujsh. Vendasit u ballafaquan ndër shekuj nga shumë qytetërime të kohës dhe pësuan asimilime gjuhësore dhe kulturore nga Persët, Turqit dhe Mongolët. Në shekujt e 8-të dhe të 9-të u krye asimilimi gjuhësor nga Persët, të cilët e sollën edhe fenë islame.

Persishtja u bë gjuhë e drejtësisë, e elitës së kulturuar dhe e fesë Islame, duke u futur me kohë edhe në viset më të larta e të largëta malore të vendit… Edhe pse populli nuk e donte pavarësinë nga Rusia, ajo u b, pavarësia u arrit, por me luftë qytetare ndërmjet opozitës Islamike fundamentaliste dhe të moderuarve që janë ende në pushtet. ( Lexoje :” Tagjikistani dhe tokat mbarëshqiptare “ F.Xharra)

Por çka të bën përshtypje këtu, është se ende mbetet si konflikt ideologjik, gara në mes të sekularistëve dhe atyre të vizionit islamik. Sekularistët janë për pluralizëm politik, kulturor, ekonomik, kurse Vizioni Islamik vetëm për Autokraci.

Lufta qytetare i kishte edhe pasojat e saj jo vetëm ekonomike, por edhe në ndërrimin e të menduarit të Tagjikut. Shkollimi i ndërprerë për vite të tëra e sajoi të aftin për punë të paaftë. Lufta e stimuloi dhunën në rritje ndaj femrës. Kjo shoqërohej me diskriminim në shkollë dhe pas shkollimit në gjetje të punës. Por më e keqja: lufta i la shumë gra kujdestare të vetme të familjes. Mungesa e punës e rriti prostitucionin, si i vetmi burim i ekzistencës. Filloi me të madhe shkuarja e femrave të reja në vendet e pasura arabe për të gjetur “punë”. Kthimi prapa i tyre nga “puna premtuese” ne vendin e tyre gjithnjë të varfër solli vetëm prishje të unit dhe të personalitetit. Një problem më tepër për shoqërinë.

Këto ditë ,.lajmërojnë agjensitë botërore të lajmeve  , se pas paraqitjes së “Grupit Islamik që thirren në xhihad” në Tagjikistan , Rusia i premtoi këtij vendi ndihmë ushtarake dhe pajisje në vlerë prej 1,23 miliardë $ , që të ndihmohet ky shtet në luftën e tij nga rreziku në rritje i grupeve ushtarake të njohura si ISIL ose ISIS.

Pse Rusia, po e ndihmon Tagjikistanin në këtë pike?

Por përkundër  rritjes së rrezikut të ekstremit islamik, Presidenti I Tagjikistanit i propozoi parlamentit të këtij vendi , që të ndalojë emërtimev e të posalindurve si dhe emërtimet e cdo gjëje që tingllon arabisht.

“Pas votimit të këtij ligji , oficerët civil nuk do të guxojnë regjistrojnë asnjeri e as gjë me emrat e objekteve, flores , faunës si dhe emrave të njerëzve kanë origjinë arabe.,” tha Xhelaldin Rahimov, zyrtar i lartë i Ministrisë së drejtësisë së ketij vendi ,raporton agjensia Interfax.

Rahmonov, i cili ka fuqinë e madhe si politikan dhe gëzon përkrahjen e madhe sidomos të popullatës së varfër, vitin e kaluar i ktheu mbrapa një numër të madh studentësh nga shkollat fetare dhe u ndërpreu studimet jashtë vendit, si dhe e goditi ashpër mënyrën “islamike” të veshjes.

Deklarata e tij: “Kam frikë që ndër frikën e dënimit e ndëshkimit të rinjtë s`do të respektojnë Zotin gjatë faljes dhe lutjeve”, hasi përkrahje ndër mjediset intelektuale dhe gati gjithëpopullore Tagjike..

Tagjikistanin si vend, si popull, si histori e njoh shumë mirë. Kam simpati të posaçme për këtë vend aziatik. E kam vizituar shpesh. E njoh edhe nga këndi i hundëzakëve të Aleksandrit të Madh. Vend i vuajtur dhe i përvuajtur, por me një klasë politike intelektuale dhe të mprehtë, e cila përkundër dëshirave të “miqve”, merr hapa të rëndësishëm për ardhmërinë e vendit.

Varfëria, shkollimi i cunguar, perspektiva e errësuar, qasje të kufizuara në shëndetësi cilësore janë ato që i bashkëngjajmë njeri tjetrit, e dallojmë shumë në mendimin dhe vendosjen e parakushteve për të ardhmen e rinisë sonë.

Në trojet  mbarëshqiptare ne duhet t`i referohemi asaj çka thoshte Aristoteli dikur në kohën e tij: “T`i kushtojmë rëndësi të veçantë edukimit të rinisë. Një mospërfillje sado e vogël në këtë drejtim, do të na kushton shumë shtrenjtë”.



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora