Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rrustem Geci: Borëbardha

| E shtune, 09.05.2015, 02:04 PM |


B O R Ë B A R D H A - poezi nga libri "Trojet e mia"

 

Vëlla i gjakut  dhe  i  betejave

Abetar, dhe  Abetare e kombit

mos  u  ligështo, bëhu  i fortë

ji në udhën tënde mos u  ndal

mbështetu në krahët e këngës

  Shqipërinë  e  shqiptarëve

Iliridë, Shqipëri e qëmotshme

mbahu tek rrënjët tua  o trime

  ilirishten shqip të Shkupit

në ilirishten shqip të Lëkovës

në ilirishten shqip  të Tetovës

  ilirishten shqip    Dibrës

të Prespës, dhe të Kumanovës

në Ilirinë  kah  rrjedh  Vardari

bëje dorën  grusht, shtrëngoje

ktheja ylberin tënd Manastirit

Ohër e Prilep janë tokat  tona!

 

Rrustem Geci - Dortmund, 2015