E premte, 29.03.2024, 02:35 PM (GMT)

Kulturë

Flavia Cosma në gjuhën shqipe

E enjte, 07.05.2015, 06:33 PM


DJEGJET E MËDHA NË POEZINË E ZONJËS FLAVIA COSMA

(Parathënia e librit Qetësi hyjnore, Amanda Edit, Bukuresht 2015)

Poezia e Zonjës Flavia Cosma është befasuese sepse përmes saj mund të ekzemplifikojmë fort mirë karakteristikat e përcaktuara nga Hugo Friedrich lidhur me lirikën moderne: 1. Fantazia diktatoriale, tensioni tematik i nxitur nga polariteti real-ideal, bota e hiçit dhe ajo e vetmisë. Po i analizojmë sipas rradhës. Fantazia diktatoriale konstituon motorin e palëvizshëm të krejt poemave. Ato ekzemplifikohen nëpërmjet forcës së metaforizuar të imagjinatës së papërkufizuar: „Duke e puthur në gojë, bronzi i statujave/ shndërrohet në ar;/ (...)/ I përkëdhelur në gjinj, bronzi i statujave/ Shndërrohet në ujë,” (Bronzi i statujave)

Sa i përket tensionit real-ideal, relievimet janë më komplekse. Nën këtë aspekt vlen të komentojmë në rradhë të parë poezinë e dashurisë të Zonjës Flavia Cosma. Një aspekt i parë qëndron në mosbesimin ndaj përjetimit të sentimentit në mënyrën sublime : «Të të them tani adio, engjëlli im,/ Koha e shkuarjes na ka arritur pas/ Dhe tani na lë prapa./ (...) Me fjali të ashpra, duke ngurruar me shqetsim,/ E ulim mbarimin përpara fillimit,/ Derisa dashuria, duke e parandjerë destinin,/ Me hidhërim përpëlitet. (Fjalë pa trup)

Pason momenti i aurorës së përmbushjes: «Po lamshërohem në zemrën tënde/ Ngrohem nga flaka e gjakut tënd/ Dremis në beteja të shurdhëta, monotone/ Hipnotike/ Të tupanit tënd» (Prehje) Pjesa dërmuese e poezive të dashurisë ia përfaqësojnë mospërmbushjen e dëshirave: «Fjalët e ëmbla synojnë të më arrijnë pas,/ Pranë dritares pres të rikthehesh,/ E butë duke u shtrirë/ Mbi qefinin e parfumosur/ I qepur nga fije yjesh dhe plisash.” (Paturpësi)

Mund të flasim në këtë situatë, për kërkimin me ngurrim të dashurisë, të përmbushjes së qenjes: Poeti Horia Badescu, në një libër të jashtëzakonshëm, Memorja e Qenjes, konsideroj se ekzistojnë dy tipa të poezisë: një që këngëton përmushjen e Qenjes, dhe e dyta, kërkimi i kësaj. Qenja përfaqëson karakteristikat e pandryshueshme të gjallërimit, të detektuara në nivelin e llojit prezent efemerikisht te individi. Ngase qenja duhet të përmbushet, njeiu duhet të ndjehet si pjesë integrale e universit. Në rastin e lirikës së poeteshës Flavia Cosma, kemi të bëjmë me llojin e dytë të poezisë, atë që e kërkon qenjen: “Dashuria e zhubravisur qëndron e nxirë mbi gardh,/ Fjolla të mëdha e të vlagta ia mbulojnë sytë” (Melankoli)

Hiçi apo asgjësia përfaqëson fundamentin e ekzistencës. Kondita humane efemere, shpie drejt trishtimit ontologjik, i aksentuar nga largësia prej shtëpisë (poetesha jeton në Kanada): «Edhe ata i arrin një ditë/ Pleqëria dhe vdekja./ Edhe ata do varrosen nga të tjerët/ Në hijen e gërmadhave të lavdishme” (Në hijen e kohës). Po qe se do të zhvillonim një reduktim fenomenologjik në drejtim të katër elementeve primordiale, poezía e Zonjës Flavia Cosma qëndron nën shenjën e zjarrit. Kjo e pajis me energji universin anorganik dhe konsumon, në dashuri, sentimentet e njeriut. Si synim formativ, siç do të shprehej Luçian Blaga, poezía e Flavia-s është e stuhishme

Tema qëndrore e lirikës së saj mbetet dashuria. Stili i poeteshës është i drejtëpërdrejtë, rrëfimtar dhe i papërmbajtur. Tekstet janë të përmushura me dinamizëm, tensioni real-ideal duke qenë eksploziv, duke prekur madje edhe përmasat kritike. Poezia është një mjet për njohjen e botës dhe të vetëvetes. Ekzistenca është heraklitiane, „një rrjedhë e përjetshme”. Kondita humane vdektimtare është ajo e një tragjike të qartë. Tejmatanë buçitkes njerëzore, autorja zbret, herë pas here, nga qielli. Një Qetësi hyjnore prej nga buron edhe titlli i librit. Njohja e vetëvetes relievohet në poezitë e dashurisë, përmes të cilave e kërkon, pa e prekur, përmbushjen e qenjes.

Poezia e Zonjës Flavia Cosma është moderne, dinamike, e frymëzuar. I frymëzuar është edhe përkthimi i kësaj vepre në gjuhën shqipe, i realizuar nga poeti i palodhshëm dhe i përzemërt, Baki Ymeri. (Lucian Gruia)

BOX

Flavia Cosma është shkrimtare, poete dhe përkthyese rumuno-kanadiane, e lindur në Rumani. Është laureate e çmimeve të panumërta internacionale. Ka kryer Inzhenierinë Eelektrike në Institutin Politeknik të Bukureshtit dhe ka studiuar teatrin në Rumani. Poashtu është produkatore, regjizore dhe skenariste për filme dokumentare të televizionit. Flet rrjedhshëm, anglisht, rumanisht, frëngjisht dhe spanjisht. Prodhon vepra origjinale dhe përkthime në këto katër gjuhë. Ka botuar njëzeteshtatë vëllime poetike, një roman (rumanisht dhe anglisht), një libër memorjesh të udhëtimit (rumanisht-anglisht) dhe pesë libra për fëmijë. Vëllimi i saj poetik Leaves of a Diary është miratuar në kuadrin e Universitetit të Torontos, në katedrën catedra  E. J. Pratt Canadian Literature  si material didaktik për vitet 2007-2008. Vëllimi i saj Thus Spoke the Sea ka qenë i pranuar në kuadrin e Universitetit Towson në Baltimore, Maryland, SHBA, si material didaktik për vitin shkollor 2014, në klasën e profesorit Alan Britt. Poemat dhe librat e saj janë dekoruar me shpërblime të shumta. Zonja Flavia Cosma është anëtare e Unionit të Shkrimtarëve të Rumanisë, anëtare e The League of Canadian Poets, British Comparative Literature Association, L’Association des Auteurs des Laurentides, Union Hispanoamericana de Escritores, etj. Poashtu është drejtoreshë e Rezidencës Internacionale të Shkrimtarëve dhe Artistëve, si dhe presidente e festivaleve dyvjeçare të Val-David-, Quebec, Canada, dhe e Festivalit dyvjeçar internacional në Val-David.

http://www.flaviacosma.com/Val-David.html



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora