E enjte, 25.04.2024, 09:01 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Lindja e Gjergj Kastriotit dhurata me e madhe e kombit arbnor

E marte, 05.05.2015, 08:20 PM


Lindja e Gjergj Kastrioti dhurata me e madhe e kombit arbnor

Me rastin e pervjeteorit te 610 te lindjes se Gjergj Kastriotit

Nga Gjon Keka

Me 6 maj 1405 eshte dita ne te cilen ka lindur ne atdheun arbnor europian nje prej bijve te tij me te medhenj dhe me fisnik. Keshtu 610 vjet me pare lindi Gjergj Kastrioti. Lindja e tij thuhet se eshte shoqeruar me shenja te mrekullueshme qe nenkuptonte se per arbnoret do te kete shprese, shpetim dhe nje te ardhme te lavdishme.

Nderkaq Gjergj Kastrioti ishte nje nga personalitetet me te famshme ne historinë e asaj kohe, nje trim i pashoq dhe nje personalitet i talentuar e vizionar.

Ai ishte djali i katert i mbretit te arberise Gjon Kastriotit. I marre peng ne oborrin e sulltanit ai kurre nuk e harroi atdheun qe la prapa dhe familjen e tij.

Rritja e tij e ngadalshme por e sigurte ishte rritje per kthimin e shpreses dhe shpetimit te Shqiperise.

Ai nuk e hoqi kurre nga zemra dhe mendja atdheun e tij, ai bente projeket, kishte ide te medha se si te arrinte tek atdheu i tij nje dite per ta cliruar dhe udhehequr ne rrugen e etereve te tij. Dhe ajo ndodhi me rikthimin e tij te fuqishem me 1443 dhe rivendosjen e gjerave ne vendin e vete.

Ai kishte lind per ta shpetuar atdheun e tij, ai nuk i donte lajkat dhe pozitat e sulltanit qe i kishte ofruar, sepse ai e donte atdheun e tij dhe per ate kishte lindur.

Nuk do te zgjatem ne historine e jetes se tij pasiqe ajo tashme eshte shume e njohur jo vetem nder ne por ne te katert anet e botes se civilizuar.

Por nje gje dua te nenvizoj se Gjergj Kastrioti ka lindur jo rastesisht dhe i rrethuar me mrekulli, sepse lindja e tij perbente nje porosi te qarte per te gjithe e mbi te gjitha per pushtuesin turk se Shqiperia nuk eshte nje vend i askujt, por nje vend ku lindin trima dhe shpetimtare te tij.

Keshtu qe lindja e Gjergj Kastriotit me 6 maj te vitit 1405 ishte dhurata me e madhe qe Zoti i ka dhene kombin arbnor qe nga zanafilla e tij. Ai eshte krenaria dhe lideri e heroi i paperseritshem i shtetit te Arberit dhe avokati dhe ideatori i bashkimit te kombeve europiane.

Ate e kane shoqeruar gjithnje fama, trimeria, zelli, urtesia. vizionari dhe lidershipi, sepse mblodhi rreth vetes te gjithe arbnoret per ta mundur te keqen qe vinte nga pushtimi osman dhe ai se bashku me bashkatdhetaret e tij luftuan deri ne fund te jetes dhe mbrojten vlerat, kulturen, identitetin dhe tere civilizimin e perbashket te familjes europiane.



(Vota: 12 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora