E enjte, 28.03.2024, 04:17 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Hapni dosjet! (14)

E hene, 04.05.2015, 06:57 PM


PËRSEKUCIONI  DHE  PËRSEKUTORËT...

Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...

Nga Fritz RADOVANI

Pjesa XIV

1944 – 1991?HAPNI DOSJET ! KËTA ISHIN KANALET E ZEZA TË SHTETIT SHQIPTAR, QË BURONIN NGA BYROJA POLITIKE E K.Q. TË PKSH (PPSh)!

?Shqiptarët përgjithsisht kanë kalue disa nga këta përsekucione:

Përsekucioni i Familjes... Përsekucioni shtetnor i shoqnisë... Përsekucioni krahinor...

Përsekucioni fetar... Përsekucioni ideologjik... Përsekucioni kulturor personal...

Përsekucioni i trashiguem... Përsekucioni imoral... Persekucioni karrierist...

?Qellimi i këtij shkrimi nuk asht me shpjegue përsekucionin po, përsekutorët!

?ÇDO EMEN VRASËSI DUHET DIJTË NGA POPULLI SHQIPTAR !

?Përsekutorët janë terroristët vrasës, gjaksorë, masakrues, torturues, antishqiptarë, të pashpirtë, të pamoral, të pafe, të paatdhe, të pafamilje, të pafëtyrë, hipokritë, gënjeshtarë e shpifës, fanatikë, asgjesues, anonim, aventurierë, antinjerzorë, hajdutë, antiligjorë dhe kriminelë frikacakë, të lindun me etje per gjak, karrierizem dhe krime të shemtueme...

?Të gjitha këta cilësi Enver Hoxha i ka tregue me qendrimin e tij ndaj familjes Kokalari të Gjinokastres, pa kenë nevoja fare me ia hapë “Dosjen” e pafund të krimeve barbare e gjysëshekullore të tij dhe pasuesëve apo bashkpuntorëve të pandreqëshem antishqiptarë.

?Krahasimi që i bahet të masakruemëve nga Enver Hoxha, me Nelson Mandelen asht vetem një fyemje dhe asgja tjeter... Përsekucioni i Shqiptarëve asht i pakrahasueshëm! Asht i pakrahasueshëm se vetë përsekutorët tanë janë perbindsh të pashoq në Botë!

?HAPNI DOSJET: Kush janë përsekutorët tanë tiranë të Popullit Shqiptar?

?Sekretari i parë i Komitetit Qendror të PKSh (PPSh), Enver Hoxha dhe Ramiz Alia me Anëtarët e Byrosë Politike të KQ të PKSh (PPSh), dhe kandidatët e saj janë ideatorët, projektuesit, organizatorët, urdhnuesit, zbatuesit dhe aprovuesit e të gjitha krimeve.

Anëtarët e kandidatët e KQ të PKSh (PPSh). Shefat e agjitacionit e propagandës KQ.

Sekretarët e PKSh (PPSh) të institucioneve që vareshin direkt nga KQ i PKSh (PPSh).

Sekretarët e Parë të Komiteteve të PPSh së qarqeve e rretheve të Republikës, sekretarët e organizatave bazë të PKSh (PPSh), të të gjitha institucioneve shtetnore të Shqipnisë.

Sekretarët e Komiteteve të PKSh (PPSh), që kishin në varësi Degat e Mbrendshme të Rretheve, ase seksionet e mbrendshme, repartet e ndjekjes së popullit dhe të kufinit.

?Kryeministrat e RPSSh, zv. kryeministrat, ministrat e mbrendshem dhe të mbrojtjes, shefat e Shtabit të Pergjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, të gjithë shefat e kuadrit të Kryeministrisë, ministrisë së mbrendshme, të mbrojtjes, të drejtësisë, industrisë së randë dhe reparteve ushtarake të kufinit, ku kuadrohen edhe komandantët e komisarët e tyne.

?Dosjet e hartuesëve dhe aprovuesëve të ligjit per interrnimin e fëmijëve nën 18 vjeç.

Shefat e Arkivave të të gjitha institucioneve shtetnore, ushtarake, civile, kulturore etj...

?Antarët e qeverisë shqiptare që nga Berati, Permeti dhe Tirana në Nandor 1944.

?Drejtuesit e brigadave të Ndjekjes dhe të mbrojtjes popullore nder qytete e fshatra.

?Komisarët politik dhe operativët e mbrojtjes së popullit. Ekzekutorët e vendimeve.

?Kryetarët e Frontit Demokratik, mbrenda të cilit mëshefej PKSh.

?Gjykatat ushtarake dhe civile të qarqeve, rretheve dhe të Tiranës, ku perfshihet edhe gjykata speciale, të formueme nga gjykata e naltë, e cila drejtohej dhe kontrollohej nga komandanti i pergjithshem Gjen. Kol. Enver Hoxha, si dhe nenshkruesit e zbatimit të vendimeve të ekzekutimit, dhe brigadat e pushkatimit. Mjekët ligjor ndër pushkatime.

?Hetues dhe prokurorë të Ministrisë së Mbrendshme, dhe degëve të rretheve.

Operativët e degave ushtarake që merreshin me rekrutimet në sigurimin e shtetit.

?Shefat e seksionit katolik të Degës së Mbrendshme të Shkodres.

?Hetuesit e çeshtjeve ordinere, ku vriteshin njerëzit per motive politike.

?Dosjet e asistentëve të huej ndër hetuesitë tona dhe porositë e tyne të dokumentueme.

Dosjet e drejtorëve të burgjeve dhe operativëve nder qytete dhe kampe shfarosje.

Mjekët asistentë nder hetuesi, tortura dhe proceset fallco të tyne.

?Dosjet e Sekretarëve të Parë të PKSh (PPSh) dhe shefave të kuadrit të komiteteve, të cilët jepnin urdhna per pushkatime sekrete, per njerëz të dënuem me burgosje... këta gjoja i transferonin nder burgje tjera dhe gjatë udhtimit i vrisnin, me urdhen nga naltë.

?Komandantët e Reparteve Ushtarake, komisarët, operativët që kanë vra ushtarë nder sherbime ushtarake dhe i kanë fallsifikue vrasjet politike me “vetvrasje” deri në 1991.

?Këtu duhen publikue vrasësit e Rinisë nder piramidat kufitare në vitet 1989 – 1991.

?Dosjet e institucioneve arsimore e kulturore, që vareshin nga Komiteti Qendror i PKSh, e deri tek Akademia e Shkencave, Lidhja e Artistave, Teatri Popullor, Arkivi i Shtetit, Kinostudio, Radio etj. që jepnin motivacione e kerkesa per pushkatime deri në vitin 1991.

?Dosjet e instruktorëve të Komiteteve të PPSh, zyreve sekrete, sekretarëve e zv. të tyne mbas 1967, kur Degat e Mbrendshme të Rretheve vareshin nga Komitetet e PPSh.

?Dosjet e kuadrove të nalta në të gjitha institucionet, ku para diplomimit studentët kanë nenshkrue bashkpunimin dhe sherbimin e tyne me Sigurimin e Shtetit.

?Dosjet e Presidentëve të Kuvendit Popullor, sekretarëve dhe komisjoneve që aprovonin ekzekutimet e propozueme nga gjykatat ase institucionet tjera të mëshefta.

?Dosjet e të gjithë personave që kanë nenshkrue kjoftë dhe një pushkatim në Kuvendin Popullor ose institucionin ku kanë sherbye, ose ligjët e arrestimeve dhe interrnimeve.

?Dosjet e të gjithë ambasadorëve e nëpunësve të zyrave sekrete të ambasadave e OKB...

Dosjet e kryetarëve dhe operativëve të lagjeve, që informonin në degat ushtarake.

Dosjet e kryetarëve apo drejtuesëve të organizatave shoqnore, front, rini, bashkime profesionale, grue, kooperativa bujqësore, zona kufitare etj... kryesisht mbas vitit 1967.

?Dosjet e shefave të kuadrit të Komiteteve PPSh e Ekzekutiv, si dhe institucioneve të rendsishme nder rrethe e Kryeqytet, si Arkiva, muzeume dhe Institute, ku përfshihet Politeknikumi  7 nandori edhe shkolla e PPSh në Tiranë.

Shefat e kuadrit në Ministri të ndryshme dhe të sektorëve kryesor të kryeministrisë...

?Dosjet e mjekëve të pranishem në zhdukje njerzish nder manikomjo etj.

?Dosjet e studjuesëve të “Dosjeve” të Min Mbrendshme, projektues të krimit.

Dosjet e agjentave të sigurimit në Gjimnaze, shkolla të mesme, teknikume e Universitet, shkolla arti, shkolla partie, juridik, të gjuhëve të hueja, histori, mjeksi, financa, etj.

?Dosjet e të persekutuemëve politik që janë angazhue me sigurimin pa u arrestue fare.

Të dënuemit që me akuza fallco kanë ndikue në ekzekutime të personave të pafajshem...

?Emnat e të arratisunve që i kanë sherbye sigurimit të shtetit deri në vrasje të disa prej Atdhetarëve, tue veprue nder male me pabesi si rasti i Gjergj Vatës, etj...Kush i sillte këta dhe me cilat qendra agjenturore kishin lidhje, per me asgjesue rezistencën nder male.

?Sigurisht, kjo listë nuk mund të mendohet se asht e plotë, po besoj, vlenë me percaktue disa nga labirintet e krimit të organizuem në 47 vitet e diktaturës komuniste të pashoqe të PKSh ase PPSh, në Republiken Popullore Socialiste të Shqipnisë.



(Vota: 5 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora