E marte, 16.04.2024, 06:47 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Puthja e parë

E hene, 04.05.2015, 05:50 PM


Poezi  lirike

 

Nga  Përparim Hysi

 

1. Përse?

 

Përse më çon mesazh, moj mikja ime?

Se unë qeshë "fjetur" dhe më zgjove nga gjumi

Ja tek më vjen malli i një grime

Sikur ma dërgove  mbi krahë pëllumbi!

 

Tani u zgjova. Pa zë e shkundem

Dhe kthjellem krejt si qiell pa re.

Si më  tjetër jam. Mos kështu dukem?

Përse më "zgjove", moj mike? Përse?

 

Pa rend unë, tash, në tjetër kohë

Sa vite shkuan! Eh,se sa vite!

NGa regëtimat lëshoj dhe ndonjë "oh!"

Ç'më bëre? Ç'më bëre, moj shpirte?!!!

 

Të zgjosh një ndjenjë, nuk është kollaj

Se vrana në shpirt është e madhe

E kupton dhe vet që, tash, jam pa  faj

Përse më ngrite në alarme?!..

 

2. Shikimi yt

 

Shikimi yt... eh, se sa i ngrohtë!

Me sy e çmoj  si Golfstrim

Golfstrimi ngroh krejt një botë

Si të mos e ngroh shpirtin tim?!!!

 

3.Nëse...

 

Nëse sot  më dhëmb mua shpirti,

Ta dish mirë që ka një shkak,

Në ditë dimri m' u kthye prilli

Nga trilli yt krejt zemërak.

 

Se prishja erdhi fare kot

Sikur të jesh ti  mituri

Unë nuk jam Don Kishot

Dhe si Dulqinjë nuk të quaj ty.

 

Se mes meje dhe pushtetit

Ti vajte e zgjodhe të dytën

Të dënoftë vargu i Poetit!

Më nuk dua të shoh fytyrën!

 

Kur pushteti do të lërë

( E kë vallë nuk  e la një ditë?!!!)

Do kuisësh:- Çfarë kam bërë?

Mos shpreso se do të hedh sytë...

 

4.Vija e gjinjëve

 

Vijë e ngjinjëve vë kufinë

Ndan një gji nga gjiri tjetër

Sa noksan që e kam synë

Zë "kullot": ashik i vjetër!

 

"Harruar" hapur ke bluzën

Gjiret dalin si cullakë!

E mbërthej me dhëmb gjuhën

Aq sa më del dhe gjak.

 

As më dhëmb dhe as e ndjej

Por mbi gjiret syri im

Sikur ja më fton "andej"

Vij... dhe shkojmë në vidhimë...

 

5. Puthja e parë

 

Puthja e  parë? Kujt s'i kujtohet?

Eh, ta dini,sa më ngjiti!

Kalojnë vjet, kurrë nuk harrohet

M'u duk vetja zog petriti.

 

Zog petriti... vura pëndë

Mënd dhe qiellin zush me dorë?!!!

Kush po thotë që s'qeshë në Hënë?

Edhe sot zë   e marr horë!

 

Vjen kujtimi, më sëmbon

Dhe më bëhet si tani

Puthje e parë... askush s'harron

Ndaj të mbushë me nostalgji.

 

6. Era loz me flokët e mikes

Era loz me flokët e mikes

Sa e shoh, bëhem "nervoz"

Dua t'ia shpleks vet ashikes

Se durimi krejt m'u sos.

 

Dua t'ia shprish siç bën era

Dhe me gishta zë të loz

As që merrem me pandehma

Mikja më ka bërë "nervoz".

 

Se më kot s'jam inatçi

Dhe inatin kam mbi hundë

E përzë erën tani

Miken e zë  dhe e "shkund"...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora